Thesi i miellit
Përdoret për të karakterizuar metodën e një fushate elektorale të bazuar më së shumti te shpërndarja e ushqimeve bazë si miell, oriz, vaj vegjetal e makarona, te popullata e varfër në këmbim të votave. Është përdorur gjerësisht në vitet 2001, 2005, 2009 dhe 2013 nga shumë kandidatë biznesmenë nga e majta dhe nga e djathta.
Përdorimi i thesit të miellit si mjet për të siguruar vota ka krijuar një terminologji mbështetëse shpjeguese të situatave politike si dhe shprehje të urta popullore të llojit: “më mirë një thes mielli sot, se sa një rrugë mot,” “thesi i miellit hahet, premtimet nuk hahen”, “më mirë miell se sa krunde”, “ha një thes miell sot dhe e vjell për katër vjet”, etj,. Për shkak të përdorimit të shkallë të gjerë të thesit të miellit nga kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, te zona e Porcelanit në Tiranë i vunë nofkën Shpëthim Petulla.
Thesi i miellit ka krijuar gjithashtu shprehje të urta popullore moralizuese të llojit: “mos e shit të ardhmen për një thes miell”, “kush të jep një thes miell sot, do të të marrë dy nesër”, “miellin që po ta japin – ta kanë vjedhur po ty”, etj. etj. Pas zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiakun e Dibrës në vitin 2016, Lulzim Basha e çoi një shkallë më tutje të bërit teori mbi thesin e miellit kur krijoi edhe një si tip indeksi të miellit: Sa më shumë miell të pranojnë votuesit, aq më pak besim kanë te politika dhe anasjelltas.
Thesi i miellit u zëvendësua në raste të caktuara me para të thata në dorë ose, kur nuk kishte garë, si në rastin e zgjedhjeve vendore 2015, u zëvendësua me një mut. Fjalorthi Politik Shqiptar