Shkërdhatokracia

Sistem qeverisjeje në Shqipëri gjatë kohës që kryeministër qe Fatos Nano. U krijua si term nga goja e artë e Dritëro Agollit si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve të Fatos Nanos se po krijonte një administratë publike dhe politike të bazuar te meritokracia. Më vonë, Fatos Nano sugjeroi se termi i Shkërdhatokracisë u krijua nga Dritëroi në përputhje të plotë me kuptimin e vetë termit pasi Fatos Nano tentoi t’i hiqte nga duart familjes së shkrimtarit të madh Pallatin e Kongreseve dhe jo për shkak të ndonjë shqetësimi për metodat e rekrutimit të punonjësve të administratës publike. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...