Si na i rritën akcizat mbi naftën dhe cigaret përgjatë viteve

Rritja e akcizës së karburanteve apo cigareve ka qenë mjeti i parapëlqyer i qeverive shqiptare për të mbushur buxhetin e shtetit në kohë vështirësish, veçanërisht në rastet kur mbledhja e taksave të tjera si TVSH-ja, del e pamundur për shkak të lidhjeve biznes-politikë të ekonomisë shqiptare.

akciza 

Shiko se sa na eshte mbrojtur shendeti gjate kohes se qeverise se Berishes. Imagjinoni se sa me shume do te na mbrohet gjate kohes se qeverise se #Rilindje.  SHPERNDAJE/SHARE Nese dhe ti e ke ndjere rritjen e cmimit te naftes dhe uljen e te ardhurave si rrjedhoje e taksave te larta. PS. Ky poster qe pergatitur nga Partia Socialiste para zgjedhjeve te 23 qershorit. Mungon e dhena e fundit: 2014! 5 mije leke, = me 25 litra nafte

Shiko se sa na eshte mbrojtur shendeti gjate kohes se qeverise se Berishes. Imagjinoni se sa me shume do te na mbrohet gjate kohes se qeverise se #Rilindje.
SHPERNDAJE/SHARE Nese dhe ti e ke ndjere rritjen e cmimit te naftes dhe uljen e te ardhurave si rrjedhoje e taksave te larta.
PS. Ky poster qe pergatitur nga Partia Socialiste para zgjedhjeve te 23 qershorit. Mungon e dhena e fundit: 2014! 5 mije leke, = me 25 litra nafte

Siç shihet nga këto dy grafikë, taksat mbi naftën, benzinën e cigaret, janë rritur vazhdimisht përgjatë viteve të fundit. Por vetë grafikët nuk mbartin të gjithë të vërtetën. Deri në vitin 2003 psh, nafta kishte akcizë sa 65 për qind të vlerës së importit. Por kur çmimi i naftës ra një periudhë kohe, rreth vitit 2003, qeveria nxitoi të ndryshojë ligjin duke e bërë, 65 për qind, por jo më pak se 27 lekë për litër. Pastaj çmimi u rrit, dhe qeveria vendosi një kufi maksimal, e bëri formulën, 65 për qind, por jo më shumë se 37 lekë. Pastaj erdhi koha kur në vitin 2009, ra kriza botërore dhe akciza duhej të ulej, por qeveria e kohës, e hoqi konceptin 65 për qind dhe e vendosi thjeshtë dhe pastër 37 lekë për litër. Pastaj pak më vonë, i shtoi naftës edhe taksën e qarkullimit, në masën 5 lekë për litër, taksë që ndryshon për nga emri, por nuk është gjë tjetër veçse akcizë. Në total nga të dy taksat mblidhet 42 lekë për litër. Pikërisht këtë taksën e dytë qeveria aktuale ka vendosur ta rrisë me 10 lekë për litër, duke e çuar akcizën plus taksën e qarkullimit në plot 52 lekë për litër.

Taksimi i benzinës ka ecur pak a shumë në të njëjtin shteg. Më 2003 mbi benzinën rëndonte akciza 33 lekë për litër, gjë që e bënte këtë lëndë më të shtrenjtë se sa nafta. Pastaj u bë 35 lekë më 2006 dhe 37 lekë më 2009. Më 2010 iu shtua taksa e qarkullimit në masën 5 lekë, taksë që do të shkojë në 15 lekë më 2014. Të dyja taksat, akciza dhe taksa mbi qarkullimin, i shtohen vlerës së naftës së importuar apo prodhuar në vend dhe mbi totalin, aplikohet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 20 për qind. Kjo do të thotë se përveç 37 lekëve për litër akcizë, paguhet edhe 7.4 lekë TVSH mbi akcizën. E njëjta gjë aplikohet edhe për taksën tjetër, atë të qarkullimit. Në janar 2014 do të paguhet për çdo litër naftë apo benzinë 37 lekë akcizë, 15 lekë taksë qarkullimi dhe 10.4 lekë TVSH mbi taksat e tjera plus TVSH mbi vlerën e vetë produktit, duke e bërë që për çdo litër naftë të paguhet afërsisht 80 lekë taksa.

Të dhënat për naftën dhe benziën nga viti 2010 përfshijnë përveç akcizës, edhe taksën e qarkullimit

Të dhënat për naftën dhe benziën nga viti 2010 përfshijnë përveç akcizës, edhe taksën e qarkullimit

Argumenti i qeverive për rritjen e çmimit ka qenë i njëjtë, në fakt nuk ka ndryshuar fare. Taksat rriten për të na mbrojtur shëndetin. Rrjedhimisht, me shëndet rritjen e re.

 

You may also like...