Si u bë Jemeni vija e frontit në luftën e madhe të Lindjes së Mesme

Jemeni ka qenë shpesh një fushëbetejë, viktimë e përplasjeve ideologjike apo të pushtetit, nga konflikti mes revolucionarëve republikanë egjiptianë dhe monarkëve sauditë te Lufta e Ftohtë dhe deri te konflikti aktual.

Rebelët shia me armë në duar gjatë një manifestimi kundër sulmeve ajrore në Sanaa më 26 mars 2015. REUTERS/Khaled Abdullah

Rebelët shia me armë në duar gjatë një manifestimi kundër sulmeve ajrore në Sanaa më 26 mars 2015. REUTERS/Khaled Abdullah

Mohamad Bazzi, Reuters

Në orët e para të mëngjesit më 26 mars 2015, Arabia Saudite hyri sërish në luftë kundër rebelëve Huthi në Jemen. Me këtë veprim, udhëheqësit sauditë hapën kapitullin e rradhës në një histori të gjatë përzjerjeje dhe ndikimi mbi fqinjin e tyre jugor.

Që kur u themelua Arabia Saudite në vitet 1930, udhëheqësit e saj janë përpjekur të mbajnë një regjim miqësor në pushtet në Jemen dhe për të parandaluar Jemenin të kthehet në kërcënim për interesat e sauditëve. Kjo shpesh bëri që Sauditët të përzjehen në politikën e brendshme të Jemenit, duke kontrolluar lëvizjet populiste, duke përdorur emigrantët e Jemenit si mekanizëm presioni, duke blerë udhëheqësit fisnorë dhe me raste, duke ndërhyrë ushtarakisht.

Këtë herë, pazari është më i lartë si për Arabinë Saudite ashtu edhe për Jemenin. Udhëheqësit sauditë thonë se kanë nisur sukmet ajrore dhe kanë bllokuar brigjet e Jemenit si pjesë e një koalicioni me nëntë vende, me synimin për të ndaluar Huthis dhe aleatët e tyre në ushtrinë e Jemenit, të cilët kanë marrë nën kontroll shumicën e vendit gjatë muajve të fundit. Sauditët dhe aleatët e tyre të Gjirit Persik duan të rikthejnë në pushtet presidentin Abd-Rabbu Mansour Hadi.

Konflikti në Jemen është kompleks me një seri aleancash të ndryshojnë. Hadi dhe mbështetësit e tij, të cilët janë më së shumti muslimanë suni, mbështeten nga Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit. Hutit, të cilët i përkasin një sekti të islamit shia të quajtur Zajdi, janë aleatë me Iranin, rivalin rajonal të Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera suni. Ndërsa sauditët nxitojnë të emërtojnë huthit si forca të fshehta të Iranit, është e paqartë se sa shumë mbështetje ata marrin realisht nga Teherani.

Huthis janë në aleancë me ish presidentin Ali Abdullah Saleh, një diktator që ka qeverisur gjatë dhe që u rrëzua nga pushteti pas Pranverës Arabe më 2011. Dikur një aleat i sauditëve, Saleh u zëvendësua nga Hadi më 2012 përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Riadi. Por Saleh vijon të ketë mbështetje nga segmente të fuqishme të forcave të sigurisë së Jemenit dhe këto janë trupat që ndihmuan Huthis të pushtojnë kryeqytetin Sanaa dhe të lëvizin në jug kundër bazës së Hadit në Aden.

Me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake të sauditëve, Jemeni tashmë është zhutur në një luftë të tërthortë rajonale mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Kjo seri betejash në Irak, Siri, Liban, Jemen dhe Bahrein ka qenë tipari përcaktuar i Lindjes së Mesme që kur Shtetet e Bashkuara pushtuan Irakun më 2003. Përgjatë dekadës së fundit, qendrat tradicionale të pushtetit në botën arabe – Egjipti, Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit – qenë gjithnjë e më nervoze mbi rritjen e ndikimit të Iranit: ambiciet bërthamore të këtij vendi, ndikimi që kishte mbi qeverinë e Irakut, mbështetja që jep për grupimet militante Hezbollah dhe Hamas dhe aleancën që ka me Sirinë.

