Testi grek i Europës

Është e vërtetë që Greqia (apo më saktë qeveria e qendrës së majtë që sundoi vendin nga viti 2004 deri më 2009) vullnetarisht mori borxhe të stërmëdha. Është gjithashtu e vërtetë, gjithsesi, që bankat në Gjermani dhe gjithkund tjetër vullnetarisht i dhanë Greqisë këto para. Ne normalisht duhet të mendojmë që të dyja palët e atij transaksioni të gabuar të paguajnë një pjesë të kostos…

Paul Krugman, NYT

8c069105Në pesë vitet (!) që kanë kaluar që kur filloi kriza e euros, të menduarit qartë ka qenë dukshëm një mall i rrallë. Por kjo paqartësi tashmë duhet të marrë fund. Ngjarjet e fundit në Greqi përbëjnë një sfidë themelore për Europën: A mundet ajo të kalojë mitet dhe moralizimet dhe të merret me realitetin në një mënyrë që respekton vlerat themelore të Kontinentit? Nëse jo, i gjithë projekti Europian – përpjekja për të ndërtuar paqe dhe demokraci përmes mirëqënies së përbashkët – do të vuaj një goditje të tmerrshme dhe ndoshta shkatërrimtare.

E para, në lidhje me këto mite: shumë njerëz duket se besojnë se kreditë që Athina ka marrë që kur shpërtheu kriza kanë subvencionuar shpenzimet e Greqisë.

E vërteta, gjithsesi, është se pjesa më e madhe e parave që i janë dhënë kredi Greqisë janë përdorur thjeshtë për të paguar interesa dhe principale të borxheve. Në fakt, përgjatë dy viteve të fundit, më shumë se të gjitha paratë që kanë shkuar në Greqi janë ricikluar në këtë mënyrë: qeveria e Greqisë po mbledh më shumë të ardhura nga sa shpenzon për gjëra të tjera përveç interesit, duke i dhënë fondet ekstra kreditorëve të vet.

Ose, që t’i thjeshtëzojmë gjërat pak me tepri, ju thuhet të mendonin politikën europiane që përfshin një shpëtim nga falimenti, jo të Greqisë, por të bankave të vendeve kreditore, ku qeveria e Greqisë thjeshtë po vepron si ndërmjetës – dhe ku publiku i Greqisë, i cili ka parë një rënie katastrofike të standardeve të jetesës, të cilit i është kërkuar të bëjë sakrifica të mëtejshme në mënyrë që edhe ky publik të mund të kontribuojë fonde për këtë shpëtim nga falimenti.

Një mënyrë për të menduar mbi kërkesat e qeverisë së sapozgjedhur të Greqisë është se ajo kërkon një reduktim në përmasat e këtij kontributi. Askush nuk po thotë se Greqia duhet të shpenzojë më shumë nga sa fiton; e gjitha ajo që mund të diskutohet së shpejti është që Greqia të shpenzojë më pak për interesa dhe më shumë për gjëra të tilla si kujdes shëndetësor apo ndihma për të varfrit. Dhe duke vepruar në këtë mënyrë, Greqia do të mund të reduktojë ndjeshëm normën e papunësisë prej 25 përqindësh.

Por a është e vërtetë që Greqia ka për detyrim të paguajë borxhet që vetë qeveria e saj zgjodhi të marrë? Kjo është pika kur fillon moralizimi.

Është e vërtetë që Greqia (apo më saktë qeveria e qendrës së majtë që sundoi vendin nga viti 2004 deri më 2009) vullnetarisht mori borxhe të stërmëdha. Është gjithashtu e vërtetë, gjithsesi, që bankat në Gjermani dhe gjithkund tjetër vullnetarisht i dhanë Greqisë këto para. Ne normalisht duhet të mendojmë që të dyja palët e atij transaksioni të gabuar të paguajnë një pjesë të kostos. Por kreditorët privatë janë përgjithësisht shpëtuar nga falimenti (pavarësisht një “qethjeje” të pretendimeve të tyre më 2012. Ndërkohë, Greqisë i kërkohet të vijojë të paguajë.

Tashmë, e vërteta është që askush nuk beson se Greqia mund të paguajë të gjitha borxhet. Kështu që pse të mos pranohet ky realitet dhe të reduktohen agesat në një nivel që i jep fund vuajtjeve pa fund? A ka një synim për ta bërë Greqinë një shembull për kredimarrësit e tjerë? Nëse po, a është kjo në përputhje me vlerat që supozohet se kanë një bashkim vendesh demokratike dhe sovrane?

Çështja e vlerave bëhet edhe më e ashpër në rast se merret parasysh se pse kreditorët e Greqisë kanë ende pushtet. Nëse është thjeshtë çështje financash qeveritare, Greqia thjeshtë mund të deklarojë falimentimin; asaj do t’i ndërpriten kreditë e reja, por njëkohësisht do të ndalojë të paguajë kreditë ekzistuese ndërsa të ardhurat e qeverisë mundet të përmirësohen.

Problemi për Greqinë, gjithsesi, është dobësia e bankave të saj, të cilat aktualisht (si të gjitha bankat nëpër zonën euro) kanë akses te kreditë nga Banka Qëndrore Europiane. Ndërprerja e këtyre kredive ka gjasa mund të shkatërrojë sistemin bankar në Greqi si pasojë e panikut bankar. Për sa kohë qëndron në euro, atëherë Greqia ka nevojë për vullnetin e mirë të bankës qëndrore, e cila, në këmbim, varet nga sjellja e Gjermanisë apo vendeve të tjera kreditore.

Por mendoni se si interpretohet kjo në negociatat për borxhin. A është e gatshme Gjermania që në praktikë t’i thotë demokracive Europiane, “Paguani ose ne do të shkatërrojmë sistemin tuaj bankar?”

Dhe mendoni se çfarë ndodh nëse qeveria e re e Greqisë – e cila qe, në fund të fundit, zgjedhur me premtimin për t’i dhënë fund programit të kursimit – refuzon të dorëzohet? Në këtë rrugë, tepër lehtë, gjendet dalja me detyrim e Greqisë nga euro, me potencialin për pasoja ekonomike dhe politike shkatërrimtare për Europën në tërësi.

Në mënyrë të arsyeshme, zgjidhja e kësaj situate nuk është e vështirë. MEgjithëse askush nuk e din, Greqia aktualisht ka bërë progres të madh në rifitimin e konkurrueshmërisë; pagat dhe kostot kanë rënë në mënyrë dramatike, kështu që, në këtë pikë, masat e kursimit janë e vetmja gjë që e mban ekonominë të bllokuar. Kështu që ajo që nevojitet është e thjeshtë: Lëre Greqinë të mbajë surpluse më të vogla por gjithsesi pozitive, gjë që mund të lehtësojë vuajtjet e Greqisë dhe të lejojë qeverinë e re të vendit të pretendojë sukses, duke shfryrë forcat anti-demokratike që janë ende duke pritur krahëve. Ndërkohë, vjen kostoja për taksapaguesit e vendeve kreditore – të cilët vështirë se do të marrin vlerën e plotë të borxheve të tyre – dhe kjo kosto mund të jetë minimale.

Por që të bësh gjënë e drejtë duhet që, gjithsesi, vendet e tjera Europiane, gjermanët në veçanti, të braktisin mitet vetëushqyese dhe të ndalojnë të zëvendësojnë analizën me moralizime.

Çfarë mund të bëjnë ata? Së shpejti ne do ta shohim.

 

You may also like...