Tirana futet në listën e qyteteve të mbrojtura nga UNESCO
Shqipëria ka një tjetër qytet që do të mbrohet nga UNESCO dhe ky është kryeqyteti i vendit, Tirana. Në daljen publike të një prej zëdhënësve të UNECSCO-s u bë me dije se qyteti i Tiranës ka hyrë në listën e qyteteve të mbrojtura nga ajo.
“Tirana është një shembull i rrallë i mënyrës se si një kryebashkiak i korruptuar bashkë me një rreth të ngushtë ndërtuesish mund ta shkatërrojnë një qytet. Tirana është dëshmia e një qyteti të ndërtuar për së mbrapthi pa asnjëlloj plani urbanistik por si një vizion i copëzuar i kryetarit të bashkisë që hera herës përputhte nocionin deri diku urbanist me atë klientelist. Qyteti ka një numër të madh ndërtesash kitsch që krijojnë një qasje estetike qesharake dhe të pakuptimtë, ka një numër të madh rrugësh që janë qorre dhe që nuk përbajnë asnjë logjikë urbanistike. Në tërësinë e tij ky qytet shpreh edhe një herë gjendjen e rënduar shoqërore që gëzojnë njerëzit në të, mosharmoninë e vazhdueshme të qytetarëve me njëri tjetrin si edhe dhunën e vazhdueshme që pushteti korruptiv ka ndaj njerëzve.”
Pas këtij lajmi të mrekullueshëm i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës i cili nxitoi ta quante këtë “lajm të mirë” si një ogur që Tiranës i vinte pak muaj pasi ai u shpall fitues n garën për kryeqytetin. “Një lajm i mirë për të gjithë Tiranën. Nga sot jemi në UNESCO dhe e gjithë kjo falë vizionit dhe vepimit të z. Rama, kryebashkiakut më të zotë që ky vend ka patur. Për një muaj me radhë kam këmbëngulur që do t’i ngjajë atij dhe se do të punojë nën frymën e tij e sot ndjehem më i lumtur se kurrë për mësuesin tim. Projekte të mëdha e presin këtë qytet që tanim është një trashëgimi kulturore.”
Po ashtu edhe ministria e kulturës zonja Mirela Kumbaro u shpreh e lumtur duke ripostuar statusin e z. Veliaj me mbishkrimin “Nuk kemi ç’të themi më shumë”.