 

Kjo luftë e ndërmjetme po tërheq edhe më shumë aktorë rajonalë. Për shembull, interesat e sigurisë së Egjiptit nuk preken direkte nga Jemeni, ndryshe nga ato të vendeve të tjera të Gjirit apo të Arabisë Saudite. Por sundimtarët ushtarakë të Egjiptit tashmë janë shumë të varur nga financimet e sauditëve dhe vendeve të tjera të Gjirit. Pak orë pas fillimit të bombardimeve të udhëhequra nga sauditët, presidenti Abdel Fattah el-Sisi tha në një deklaratë që marina dhe forcat ajrore të Egjiptit do të marrin pjesë shpejt në luftime dhe se ai do të dërgojë trupa tokësore në Jemen “nëse është e rëndësishme.”

Si Irani ashtu edhe Arabia Saudite e shohin rivalitetin e tyre si një konflikt që mund të ketë vetëm në fitues: nëse Hezbollahu fiton avantazh në Liban, atëherë sunitë e Libanit – dhe patronët e tyre sauditë – humbasin terren ndaj Iranit. Nëse një qeveri e udhëhequr nga shiat konsolidon kontrollin e Irakut, atëherë Irani do të ketë një fitore tjetër. Kështu Shtëpia e Sauditëve nxiton të mbështesë aleatët e vet në Jemen, Bahrein, Siri dhe gjithkund tjetër ku ka frikë nga ndikimi i Iranit.

 

****

Gjeografia e Jemenit dhe rrjeti i aleancave fisnore, rajonale dhe sektare e bëjnë të vështirë dhe të kushtueshme pushtimin e huaj. Si Arabia Saudite ashtu edhe Egjipti kanë vuajtur humbje të mëdha në aventurat ushtarake të së shkuarës atje.

Për shekuj, Jemeni qe një provincë autonome e Perandorisë Osmane. Me kolapsin e perandorisë në fund të Luftës së Parë Botërore, Jemeni siguroi pavarësinë e vet si monarki më 1918 dhe sundimtari i parë i vendit qe Imami Jahja, kreu i sektit Zajdi. (Zajdit kanë qenë gjithmonë një minoritet në Jemen. Sot ato përbëjnë rreth një të tretën e popullsisë prej 24 milionë banorësh të vendit.) Në vitet 1920 dhe 1930, Jahja zgjeroi sundimin e vet mbi tokat fisnore në veri të Jemenit, i cili në atë kohë banohej më së shumti nga sunitët.

Por Jahja, i cili e mbajti Jemenin të izoluar dhe praktikisht pa aleatë të jashtëm, u përball me presione nga Arabia Saudite përgjatë të gjithë sundimit të tij. Më 1934, dy vjet pasi Ibn Saud themeloi Mbretërinë e Arabisë Saudite, ai bëri një luftë të shkurtër kundër fqinjit të vet jugor. Sauditët pushtuan provincat e Asir dhe Najran, të cilat Jahja dhe Zajdit e tjetë i konsideronin si “Jemeni historik.” Kjo hodhi themelet për mosmarrëveshje territoriale përgjatë brigjeve të Detit të Zi dhe konflikte mbi demarkimin e kufijve, të cilat vijuan deri në vitet 2000.

Jahja dhe Zajdit patën gjithashtu fërkime në jug me Britanikët, të cilët kishin krijuar një koloni në qytetin port të Adenit dhe zonat përreth që nga vitet 1830. Pasi Jahja vdiq më 1948, djali dhe pasardhësi i tij, Imami Ahmad, i dha fund izolimit të mbretërisë. Ai vendosi marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën, me shpresë se do të siguronte ndihma ushtarake dhe për zhvillim. Kjo shkaktoi tensione të reja me Shtëpinë e Saudëve, të cilët kishin frikë për ndikimin komunist në kufirin e vet të jugut.

