Thomas Piketty për Euro Zonën: ‘Ne, kemi krijuar një Mostër’ (Pjesa II)

Në një intervistë me SPIEGEL, ekonomisti i mirënjohur Francez, Thomas Pikkety, flet mbi fitoren e Alexis Tsipras’ në Greqi, paaftësine e Evropës për të rregulluar problemet financiare dhe se liderët e BE-së mund të mësojnë nga SHBA.

Intervistë nga Julia Amalia Heyer dhe Christoph Pauly

Pjesa I

SPIEGEL: Çfarë propozoni?

Piketty: Ne duhet të investojmë më shumë para në trajnimin e të rinjve tanë dhe gjithashtu në inovacion dhe kërkim. Ky duhet të jetë objektivi ynë kryesor me një iniciativë për të promovuara të rinjtë evropianë. Nuk është normale që 90% e universiteteve më të mira në botë janë në SHBA dhe se mendjet tona më të ndritura ikin përtej oqeanit. Amerikanët investojnë 3% të GDP-së së tyre në universitetet e tyre ndërkohë që ne investojmë 1%. Ja cila është arsyeja që Amerika po rritet më shpejt se sa Evropa.

SPIEGEL: SHBA ka një politikë fiskale më uniforme. Çfarë përfundimesh mund të arrihen prej kësaj?

Piketty: Ne na duhet një bashkim fiskal dhe një harmonizim i buxheteve. Ne na duhet një fond i ripagimit të borxhit që të jetë i përbashkët për euro zonën, si ai i propozuar nga Këshilli i Ekspertëve Gjermanë të Ekonomisë, nëse mund të sjell një shembull. Secili vend do të jetë përgjegjës për ripagimin e pjesës së tij në borxhin e përbashkët, kështu gjermanët nuk kanë pse paguajnë borxhin e italianëve e kështu me radhë. Por kjo do të sillte një normë interesi të përbashkët për eurobondit, që do të përdoren për të rifinancuar borxhin.

SPIEGEL: Por, kjo do të rrezikonte të sillte një koalicion të një borxhi më të madh. Fundja, kush do të përcaktonte se sa borxh është i lejuar?

Piketty: Ne na duhet një komunizim i borxhit, por kjo duhet të legjitimohet në mënyrë demokratiko. Unë propozoj një parlament Europian për zonën euro që do të përbëhej nga anëtar të parlamenteve kombëtare. Çdo vend do të përfaqësohej në këtë parlament në raport me numrin e popullsisë. Me pak fjalë, Gjermani, me 80 milionë banorë, do të kishte numrin më të madh të anëtarëve. Këto politikanë do të kenë mundsinë për të votuar në këtë parlament nëse do të kemi apo jo një deficit të lartë apo jo në euro zonë.

SPIEGEL: E kështu, ligjvënësit gjermanë, me pakënaqësinë që kanë ndaj deficitit të madh, do të kundërshtohen nga kolegët e tyre që duan më shumë shpenzime dhe më shumë borxh.

Piketty: Unë mendoj, se ky parlament do të kishte mundësinë të shpëtonte më shumë gjatë këtyre viteve, e do të shpenzonte më shumë në rritjen ekonomike dhe luftën ndaj papunësisë. Do të qe mirë për të gjithë ne. Gjermanët nuk duhet të kenë frikë nga demokracia. Nëse kemi një monedhë të përbashkët, ne duhet ta pranojmë në një farë mënyre se duhet ta shpenzojmë këtë monedhë bashkarisht.

SPIEGEL: Si mund të na siguroni se një vend si Greqia nuk do të kthehet të jetojë përtej mundësive të saj?

Piketty: Greqia do të jetë subjekt i një displine fiskale më të madhe. Sasia e borxhit do të rregullohej nga një parlament Evropian në të cilin anëtarët grek do të kenë një rol nënrenditës. Në një periudhë afatgjatë, ne na duhet një bashkim fiskal në Evropë që duhet të legjitimohet në mënyrë demokratike.

SPIEGEL: A mendoni se Franca mund ta marrë një inisiativë të tillë? Vendi duket se është e fokusuar tek vetja e saj këto kohë.

Piketty:  Kjo është mëse e drejtë! Unë besoj se shumë prej ideve që mund të shtyhen drejt Gjermanisë. Unë personalisht nuk kam besim tek mënyra e mendimit në kategoritë nacionale. Elitat tona, pa pasur parasysh dijet e tyre politike, janë të paafta për të menduar në terma të vërtetë Evropian, ndërsa kjo nuk është kështu në Gjermani.

