Shampo kundër morrave për krerët e federatës së Futbollit
Ruritania News agency – Lajmet që nuk jepen në lajme
Tifozët e Tironës nuk e kanë tretur lehtë humbjen përballë Partizanit javën e kaluar në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. Pas ankesave për arbitrim të pandershëm të ndeshjes dhe akuzave kundër Federatës Shqiptare të Futbollit, aksioni i fundit i Tirona Fanatics është t’i dërgojnë dy krerëve të Federatës me anë të Posta Shqiptare, nga një shishe shampo kundër morrave secilit.
Përplasja
Mosmarrëveshjet nisën një javë më parë kur u zhvillua derbi Partizani – Tirana, për herë të parë pas shumë kohësh. Tifozët e Tiranës qenë shumë më të tepërt në numër, ndërsa policia nuk lejoi një pjesë të tyre me argumentimin se te gjysma e stadiumit e caktuar për ta nuk kishte më vende ndërsa gjysma tjetër që qe gati e gjitha bosh, nuk lejohej se qe e rezervuar për tifozët inekzistentë të Partizanit.
Pastaj ndeshja përfundoi me rezultatin 0 me 1, ndërsa Tirana u ankua publikisht për faktin se arbitri Lorenc Jemini mbajti me hatër Partizanin në shumë raste. Në Facebook, tifozët e Tiranës iu referuan ndeshjes thjeshtë si Morri – Tirana 1 me 0. Nevil Dede e komentoi ndeshjen në këtë mënyrë: Turp i Federatës. Drejtusit e Partizanit punojnë edhe në FSHF. Disa njerez në Federatë kanë zon morra”.
Federata vari turinjtë nga kjo puna e morrave më shumë se sa nga akuzat për njëanësi e konflikt interesi.
Varjes së turinjve prej tyre iu përgjigjën tifozat e Tirona Fanatics, të cilët, siç shihet në foto, bënë dhuratë dy shampo speciale kundër morrave të markës Pedacet, një për Armando Dukën dhe një për Lorenc Jeminin.