Subvencionim ose saktë-saktë, mashtrim, IMEI dhe kompanitë celulare

670px-Buy-a-Cell-Phone-Step-5Bullet1Ditar i punës së përditshme dhe të mërzitshme të çdo gazetari

Lexo pjesën e parë: IMEI, fshatari i përgjuar duke bërë seks dhe taksa

Përveç tregut dhe taksës, kompanitë celulare paskan edhe një shqetësim tjetër nga kriminelët që shesin celularë të ripërtëritur dhe të importuar ilegalisht nga tregtarët me çanta. Sipas tyre, ekzistenca e tregut informal, nuk i lejon të shesin celularë me subvencion. Kjo do të thotë se oligopolistët nuk mund të mashtrojnë konsumatorët duke u shitur aparatë celularë me çmim nën kosto dhe shërbime komunikimi me çmim shumë herë mbi kosto. Subvencionime të tilla nëpër botë konsiderohen shumë shpesh mashtrim. Autoritetet bëjnë ligje për t’i ndaluar, ose për t’i detyruar tregtarët të jenë transparentë me konsumatorët.

Ndodh shpesh psh që një supermarket shet me humbje dy-tri produkte bazë me synimin për të mashtruar konsumatorin sa për ta futur në dyqan, ku natyrisht, njeriu do të blejë edhe mallrat e tjerë me çmime më të larta. Të njejtën gjë dëshirojnë të bëjnë edhe oligopolistët e celularëve. Por për momentin, kanë problem se shqiptarët marrin celularë vetë jashtë vendit. Imagjino psh; para pak ditësh qëllova në Bruksel, atje gjeta një celular Samsung mini, i cili kushtonte 230 euro, nja 40 euro më lirë se sa te dyqanet e oligopolistëve të Tiranës. Nëse e blija me kët ligjin e ri, do të paguaja TVSH-në e Belgjikës, por do të detyrohesha të paguaja edhe TVSH-në e Shqipërisë në çastin që do t’i regjistroja IMEI-n. Ky pra është evazioni fiskal.

Falë shqetësimit të çunave të kompjuterëve, të njohur në internet si zero1 dhe Open Labs, mbi potencialin e përdorimit të IMEI-t për përgjime, na dolën edhe plot lajme të tjera. Morëm vesh që qeveria i ka ngopur shqiptarëve 500 lekë taksë për kokë, për një total prej 10 milionë dollarësh, kuptuam se regjistri qëndror i IMEI-t dhe bllokimi apo vështirësimi i importimit të celularëve për konsum personal apo për tregti çantash në Shqipëri është kërkuar nga kompanitë celulare me arsyetimin se “cënon konkurrencën e ndershme”. Dhe këtë punën e “konkurrencës së ndershme” ta thonë… kompanitë celulare.

Ndryshe nga çunat e IT-së që kanë shqetësim përgjimet, një shoku im që ka një dyqan ku shet e riparon celularë si dhe shet kapakë që përdoren më së shumti nga vajzat trendy që duan t’i duket celulari gjithmonë i ri, ka një shqetësim tjetër: sipas tij, ky oligopoli që po përpiqen të vendosin disa kompani celulare në shitjen e aparatëve celularë, do t’ia zhdukë biznesin e shitjes së celularëve duke i lënë në dorë vetëm shitjen e kapakëve e me raste, riparimin e celularëve të shitur nga këto kompanitë e ndershme.

You may also like...