Të dashuruarit pas ushqimit mund të gjejnë një Guidë mbi 10 restorantet më të mira të kulinarisë në Tiranë
Qyteti historik i Tiranës ndoshta nuk është vendi më i frekuentuar në Evropë, por ka një pasuri të madhe që daton që prej Perandorisë Osmane e rrethuar prej maleve dhe kodrave; e pikërisht nga Mali Dajtit ke pamjen më të bukur të qytetit. Që prej restoranteve luksoze me panoramë e deri tek vendet e vogla që njihen prej një grup njerëzish, kryeqyteti i Shqipërisë ofron një varietet të shkëlqyer të kulinarisë. Cilido që është i dhënë pas ushqimit mund të gjejë këtu dhjetë restorantet dhe kafeteritë më të veçanta të Tiranës.
Gourmet
Cilësi e lartë dhe ushqim i shijshëm, Gourmet është përfaqësimi i një eksperince kulinarike të veçantë në Tiranë. Duke i ofruar miqve të tyre mundësinë e akomodimit si brenda dhe jashtë, duke mos harruar edhe një oxhakun për netët e dimrit, Gourmet është një nga restorantet më të njohura lokale. Me një guzhinë të hapur dhe një menu të bazuar në cilësinë e emrit që mban restoranti. Ajo është vendi perfekt për të shijuar gatime të sofistikuara si përshembull djathi i dhisë i pjekur në gizë me proshutë Serrano Italiane dhe reçel mangoje, taliateli me asparagus jeshil, salmon dhe salcë vodka, jogurt me krem limoni jeshil apo dhe fruta të freskëta me shurup menteje.
Gourmet, Jul Varibova, Tirana, Albania, +355 0184 427 8881
Sky Club
Sky Club është padyshim vendi më i mirë për të shkuar për ato persona që dëshirojnë të kenë pamjen më të mirë panoramike të Tiranës dhe kodrave, malit dhe gjithçka që e rrethon Tiranën. E vendosur në qendër të qytetit, në katin më të lartë (tani për tani) në Tiranë, Sky Club, është restoranti më skenik dhe më popullor në kryeqytetin e Shqipërisë dhe fituesi i Çertifikatës së Ekselencës nga Trip Advisor për vitin 2013. Përpos pamjes së mrekullueshme të qytetit, ai ofron një varietet specialitetesh në menunë e tij, me gatime e receta tradicionale dhe lokale e me çmime të arsyeshme.
Sky Club, Sky Toëer, Ibrahim Rugova, Tirana, Albania, +355 4241 5995
Oda
Oda është një rreze drite që të lidh me kulinarinë e periudhës Osmane dhe influencës së saj në guzhinën Shqiptare, duke i ftuar miqtë e vizitorët e saj që të zbulojnë mbase restorantin më të mirë tradicional në Tiranë. E vogël, por e paharrueshme, Oda është e vendosur në një shtëpi të vogël Tiranase, me tavolina të ulëta (sofra) që e bëjnë darkimin të ngjashëm me periudhën osmane, një eksperiencë për të mos u harruar. Menuja është e mbushur me receta tipike shqiptare, por përfshin gjithashtu edhe gatime vegjetariane me receta ku përfshihet iman bajalldia. Djathi i furrës me spec e kështu me radhë. Një darkë tek Oda nuk do të ishte e tillë pa një gllënkë raki shtëpie, pija kombëtare e shqiptarëve.
Oda, Luigj Gurakuqi, Tirana, Albania, +355 4224 9541
Vila 100
Me një kopësht ekzotik të mbushur me pemë limoni dhe rrënjë bananesh– e rrallë për kryeqytetin Shqiptar – edhe disa minuta lart Parkut Rinia, Vila 100 është një vend i shkëlqyer për tu relaksuar, për të dëgjuar muzikë të mirë dhe për të shijuar atmosferën intime. Gjendja e një lumturie nuk është e vështirë për tu arrirë duke patur parasysh menunë dhe ambjentin e këndshëm. Bazuar në një bashkim mes influencave të ndryshme, Vila 100 na mundëson receta dhe gatime që janë sa shtëpiake, bio, e gjithashtu pasta apo gatime të ndryshme.
