Si të dallojmë një lajm nga një gënjeshtër

Disa detaje të vogla brenda një lajmi mund t’ju ndihmojnë të dalloni nëse ai është përgatitur nga një gazetar për informimin tuaj apo nga një propagandues për keqinformimin tuaj.

Gjergj Erebara, BIRN, Tiranë

Në gazetari thuhet se lajm është ajo që dikush nuk dëshiron të botohet. Çdo gjë tjetër është reklamë.

Ose, në një gazetë të shekullit të 19, thuhej: Ka dy lloje njerëzish në botë – ata që kanë bërë diçka dhe duan që të mos i dalë emri në gazetë dhe ata që nuk kanë bërë asgjë të vlefshme dhe dua që t’i dalë emri në gazetë.

Pastaj kemi shprehjen e zakonshme: lajm i mirë, është lajm i keq. Supozoj se kjo e fundit është një lloj shprehjeje e nxjerrë nga propaganda komuniste për të treguar dekadencën e shtypit të lirë.

Gjithsesi, sido që ta shohësh, aktualisht media shqiptare është e bombarduar me materjale të prodhuara më së shumti nga zyrat e shtypit. Janë nga ato lloj materjalesh të cilat, bien në kategorinë e njerëzve që nuk kanë bërë asgjë të vlefshme por duan me çdo kusht të dalin në media. Lexo më shumë:

You may also like...