Në vitet 1950 dhe 1960, bota arabe po përpiqej të hiqte qafe zinxhirët e sundimit kolonial dhe të monarkive të trashëgueshme. Një grup oficerësh ushtarakë të Egjiptit, të udhëhequr nga karizmatiku Gamal Abdel Nasser, përmbysi mbretin Farouk të mbështetur nga britanikët më 1952 dhe gudulisi shpresat për unitet mes arabëve. Nasseri përdori joshjen e tij populiste, ushtrinë e fuqishme dhe fjalimet nxitëse (të transmetuara në radion me tranzistor e sapo shpikur në atë kohë, përmes një programi popullor të njohur si Zëri i Arabëve), për të ndikuar ngjarjet në vendet e tjera arabe, përfshirë Jemenin. Por lëvizjet arabe për çlirim përfunduan në zhgënjim të madh – politikë tradhëtuese, ekzil dhe kasaphanë.

Kur Ahmad i Jemenit vdiq në shtator 1962, djali dhe trashëgimtari i rij, Imami Badr, u rrëzua brenda pak javësh nga një grusht shteti i oficerëve të ushtrisë. Të frymëzuar nga Nasseri i Egjiptit, oficerët deklaruan Jemenin Republikë Arabe. Familja mbretërore i rezistoi grushtit të shtetit dhe kërkoi mbështetjen e shtëpisë së saudëve, të cilët nuk deshën një regjim të suksesshëm republikan të udhëhequr nga ushtarakët në kufijtë e vet.

Revolucioni i Jemenit u transformua shpejt në luftë civile dhe Jemeni u  bë fushëbeteja e një lufte mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite – e cila u pa nga shumë si përpjekja për të ardhmen e botës arabe, mes të ashtuquajturve “progresistë” republikanë dhe monarkive “konservatore”. Nasser vendosi të ndihmojë regjimin e ri republikan dhe përmbyti Jemenin me ushtarë Egjiptianë. Në fund të vitit 1963, pati 300 mijë ushtarë egjiptianë në Jemen. Në vitin 1965, ky numër u rrit në gati 70 mijë trupa, gjysma e të gjithë ushtrisë së Egjiptit.

Ushtria e Egjiptit u detyrua të luftojë me guerilas që gjendeshin në shtëpinë e tyre. Përgjatë pesë viteve të luftës, më shumë se 10 mijë trupa egjiptiane u vranë dhe egjiptianët nuk ia dolën të avancojnë më shumë se sa kryeqytetit Sanaa. I verbuar nga etja e tij për të promovuar revolucionin në botën Arabe, Jemeni u bë Vietnami i Naserit.

Në të njëjtën kohë, Sauditët po financonin opozitën monarkiste, duke i dhënë armë dhe duke punësuar mercenarë të huaj. Por Sauditët nuk bënë të njëjtin gabim si Naseri dhe nuk dërguan mijëra trupa në luftime. Naseri në fund t tërhiq nga Jemeni pas mposhtjes poshtëruese të arabëve në luftën e vitit 1967 me Izraelin.

Kur lufta civile përfundoi, Jemeni i veriut mbeti republikë. Sauditët nuk qenë në gjendje të rikthenin monarkinë, por Egjipti pësoi një disfatë të tillë sa nuk qe në gjendje të ndikonte më politikën e Jemenit. Rreth kësaj kohe, në provincat e jugut që qenë kolonizuar nga britanikët, një shtet marksist u krijua vonë më 1967 me Adenin si kryeqytet. Jemeni i Jugut – zyrtarisht i njohur si Republika Popullore Demokratike e Jemenit – u bë shpejt një shtet satelit sovjetik.

Në maj 1990, pas rënies së bllokut sovjetik, Jemeni i Jugut u bashkua me jemenin e Veriut, (i cili qe sunduar nga Ali Abdullah Saleh që nga viti 1978) për të krijuar një shtet të vetëm, Republikën e Jemenit. Në këtë pikë, jemeni i Veriut qe shumë i varur nga ndihmat e sauditëve – të cilat synonin të balanconin ndihmat sovjetike për Jemenin e Jugut – dhe nga remitancat nga qindramijëra jemenitë që punonin në Arabi Saudite.