Vila 100, Rr. Myslym Shyri, Tirana, Albania, +355 0 682074576
Piazza Piano Bar
Piazza Piano Bar nuk është një nga restorantet më të mira në Tiranë, por është një ndër restorantet e para të hapura në kryeqytetin Shqiptar. Është e vendosur në qendër, disa hapa larg Muzeut Kombëtar, e nuk ka se si të mos ndalosh një herë për të shijuar gatimet e peshkut, që janë specialiteti i shtëpisë. Gjithashtu, Piazza Piano Bar ofron gatime të mira me çmime të arsyeshme, duke konkuruar edhe përmes verërave me çmime të arsyeshme.
Piazza Piano Bar, Ded Gjo Luli, Tirana, Albania, +35567 206 9425
E7E
Një kafe, librari, piceri, art galeri dhe shtëpi botuese…të gjitha në një, , E7E është një nga vendet më artistike, një vend me hapësirë të gjelbër në Tiranë që duhet vizituar detyrimisht sidomos për ato vizitorë që dëshirojnë të shohin diçka jokonvencionale në Shqipëri. E7E mikpret evenimente të ndryshme që nga shfaqja e filmave, muzikës live dhe takimeve letrare e mundësisë për të lexuar. Është një vend i mrekullueshëm për të takuar persona të moshave të ndryshme edhe turistë të tjerë që janë në kërkim të vendeve të tjera pak të ekspsoloruara. Piku i E7E është kopshti i vogël dhe sharmant që ndodhet në zemër të saj, një vend perfekt për tu shplodhur gjatë verës.
E7E, Jul Variboba 2, Tirana, Albania, +355 4227 1288
The Black Sheep
The Black Sheep është një vend underground më së shumti dhe nga të paktat pub-e me stil autentik në Tiranë. I famshëm për shumëllojshmërinë e madhe të përzgjedhjes së birrave, por gjithashtu i bukur edhe prej kopshtit të madh që ndodhet pas tij, që e shndron në një vend atraktiv. Duke konsideruar skarcitetin e madh të restoranteve në Shqipëri, Black Sheep është jë vend i përshtatshëm për të ngrënë pica, dëgjuar muzikë të mirë apo thjesht për të shijuar një vend të rehatshëm për verën. E vetmja vështirësi mund të haset në përzgjedhjen e mbi 100 llojeve të ndryshme birre që janë lokale dhe ndërkombëtare që Black Sheep ka në menunë e tij.
The Black Sheep, Papa GJon Palii 2, Tirana, Albania, +355 67207 2101
Daily Bar
Një vend trendy dhe hipi i frekuentuar nga studentët dhe të rinjtë më së shumti Daily Bar ka vendndodhjen në qendër të Tiranës dhe është një nga prurjet e reja të qytetut. Arkitektura e tij e pasur dhe e sofistikuar me kokteile ekzotike – përfshi këtu edhe kokteilet joshëse bio – sikundër dhe muzika live dhe performanca e artistëve ndërkombëtarë. Akoma më tej, e bën lokalin më besnik ndaj emrin të tij, Daily Bar mundëson gjithashtu edhe Happy Hour gjatë mbrëmjeve.
Daily Bar, Ibrahim Rugova, Tirana, Albania, +355 67 277 1548
Padam
Pjesë e Padam Boutique Hostel, ky restorant ofron klas të lartë edhe një eksperiencë të një ambienti elegant, me gatime gourmet dhe të rafinuara. Me dekorime të thjeshta e plot stil, Padam është padyshim një nga restorantet më luksoze dhe klasikë të Tiranës. Një pjesë e mirë e famës së tij shtrihet në krijimet e shefit të guzhinës që hera herës e rishikon menunë, duke e bazuar atë me ingredient të freskët. Padam kompleton menunë e tij me një numër të madh varietesh të pijeve dhe kokteileve në një verandë të madhe e të gjelbër.
Padam, Papa Gjon Pali II, Tirana, Albania, +355 4450 4913
The Tea Room
Siç edhe emri na e tregon, Tea Room është një vend që i është dedikuar njohësve dhe admiruesve të çajit. Megjithëse kafeteria dhe çajtorja ka një menu të pasur me një shumëllojshmëri verërash, përfshi këtu edhe verën e ngrohtë që shërbehet me gështenja në dimër apo verëra të ndryshme italiane. Akoma më tej, Tea Room ka çmime të arsyeshme për një shërbim cilësor dhe të sjellshëm duke përfshirë dhe muzikën live gjatë mbrëmjeve.
The Tea Room, Bulevardi Gjergj Fishta pallatet e Lanes, in front of Cinema Agimi, Tirana, Albania, +355 68 404 7027