Thashethemet e fundit mbi gjyqin e 21 janarit

Disa fakte e thashetheme na janë shfaqur mbi treshen e gjyqtarëve që shpallën të pafajshëm gardistët e akuzuar për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar 2011.
Fakti i parë është që Besnik Hoxha, Ardjana Beraj dhe Arjana Gumbardhi (Cacaj) janë vetëm tre nga disa qindra gjykatës, në shumicë dërrmuese aspak të ndryshëm nga këto. Por këto të tre ranë në syrin e opinionit publik.
Thashethemi i parë plus një fakt: Ardiana Beraj, ish-gjykatëse në Krujë, nuk është dekretuar nga ish-presidenti Moisiu në vitin 2004, pasi qe miratuar fillimisht nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me arsyen e thjeshtë sepse kishte informacione për korrupsion. Transferimi i saj në Tiranë u bë me dekret të ish-presidentit Bamir Topi, i cili mbi vendimin e saj për 21 janarin theksoi se problemi qe sistemi, jo njerëzit.
Disa burime nga drejtësia thonë se Beraj ka marrë një kredi për të paguar ryshfetin e transferimit të saj në Tiranë, për shkak se sido që mund të jetë e korruptuar, në gjykatën e Krujës nuk ka shumë çfarë mund të vjedhësh.
Besnik Hoxha, nga ana e tij rezulton një njeri që ka pasion Toni Montanën, aq sa e ka arreduar shtëpinë që ka në Tiranë sipas pamjeve të filmit të famshëm Scarface.
Arjana Caco, një gjykatëse me kurs gjashtëmujor, e ka aq të madh malin me ankesa në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, sa është peng e të shkuarës së vet. Më shumë se fajtore, ajo është një viktimë e ryshfeteve të vogla që ka marrë dhe vendimeve që, siç kuptohet, janë të pajustifikueshme pjesërisht nga dëshira për ryshfet dhe pjesërisht nga paaftësia që ka krijuar arsimimi i saj gjashtëmujor në plepa të Durrësit.
Caco është keqpërdorur në shumë raste nga politika në të shkuarën dhe e ka konvertuar veten në një lolo me të cilën politika mund të bëjë çfarë të dojë.

You may also like...