Shënime mbi një Komplot Turk

Si ndodhi që fundi i një traktati 100 vjeçar ktheu paranojën ekzistenciale në zemër të politikës së jashtme të Erdoganit

erdogan_10NICHOLAS DANFORTH, Foreign Policy

Ndërsa komentatorët amerikanë debatojnë nëse Turqia do të bashkohet me koalicionin e presidentit të SHBA-ve Barack Obama kundër Shtetit Islamik, disa turq po shohin përpara për sfida më serioze të politikës së jashtme – të tilla se çfarë do të ndodhë në vitin 2023 kur Traktati i Lozanës skadon dhe kufijtë aktualë të Turqisë moderne bëhen të dobët. Ata thonë se ka patur nene sekrete të firmosura nga diplomatët turq dhe britanikë në një hotel buzë liqeni të Zvicrës gati një shekull më parë. Sipas këtyre klauzolave sekrete, trupat britanike do të ripushtojnë kështjellat përgjatë Bosforit ndërsa patriarku i Ortodoksëve Grekë do të ringjallin Bizantin brenda mureve të Stambollit. Në anën pozitive për Turqinë, vendi do të lejohet më të fund të shfrytëzojë rezervat e veta të stërmëdha të naftës, më herët të paarritshme dhe ndoshta do të rifitojë Thrakën Perëndimore. Pra kjo është e gjitha.

Natyrisht, asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Traktati i Lozanës nuk ka klauzojë sekrete që parashikon fundin e vlefshmërisë. Por është shumë e vlefshme të konsiderojmë se çfarë zbulojnë këto teori koploti – të trafikuara përmes faqeve të internetit gjysmë të errëta për te një spektakël teleziv i dorës së dytë – për realitetet më të thella të politikës së jashtme të Turqisë, veçanërisht nën Partinë Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të presidentit Recep Tajip Erdogan.

Pasi mposhtën Perandorinë Osmane në Luftën e Parë Botërore, Britania, Franca, Italia dhe Greqia e ndanë Anadollin, duke kolonizuar territore të asaj që është sot Turqia. Gjithsesi, Mustafa Kemal Ataturk riorganizoi çfarë kishte mbetur nga ushtria Osmane dhe e shkatërroi këtë tendativë për ndarje përmes diplomacisë mendjehollë dhe shumë vitesh luftë. Për rrjedhojë, Traktati i Lozanës i vitit 1923 njohu fitoren e Ataturkut dhe krijoi kufijtë e Turqisë moderne. Lozana u bë në këtë mënyrë pjesë e mitit themelues të vendit. Për një copë herë, traktati pati edhe ditën e vet festive, Ditën e Lozanës kur fëmijët e veshtur me kostume që përfaqësonin rajonet e ndryshme të Anadollit luanin dramë në shkollat fillore.

Me Traktatin e Lozanës kaq të ngulitur në ideologjinë e shtetit Turk, nuk është surprizë që teoritë e komplotit mbi të janë të ngarkuara ideologjikisht dhe variojnë sipas përkatësisë partizane të tregtarit të kësaj teorie. Kritikët e Erdoganit kanë tendencën të përqendrohen më shumë në rreziqet me të cilat përballet Turqia kur Lozana të skadojë. Laikët me mendësi konspirative janë shqetësuar gjithmonë nga frika se Erdogan po punon me Bashkimin Europian për të krijuar një Kurdistan të pavarur ose ndoshta për të gërmuar një Bosfor të ri për të siguruar aksesin në Detin e Zi për anijet amerikane, ose po bën çdo gjë tjetër të mundshme për të shkatërruar sovranitetin që Ataturku siguroi për Turqinë. Disa nga mbështetësit e Erdoganit, përkundrazi, janë më optimistë për skadimin e Lozanës, pjesërisht nën linjën e revizionimit historik të kohëve të fundit, i cili sugjeron se Ataturku mund të kishte arritur një marrëveshje më të mirë gjatë bisedimeve në rast se nuk do të qe në aleancë me Europianët – ndoshta nuk do të ruante në tërësi Perandorinë Osmane, por së paku mund të kishte mbajtur një copë më të madhe të Thrakisë e ndoshta fushat naftëmbajtëse të Mosulit.

Ndërsa Ataturku kritikoi dikur sulltanët Osmanë se dështuan në mbrojtjen e territorit turk përballë agresionit të Perëndimit, islamistët kanë huazuar këtë akuzë për ta përdorur kundër Ataturkut.