SPIEGEL: Kjo duket si një lëvdatë për kancelaren gjermane, Anxhela Merkel.

Piketty: E vërteta është se Franca nu ka luajtur ndonjë rol thelbësor që nga fillimi I krizës. Ne kemi frikë – nga tregjet dhe demokracia. Por frika nuk të çon gjëkundi. Franca ka internalizuar një rol dominant të Gjermanisë në një mënyrë të tillë sa që nuk e ndjen veten të aftë për të bërë ndonjë gjë.

SPIEGEL: Pse presidenti François Hollande  është kaq i dobët?

Piketty: Ne kemi përherë të njëjtët tipe njerëzish në krye, e kjo nuk i bën mirë vendit. Nuk kemi një rigjallërim këndej. Hollande ende është i traumatizuar nga referendum mbi kushtetutën Evropiane në 2005. Ai luftoi fortë që ta fitonte atë por Franca e refuzoi. Do të qe mirë për ne dhe Evropën nëse ai do të hiqte dorë prej saj.

SPIEGEL: Drafti i marrëveshjes, do të kishte zhvendosur disa nga përgjegjësitë nga anëtarët e vendeve evropiane drejt Brukselit, por kjo u refuzua ng vota e Francezëve dhe Hollandezëve. Si duhet trajtuar Hollanda tani?

Piketty: Unë mendoj se duhet të reformojmë vendin tonë në një masë më të madhe se sa qeveritë aktuale janë duke e kryer. Është e rëndësishme që ne të thjeshtëzojmë sistemin tonë social të sigurimit që është I komplikuar. Por çfarë po ndodh në realitet?! Me çdo ligj të ri, qeveria përpiqet që ta komplikojë gjithnjë e më shumë.

SPIEGEL: Për çfarë e keni fjalën ekzaktësisht?

Piketty: Menjëherë pasi u fut në zyrë, qeveria e re vendosi disa masa të rënda të adaptuara nga qeveria e shkuar për të ulur kostot e jo pagës të punëtorëve, vetëm për të rifutur atë në një emër të ri pas një viti e gjysmë. Kjo është çmenduri. Kostot e punëtorëve janë dyfish më të mëdha në Francë se san ë Gjermani. Por në vend që të adresojmë çështje të rëndësishme, Hollande vendos një taksë mbi pasurinë në masën 75% që është tërësisht inefektive – kjo është arsyeja se përse ajo po braktiset. Gjithçka po çbëhet tani përmes politikave fasadë.

SPIEGEL: Si mundet Hollande dhe Merkel të inspirojnë votuesit e tyre për të mbajtur ende Evropën?

Piketty: Duhet t’u shpjegojnë atyre, fjala vjen, se edhe Gjermani me Francën nuk mund të manaxhojnë me efiçencë taksën multinacionale të kompanive, sepse kompanitë po i drejtohen parajsave fiskale, duke luajtur shtetesh. Sot e kësaj dite, shumë koorporata të mëdha nga SHBA dhe Evropa paguajnë më pak taksa se sa kompanitë Evropiane. Një taksë e përbashkët koorporatash për zonën Euro, që do të përcaktohej nga një parlament i ri i zonës Euro, do të ndihmonte dhe do të qe një ndihmë për votuesit gjithashtu.

SPIEGEL: Në këtë pikë, votuesit nuk duket se janë shumë të gëzuar për t’i dhënë më shumë pushtet Brukselit. Në të kundërt, euro skeptikët dhe partitë e tilla po bëhen popullor gjithandej.

Piketty: Pak rëndësi keni çfaë mendoni për Syrizën dhe fitoren e saj, do të shërbejë si një terapi shock-u për ato në pushtet. Befas, ato kanë kuptuar se kanë bërë një punë, e se duhet ndryshuar qendrim. Por një parti e majtë si Syriza ose në Spanjë, Podemos nuk janë aq të rrezikshme sa ato të ekstremit të djathtë. Fronti Nacional, këtu në Francë, është shumë më popullor se kurrë në këto momente. Ja se përse është kaq i rrezikshëm për partitë e establishmentit për t’i hedhur benzinë zjarrit të tyre nacionalist. Qortimi i vazhdueshëm ndaj grekëve dhe portugezëve më duket i padrejtë.

SPIEGEL: Z. Piketty, ju falenderojmë për këtë intervistë.GREECE-ECONOMY-POLITICS-EU

You may also like...