Të abstenosh kur nuk gjen zgjedhje!

Arsyet e dështimit të opozitës por edhe të sjelljes së mazhorancës meritojnë dy shkrime të tjera, prandaj nuk do të shpenzoj më rreshta për këtë mesele. Por, dua të fokusohem tek një e dhënë mjaft intersant për zgjedhjet; numri i ulët i votuesve.

Megjithëse u luajt shumë me këtë të dhënë, ajo që personalisht shoh tek kjo mospjesmarrje është dhe përgjigja e mirë që këto zgjedhje duhet të kishin marrë dy vite më parë. Pra, mendoj që kjo mosbegenisje për votime, ka ndodhur për disa arsye që mund të kishin ndodhur këtu e dy vjet të shkuara.

Xhabyni

Ka një javë që ka përfunduar procesi zgjedhor dhe disa ditë që ka përfunduar ai i numërimit të votave. Palët, janë ndarë nga një betejë ku fitues ishin mazhoranca ndërkohë që opozita vazhdon të mbetet e humbur. Megjithë tendencat e kësaj të fundit për të justifikuar atë pak besim përpara atyre votuesve fanatikë të saj, ajo i ngjason një ekipi futbolli që ndonëse arbitri nuk mund t’i ketë dhënë hakun, ajo sërishmi nuk e meritonte fitoren.

Ndërkohë që mazhoranca, megjithëse e mbledhur në pamje të parë, ka në vete disa ndarje që po bëhen dita ditës më të dukshme. Kjo, i ka kthyer sytë e vëzhgimit por edhe të analizës nga ana e mazhorancës më shumë se sa nga ajo e opozitës. Duke sjellë një tjetër fatkeqësi për demokracinë tonë, sepse tendenca më e re e pushtetit në vendin tonë është që LSI të luajë rolin edhe të gruas por edhe të dashnores, pra edhe të mazhorancës por edhe të opozitës.

Arsyet e dështimit të opozitës por edhe të sjelljes së mazhorancës meritojnë dy shkrime të tjera, prandaj nuk do të shpenzoj më rreshta për këtë mesele. Por, dua të fokusohem tek një e dhënë mjaft intersant për zgjedhjet; numri i ulët i votuesve.

Megjithëse u luajt shumë me këtë të dhënë, ajo që personalisht shoh tek kjo mospjesmarrje është dhe përgjigja e mirë që këto zgjedhje duhet të kishin marrë dy vite më parë. Pra, mendoj që kjo mosbegenisje për votime, ka ndodhur për disa arsye që mund të kishin ndodhur këtu e dy vjet të shkuara.

Arsyeja e parë është mazhoranca e inkriminuar. Megjithëse kryeministri i vendit, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, është një nga miqtë më të afërt të medias në vendin tonë, pushteti real i kësaj qeverie duket sikur shtrihet gjithnjë e më shumë në duart e Metës. Tani, Ilir Meta është figura për të cilën i madh, i vogël, socialist apo a partiak, demokratë të mërzitur dolën në protestë më 21 janar. Sot, ai është në krye të parlamentit dhe ndan një pushtet të madh me qeverinë e Ramës, ka rreth 20 deputetë në parlamentin e vendit dhe aktualisht është një forcë politike në rritje. Pikërisht, Meta, është personi i cili inkriminon më së shumti mazhorancën. Pa lënë më tej Arben Frrokun, njeriun kyç të fushatës së socialistit Gjoni në Pukë, apo kriminelë të tjerë si Doshi dhe Bushi.

Të gjithë këto, Edi Rama, i ka mbrojtur jo vetëm duke i dalë në krahë në fushatë por edhe duke u prononcuar e madje edhe duke i kërcënuar mediat që bëjnë publike fakte (sidomos për rastet e kandidatëve). Po atëherë përse ky numër votuesish nuk shkuan të votojnë për opozitën?!

Përgjigja e kësaj pyetje është e thjeshtë: Nuk e votuan opozitën sepse ato nuk kanë besim tek opozita dhe tek drejtuesit e saj. Përgjatë këtyre dy viteve, kryetari i opozitës u kujtua të sulmonte Ilir Metën vetëm në Janar të këtij viti, e kjo jo sepse ai pati këllqe politike por sepse Tom Doshi e akuzoi Metën si person që ka dashur ta vrasë. Pra, nuk ishte Basha që ngriti një sulm ndaj Metës por ishte Basha që morri një kauzë të Doshit për të folur për Metën. Ironike është se persona pa ndonjë pushtet karrigeje në parti, kanë folur kundër Metës më shumë dhe më herët se sa lideri i opozitës, ndërkohë që ky i fundit thjesht ka heshtur. Heshtje që i ka kushtuar më shumë se sa dembelizmi i tij në krye të bashkisë.

Pra, shqiptarët kishin përballë një opozitë pa frymëzim dhe të drejtuar keqazi dhe një mazhorancë agresive, autokrate deri në diktat të drejtuar nga një kriminel dhe një arrivist. Padyshim që zgjodhën të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos votojnë, të bindur në maksimum që zgjedhja e tyre nuk do t’i shërbejë jo vetëm vetes por as dreqit.

You may also like...