Të përqeshësh është liri shprehjeje

Si funksionon FashizmiDesiree Fairooz është një ish-librare dhe aktiviste e cila ishte e pranishme në dëgjesën e konfirmimit të Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions. Sessions është një ish-senator i Alabamës, emërimi i të cilit në stolin federal është refuzuar nga Senati i SHBA më 1986 për shkak të akuzave për ekstremizëm të të djathtës ekstreme, në veçanti racizëm (si senator, Sessiobs bëri emër për vete duke ushqyer panik mbi imigrimin).

Kur senatori Richard Shelby i Alabamës deklaroi se Sessions kishte një “të shkuar të mirëdokumentuar për trajtimin e Amerikanëve në mënyrë të barabartë para ligjit,” Fairooz qeshi me të madhe. Ajo u arrestua menjëherë dhe u akuzua për sjellje të çrregullt dhe trazuese.

Departamenti i Drejtësisë, drejtuar nga Sessions, ngriti kundër saj akuzë. Pasi një gjykatës rrëzoi akuzat në verën e vitit 2017 me argumentin se e qeshura është e drejtë shprebjeje, Departamenti i Drejtësisë i Sessions vendosi në shtator 2017 të vijojë akuzat kundër saj; vetëm në nëntor të atij viti Departamenti i Drejtësisë braktisi përpjekjen për ta çuar Fairooz në gjyq për përqeshje.

 

Burimi: How Fascism Works: The Politics of Us and Them, Jason Stanley

You may also like...