Thumb, Thumbon

– Shprehje propagandistike, me gjasë me origjinë nga zyrat e Rilindjes por që shpërndahet në mënyrë misterioze nëpër media të ndryshme serioze dhe joserioze, sa herë që kryeministri Edi Rama ose kryebashkiaku Erion Veliaj pretendojnë se kanë bërë një humor të hollë ose të trashë ndaj kundërshtarëve të vet politikë.

Fjala vjen, nëse kërkohet në gazetën Tema me fjalën “thumbon”, rezultatet që merr janë zakonisht ironitë që vështirë se të bëjnë të vësh buzën në gaz nga Rama ose Veliaj. Titujt që merr nga një kërkim i tillë janë të tillë: Rama thumbon gazetarët, “Jeni Shtriga”, Rama Thumbon Bashën: Një Virgjëreshë Imorale”, Rama Thumbon Erion Veliajn, dhe pastaj me divulgime të nivelit më të ulët, Çuçi “Thumbon” Metën, Balla Thumbon Monikën, Veliaj Thumbon PD-në, etj.  Të njëjtën dashuri me fjalën “Thumb” e shpreh edhe Top Channel. Lexo më Shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...