TAKONI ‘PRESIDENTIN LEXHENDAR’ TË PARTISË SË PAARSYESHME POLITIKE KOSOVËS

Igor Pakovic, Vice.com

Visar Arifaj është një dizajner grafik 26 vjeç nga Kosova me mustaqet e Richard Pryor dhe talent për satirë politike. Ai është gjithashtu udhëheqës dhe i vetëshpallur “President Lexhendar” i partisë politike satirike Partia e Fortë e cila ia doli të marrë më shumë pëlqime në Facebook se çdo parti e ligjshme politike në Ballkan.

Visari duke folur me median para zgjedhjeve

Visari duke folur me median para zgjedhjeve

E themeluar pas një bisede pijanukësh mes miqve, partia mori me shpejtësi mbështetje në internet, deri në atë pikë sa Arifaj dhe anëtarët e tij ia dolën të marrin një vend në këshillin komunal të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Në thelb, modus operandi i tyre është që të jenë edhe më absurd se sa çdo parti tjetër politike në Ballkan. Kjo është  një detyrë goxha e vështirë, sa Arifaj dhe skuadra e tij duhet të shkojnë shumë në masa ekstreme – përzgjedhja e tyre e premtimeve elektorale përfshinte deklarimin se do të legalizohet korrupsioni, do të nxirren të jashtëligjshme sëmundjet e rënda, do të ndërtohen universitete në çdo lagje dhe do rë riemërohet kulla e vjetër e sahatit të Prishtinës Rita Ora, eksporti më i famshëm i Kosovës.

Visari në fushatë

Visari në fushatë

Jo vetëm që njerëzit votuan për ta pasi dëgjuan planet qesharake, por disa kundërshtarë nuk e kuptuan fare humorin dhe i morën propozimet e tyre seriozisht. Kur, për shembull, Arifat premtoi se do të krijojë me magji 12 mijë vende të reja pune në një vend me 55 për qind papunësi mes të rinjve, një kandidat nga një parti politike u përpoq t’ia kalojë atij duke pretenduar se do të krijojë 20 mijë.

Mendova se ia vlen një bisedë e shkurtër me “Presidentin Lexhendar” mbi partinë e tij.

VICE: Përshëndetje Visar. Lexova se objektivi juaj final është të bëheni president i Kosovës.

Visar Arifaj: Natyrisht që jo – diçka e tillë nuk është shumë ambicioze. Të qenit në pushtet në një vend nuk është kurrë mjaftueshëm – dikush duhet të mendojë gjithmonë të shkojë përtej kufijve, ose ndoshta tërësisht global. Pasi themi këtë, ne si parti duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur zgjedhim se çfarë qëndrimi zyrtar duhet të mbajmë. Aktualisht, partia ka vendosur që  është më mirë që ne të kemi thjeshtë një vend në këshillin komunal.

Kjo është ndoshta e kuptueshme. Tashmë që zgjedhjet kanë përfunduar, si do t’ia bëjnë anëtarët e partisë tuaj t’i mbajnë njerëzit e lumtur?

Ne do të sigurohemi që do të lihemi rehat në punët tona politike dhe do t’i mbajmë qytetarët të lumtur duke i ndarë ata nga politika sa më shumë të jetë e mundur. Vetëm pak dalje publike në ato që duket sikur janë çështje të rëndësishme herë pas here do të jenë të mjaftueshme për gjashtë muajt e ardhshëm.

Partia e Fortë fryu muskujt e Shqiponjës së Kosovës

Partia e Fortë fryu muskujt e Shqiponjës së Kosovës

Goxha mirë. Muajin e kaluar, nacionalistët serbë shkatërruan zgjedhjet vendore në Kosovën e veriut sepse ata ndjejnë se Serbia ka hequr dorë nga Kosova në këmbim të anëtarësimit të ardhshëm në Bashhkimin Europian. Çfarë mendon ti për ata djem?

Nuk ia kam idenë se për çfarë indicentesh po flet. Kosova e Veriut është shembulli më i mirë i demokracisë që ne kemi zhvilluar me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ndarjet etnike janë çelësi i bashkëpunimit, sepse nuk mund të ketë bashkëpunim në unitet. Kjo është e logjikshme, ti nuk mund të bashkëpunosh me vetveten. Jam i sigurtë se ky i joni është modeli më i mirë për demokracinë, i cili duhet të shërbejë si shembull edhe për kombet e tjera Europiane.

Në rregull. Ju mendoni se njerëzit në Ballkan në mënyrë të sinqertë urrejnë njëri-tjetrin? Apo ky është një thjeshtëzim Perëndimor?

Njerëzit në përgjithësi në mënyrë të natyrshme dhe historikisht urrejnë njëri-tjetrin. Ajo që mund të përbëjë dallimin kryesor mes Perëndimit dhe Ballkanit, me përjashtim të vendndodhjes gjeografike, është se Perëndimi bën një punë më të mirë për të dërguar jashtë vendit pasojat e urrejtjes drejt vendeve që kanë më shumë nevojë për të, ndërsa njerëzit në Ballkan kanë qenë duke vuajtur me urrejtjen e brendshme prej dekadash. Tashmë që ne pothuajse e kemi mbaruar ndarjen në shtete më mirëfunksionale kombëtare, jemi gati që të integrohemi në BE, ku mund të bashkëpunojmë më mirë si entitete të ndara.

Niveli i apatisë ndaj politikës është i stërmadh në të gjitha republikat që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë. Partia juaj është e para në rajon që kap këtë pakënaqësi dhe e përdor në një mënyrë të ndryshme. Mendon se është e mundur të krijohet një parti politike e përbashkët në rajon?