Në realmin e politikës së brendshme të Turqisë, bisedimet mbi “skadimin e Lozanës” reflektojnë frikën e disave dhe shpresat e të tjerëve se me konsolidimin e pushtetit të Erdogan, së fundmi i zgjedhur si president, Turqia ka hyrë në rrugën e Republikës së Dytë – atë që Erdogani e quan “Turqia e Re.” Mbështetësit besojnë se ky mishërim i ri i shtetit turk do të jetë i lirë nga autoritarizmi që qe tipari kryesor i republikës së Ataturkut; kritikët shqetësohen se Turqia e Re nuk do të ketë sekularizmin e Ataturkut.

Gjithsesi, persistenca e mitit të skadimit të Lozanës tregon përmasat në të cilat Turqia e Re do t’i jetë borxhlije ideologjisë së Turqisë së vjetër. Islamistët turq me siguri kanë trashëguar nacionalizmin kospitativ që gjendet mes shumë laikëve, të plotësuar me dyshime për një pushtim Euro-Amerikan dhe një komplot Kristiano-Sionist. (A është thjeshtë një rastësi që Lozana është në Zvicër, qendra e Sionizmit Botëror?) Ndërsa një segment anësor i selularistëve spekulon se Erdogani është në mënyrë sekrete hebre që përdor islamin e moderuar për të dobësuar Turqinë me urdhër të Izraelit, shumë nga kampi i AKP tashmë imagjinon se problemet e Erdoganit shkaktohen nga komplote të ndryshme botërore që kërkojnë të bllokojnë rritjen meteorike të Turqisë.

Në realmin e politikës së jashtme, gjithsesi, këto komplote fshehin një të vërtetë më të thellë: pavarësisht dhunës së kohëve të fundit në jugun e Turqisë, kufijtë e shenjtëruar në Traktatin e Llozanës janë më të sigurta nga sa kanë qenë kurrë më parë. Dhe AKP qe qeveria e parë që e kuptoi këtë tërësisht. Megjithëse Erdogani ka përdorur shpesh paranojën nacionaliste për përfitime politike, siç bëri kur pretendoi se fuqitë e huaja qenë organizatorët e protestave popullore kundër qeverisë së tij, politika e jashtme e AKP qe e para që reflektoi një vetëdije serioze të fuqisë së sapozbuluar politike dhe ekonomike të Turqisë, pa përmendur sigurinë që shoqëron këtë fuqi.

Poshtë retorikës dhe paranojës acaruese, AKP kuptoi se Turqia më të fund ka lëvizur përtej një epoke kur politika e jasthme qe përkufizuar nga nevoja për të mbrojtur atë që qe fituar në Lozanë.

Pasi Traktati i Lozanës u firmos, synimi kryesor gjeopolitik i Turqisë qe ruajtja e integritetit të saj territorial. Në vitet 1920 dhe 1930, kërcënimi erdhi nga fuqitë Europiane si Italia Fashiste. Në përgjigje, shtetarët e Turqisë përqafuan neutralitetin e rrezikshëm, duke qëndruan në mënyrë shumë të debatueshme jashtë Luftës së Dytë Botërore nga frika se bashkimi me ndonjë palë do të krijonte bazë për një pushtim rus apo gjerman. Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik doli si kërcënimi unik më i afërt, duke e shtyrë Turqinë të braktisë neutralitetin e vet dhe të bashkohej në NATO.

Kur Lufta e Ftohtë përfundoi, një kërcënim i ri ndaj kufijve të Turqisë u shpall: lufta guerilase e nisur nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Ky kërcënim ndihmoi për ta bashkuar Turqinë dhe Izraelin me besimin e përbashkët se liberalët e rehatuar të Perëndimit nuk janë në gjendje të kuptonin se pse, në një zonë të rrezikshme, vrasja e terroristëve – qofshin ata kurdë apo palestinezë – kishte më shumë rëndësi se sa të drejtat e njeriut. Në fakt, Turqia hyri në shekullin 21 në mënyrë shumë të ngjashme me Izraelin: një fuqi rajonale me vetëperceptim të bazuar te frika dhe pasiguria që pati rrethuar themelet. Mes kritikave të ashpra për luftën në Gaza këtë verë, qe shumë dogitëse të shihje disa shkrimtarë turq që i këshillonin Izraelit të shikonte përfitimet që pati Turqia duke kapërcyer këtë vetëperceptim.

Vëzhduesit amerikanë shpesh jarrojnë se kur AKP erdhi në pushtet më 2003, pothuajse të gjithë kufijtë e Turqisë dhe jo vetëm ato të Lindjes së Mesme qenë zona të nxehta dhe të rrezikshme. Lufta me Greqinë dukej si e mundshme, pa përmendur Iranin, Sirinë, Irakun apo Armeninë. Ahmet Davutoglu – në atë kohë ministër i jashtëm dhe tani kryeministër – vendosi ta ndryshojë këtë me firmën e vet, që në mënyrë të pakujdesshme përkthehet politika “zero probleme me fqinjët”.

