Stanjacion
Një periudhë e zgjatur gjatë së cilës rritja ekonomike është e paktë ose zero. Rritja ekonomike konsiderohet e paktë në varësi të situatës në të cilin gjendet një vend i caktuar. Zakonisht, rritja ekonomike prej 2-3 për qind për një periudhë disavjeçare në një vend si Shqipëria, konsiderohet stanjacion. Rritja zero ose pranë zeros në ekonomitë e zhvilluara konsiderohet gjithashtu stanjacion. Periudhat e stanjacionit shoqërohen zakonisht edhe me papunësi të lartë dhe me punësim të detyruar me kohë të pjesshme dhe me pagë të ulët për një pjesë të popullsisë. Fjalorthi Ekonomik