Njerëzit më në fund po shijojnë luksin e të mos paturit nevojë të mendojnë për politikën. Është një temë shumë e mërzitshme dhe në përgjithësi e shqetësuar për probleme të vogla teknike që nuk i prekin jetët e njerëzve. Justin Bieber dhe Miley Cyrus, nga ana tjetër e meritojnë vëmendjen e plotë të botës.

Ju thatë se tallja me klasën politike i jep njerëzve shpresë se ndryshimi është në fakt i mundshëm. A mendoni se, përtej talljes, ka me të vërtetë angazhim civil në politikë tani?

Politikanët në përgjithësi urrehen nga njerëzit. Është një sakrificë që ne e bëjmë për të mbetur në pushtet. Ia vlen, gjithsesi, për shkak se në një mënyrë tallja me politikanët zbulon të vërtetën. Ajo ia heq atyre autoritetin dhe i kthen në qenie njerëzore normale. Sapo ndodh kjo, njerëzit mund të përfitojnë ndjesinë e madhe se në fakt ata munden t’i marrin punët në duart e veta.

Visar Arifaj

Visar Arifaj

Ne e dimë se ndryshimi është i keq për njerëzit pasi nënkupton që ata të dalin nga plogështia e rehatisë. Kjo është arsyeja se pse ne bëjmë sa mundemi për të mbajtur komedi në televizione. Politika dhe komedia janë një përzjerje e rrezikshme, sepse jo vetëm mund te na rrezikojnë ne në pushtet, por mund të shkatërrojnë të gjithë funksionimin e një vendi.

Sa e vështirë është të mbash njerëzit pjesëmarrës në procesin politik?

Gjëja më e rëndësishme është për t’i mbajtur njerëzit të besojnë se votimi është rruga e vetme demokratike për të sjellë ndryshimin. Dhe ne ia kemi dalë të bëjmë një punë shumë të mirë për këtë përgjatë dy shekujve të fundit – nuk ka rëndësi se si mjetet për të marrë pjesë kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Është shumë e rëndësishme për çdokënd të dijë se – megjithëse ne kemi zbuluar telefonin, televizionin dhe, natyrisht, internetin – mënyra më e mirë për të qenë pjesë e vendimmarrjes ende mbetet lënia e një shenje në një copë letër çdo katër apo pesë vjet. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të mbajtur këtë ide, por në një farë mënyre, ne po ia dalim.

Partia juaj u bë popullore falë, pjesërisht, medias sociale. Çfarë mendoni për internetin?

Interneti mund të jetë një mjet goxha i rrezikshëm nëse i ofrohet masave në mënyrë të pakontrollueshme. Megjithëse është e vërtetë se ne kemi patur një pjesë të madhe të popullaritetit përmes medias shoqërore, ne sigurohemi që komunikimi i menjëhershëm dhe pjesëmarrja përmes internetit nuk duhet të shihen si shhumë serioze – veçanërisht në krahasim me shënimin në një copë letër. Interneti është shumë i mirë për këlyshë të ëmbël – gjerat e tjera janë për budallenjtë.

Ti jeton vetëm një herë!

Përveç internetit, a mund të më thuash disa probleme të tjera që janë të rëndësishme për kosovarët, të cilët përbëjnë demokracinë më të re në Europë?

Mirë, përveç shëndetësisë e pastrimit e arsimimit, vaditjes, rrugëve e ujit apo rendit publik e banjove publike, çfarë mund të kërkohet më shumë? Falë politikave të vizave të kombeve të civilizuara, të rinjtë e Kosovës nuk keqpërdorojnë kohën duke udhëtuar e duke përjetuar vende të ndryshme. Ne na pëlqen t’i nxisim ata të zënë rrënjë, të martohen dhe të kenë fëmijë sa më parë të jetë e mundur. Ata nuk duhet të bëhen kuriozë për pjesën tjetër të botës. Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Turqia si vende pa viza janë të mjaftueshme për të gjitha nevojat për udhëtime që mundtë kenë ata. Kjo është gjithashtu një mënyrë shumë efektive për të filtruar qytetarët e paligjshëm, sepse ata nuk i rezistojnë dot tundimit të vajtjes në vende të tjera ilegalisht.

E fundit, gjatë fushatës tuaj politike ju shpesh u tallët me mëkonjësen politike të Prishtinës, SHBA-të. Sa ndikim ka SHBA në Kosovë dhe si e praktikojnë ata zakonisht këtë ndikim?

SHBA-të nuk ndërhyjnë kurrë në asnjë proces politik në Kosovë. Është thjeshtë për shkak të respektit që ne kërkojmë angazhimin e tyre në shumicën e çështjeve. Ne i besuam gjithashtu ndërtimin e autostradës sonë Bechtel Corporation nga SHBA, nga e cila ne mësuam kaq shumë për të drejtat e punës. Punëtorët e autostradës paguhen plot 1.35 euro për orë, shijojnë një pushim për drekë në turnin e tyre 12 orësh dhe marrin një ditë të plotë pushim çdo muaj! Punonjësit e plagosur çlirohen nga kontrata e tyre pra nuk kanë më nevojë të punojnë. Është një shembull i madh për të gjitha bizneset vendëse që duan të shohin se si arrihet suksesi.

Amerika, gjithmonë atje për ne!

Faleminderit, Visar.

Igor në Twitter: @IgorPakman

Marrë nga Vice.com

You may also like...