Tendenca e çuditshme e banjove të dyfishta në Shqipëri

Shumë kanë parë fotografitë e banjove të dyfishta në Soçi të Rusisë gjatë Lojërave Olimpike dhe qeshën.

Por në Shqipëri që prej shumë vitesh dhe veçanërisht në zonat rurale të Shqipërisë, ka një tendencë në rritje të tualeteve të dyfishta.

1499395_476829672444125_1651143979_o

Këto…

Ky tualet i çuditshëm i përket një restoranti anës rrugës në fshatin Mëzez, 10 kilometra larg Tiranës dhe nuk është rasti i vetëm.

Megjithëse mund të duket i çuditshëm, për këtë ka  një shpjegim më shumë se sa për banjot e Soçit. Ky është vendi ku Perëndimit takon Lindjen dhe kjo Përplasje Qytetërimesh prej çdo aspekt të jetës njerëzore, përfshirë edhe mënyrën se si njerëzit dalin jashtë.

Banjoja e stilit “perëndimor” quhet Allafrenga (në stilin francez) ndërsa ajo tjetra, e ulëta, quhet allaturka (në stilin turk).

Përgjatë viteve ka patur debat mes vendorëve se cila është mënyra më e mirë për të dhjerë. Disa mendojnë se procesi stili turk është më i shëndetshëm. Të tjerë mendojnë se ky lloj tualeti përfaqëson prapambetje dhe parapëlqejnë ‘stilin francez’.

Kryebashkiaku i Tiranës një herë deklaroi se kishte në plan të rikonstruktonte kopështet publike për shkak se qenë në gjendje të keqe. “Edhe banjot janë allaturka”, tha ai duke sugjeruar parapëlqimin e tij për procesin.

Kështu, për restorantet e fshatit dikujt duket se i lindi ideja të lërë klientin të zgjedhë dhe instaloi të dyja banjot. Tashmë kjo është bërë tendencë. Ka shumë banjo nëpër vend që ofrojnë një zgjedhje të tillë mes Lindjes dhe Perëndimit. Ndoshta kjo do të thotë se të ashtuquajturat Përplasje Qytetërimesh janë lehtësisht të shmangshme.

You may also like...