Ndërsa Pranvera Arabe dhe kryengritja e Sirisë shkatërroi shumë nga arritjet e Davutoglu duke krijuar një seri të re problemesh, ka qenë e lehtë të tallësh këtë politikë si naive. Por kjo tallje injoron përfitimet reale që kjo politikë i dha Turqisë, veçanërisht në kuadër të një epoke kur përqasja plot frikë e Turqisë ndaj probemeve rajonale dukej, në të vërtetë si “probleme maksimale me të gjithë fqinjët

Mes gjërave të tjera, Davutoglu ushqeu një gjuhë më të përshtatshme diplomatike për fuqinë dhe ambicien e re të Turqisë. Për shembull, në vend që t’i përgjigjej me gjuhë nacionaliste pyetjeve armiqësore mbi pretendimet e Turqisë në Detin Egje nga grekët shpesh kundërshtarë, ai i përgjigjej butë duke deaktivizuar këto bomba ballkanike dhe duke sugjeruar se pyetja e vërtetë qe: “so ta bëjmë Egjeun një det të paqes?” Turqia, sugjeroi bindshëm Davutoglu, i ka lënë pas këto mosmarrëveshje të vogla ballkanase dhe ka lëvizur në gjëra më të rëndësishme si çështja si të bësh para.

Në të vërtetë, në disa raste poshtë shtresës së ideologjisë, qeveria e Erdogan është akuzuar se ka qenë disi tepër e etur për të kapitalizuar pozicionin e ri të Turqisë si fuqi ekonomike. Ironikisht, gjatë luftës së fundit në Gaza, kritikët e Erdogan e kritikuan retorikën e tij ndaj Izraelit jo si tepër të ashpër, por si tepër të dobët.

Si sekularët ashtu edhe islamikët treguan me gëzim faktin se ndërsa Erdogan është bërë kritik i fortë i Izraelit, tregtia mes Turqisë dhe Izraelit ka vijuar të rritet fuqishëm gjatë qeverisjes së AKP, ku djali i Erdogan ka luajtur një rol kyç. Është një shenjë domethënëse e një ndryshimi të rëndësishëm në Turqi. Dikur qenë ushtarakët turq që përpiqeshin të mbanin të mira marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit pas skenave në mes për përplasjeve publike. Këtë rol tani po e kryen bashkësia e biznesit.

Ankaraja qe ngurruese të bashkohej me koalicionin Anti-Gedafi të Perëndimit më 2011 për shembull, pjesërisht për shkak se biznesmenët turq ishin duke bërë biznes të mirë në Libi me xhiro të përgjithshme prej 10 miliardë dollarësh. Kur lufta civile shpërtheu në Siri pak pasi filloi kryengritja në Libi, Erdogani dhe Davutoglu qenë të etur të gjendeshin në anën e drejtë të historisë që nga fillimi – dhe, ka gjasa, qenë disi të turpëruar që marrëdhëniet e përmirësuara me regjimin e Bashar al-Asadit qenë dikur arritja më e madhe dhe fitimprirëse e politikës “zero probleme”.

Tashmë, një Turqi më e fortë dhe më e fuqishme ka zbuluar disa nga problemet me të cilat mund të përballet një vend i fortë dhe i pasur. Amerikanët mundet t’i kuptojnë disa prej këtyre problemeve. Pranvera Arabe zbuloi se regjimet jodemokratike përbëjnë parnerë shumë të mirë biznesi deri në çastin që ato rrëzohen. Një ndjesi e ekzagjeruar vetëbesimi shtyu gjithashtu Turqinë që të ndërmerrte një rol kaq aktiv në mbështetjen e rebelëve anti-Asad në Siri pa vlerësuar siç duhet problemet. Votuesit e Turqisë tashmë po vënë në pikëpyetje rolin e vendit të tyre në këtë kasapranë, veçanërisht pasi militantët e Shtetit Islamik, në dukje jomirënjohës për patronazhin e mëparshëm të Turqisë, rrëmbyen dhe mbajtën si pengje dhjetëra nënshtetas turq që punonin në konsullatën e këtij vendi në Mosul, Irak.

Tashmë, me mundësinë që Shteti Islamik të sulmojë brenda Turqisë apo me gjasat për një konflikt të ri me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, partia e Erdogan AKP dhe politika e saj e jashtme do të gjykohet nga fakti nëse ajo mund të vijojë të përkthejë sigurinë abstrakte gjeopolitike të Turqisë – dhe kufijnë e vendosur në Lozanë nuk do të ikin asgjëkundu – në siguri dhe stabilitet personal për nënshtetasit e Turqisë. Me një fjalë, Erdogan dhe Davutoglu do të përballen me shumë sfida edhe pa patur nevojë të rinegociojnë Traktatin e Lozanës.

You may also like...