Saleh u bë president i shteti ttë ri të bashkuar dhe ai shpejt u përball me një test të rëndë që do të tensiononte marrëdhëniet me sauditët. Diktatori i Irakut Sadam Husein pushoi Kuvajtin në gusht 1990, duke shtyrë Shtetet e Bashkuara të dërgonin qindramijëra trupa për të mbrojtur Arabinë Saudite. Saleh qe në aleancë me Husein, i cili kishte mbështetjen e shumicës së vendeve arabe dhe fuqive perëndimore gjatë luftës së tij tetëvjeçare kundër Iranit.

Saleh ngurroi të radhitet në anën e sauditëve dhe të ndërpriste të gjitha marrëdhëniet me Irakun, i cili qe një partner i rëndësishëm tregtar dhe furnizues me naftë për Jemenin. Në kohën e krizës së Kuvajtit, Jemeni kishte edhe rradhën në rotacion për postin e Lidhjes Arabe në Këshillin e Sigurisë së OKB-së. Pasi Jemeni votoi kundër rezolutës së Këshillit të Sigurisë që autorizonte përdorimin e forcës kundër Irakut, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite ndërprenë të gjitha ndihmat. Sauditët përzunë gjithashtu gati 750 mijë njerëz – punonjës nga Jemeni dhe familjet e tyre, disa prej të cilëve kishin jetuar këtu prej dekadash. Përzënia ndërpreu remitancat dhe shkatërroi ekonominë e Jemenit.

Përzënia dhe pasojat e saj japin një leksion të vlefshëm për udhëheqësit sauditë të cilët sot po bëjnë luftë kundër Huthis, me shpresë se do t’i kthejnë jemenitët kundër tyre. Më 1991, sauditët shpresuan që populli do të mallkonte qeverinë e Saleh për shkaktimin e përzënies së emigrantëve dhe kolapsin ekonomik që pasoi. Por në vend të kësaj, Jemenitët mbështetën udhëheqësin e tyre, urryen sauditët dhe shprehën admirim të hapur për Huseinin.

Më 1994, udhëheqësi te Jemenit të jugut u përpoqën të ndahen pas shumë vitesh lodhjeje me veriun. Një luftë shpërtheu mes veriut dhe jugut por forcat e Saleh mposhtën rebelët e jugut brenda pak javëve. Sauditët, ende të zemëruar me Salehun për votën e tij kundër në OKB, mbështetën rebelët e jugut me armë dhe financime. Por edhe një herë sauditët mbështetën anën e gabuar dhe qeveria e Sanaas rivendosi unitetin me forcë.

Marrëdhëniet e Saleh me sauditët mbetën të tensionuara deri në sulmet terroriste të shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Në këtë pikë, Saleh e vendosi veten si një aleat të sauditëve dhe Uashingtonit në luftë kundër al Kaedës. Nga viti 2004 deri vonë më 2009, qeveria e Saleh kreu një seri me gjashtë luftëra kundër rebelëve Huthi me bazë në provincat e veriut të Jemenit pranë kufirit me Arabinë Saudite. Sauditët mbështetën Saleh përgjatë këtyre luftërave dhe ushtria e këtij vendi u tërhoq drejtpërsëdrejti në së paku tri konflikte më 2009. Forcat saudite pësuan 200 humbje përgjatë shumë muajve të luftimeve.

Sot, Arabia Saudite ka ndërhyrë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në Jemen se sa në të shkuarën. Por nëse sheh historinë, atëheë kupton se sauditët ngurrojnë të dërgojnë trupa tokësore për të luftuar Huthis në tokën e Jemenit. Por konfliktet e fundit – në Irak, Siri dhe Libi – tregojnë se fuqia ajrore e vetme nuk mjafton për të arritur një fitore vendimtare. Dhe sa më gjatë të vijojë konflikti, aq më shumë gjasa do të ketë që Huthis të fitojnë mbështetje të gjerë popullore si mbrojtës të pavarësisë së Jemenit kundër një agresori fqinj.

You may also like...