T’nnollunat e Shqypniis

Xhabyni

Në mesin e tipave të rinj që po dukeshin në fushën e shqiptarizmit të fundit të shekullit të XIX dhe fillim shekullit XX, ishin dhe pretenduesit e fronit të një principate të ardhshme shqiptare tw cilët dolën në skenë para revolucionit xhonturk e që pretendonin fronin Shqiptar.

I pari ishte markezi d’Auletta, i quajtur Castriotta-Skanderbeg, ai pohonte se kishte një origjinë të largët me Skënderbeun dhe se kishte origjinë arbëreshe, por në të vërtetë u shtye nga autoritetet italiane në vitin 1897, me qëllim që të forconte legjitimitetin e komitëve italo-shqiptarë të krijuara në atë kohë. Ai nuk kishte kurrfarë interesi për çështjet shqiptare dhe veprimi i tij ishte thuajse zero.

I dyti ishte një ish diplomat spanjoll me emrin Don Juan de Aladro y penez de Velasco, i cili gjithashtu pohonte se ishte pasardhës i Skënderbeut nga ana e motrës së tij (pra Skënderbeut), ai u vet quajt Gjin Aladro Kastriota dhe pretendoj të merrte flamurin e lëvizjes kombëtare. Ai pati disa kontakte me kolonistët shqiptarë në Rumani, kur ishte ambasador në 1884-1886, e në ato çaste i kish shkuar në mendje se mund të ishte mbreti i shqiptarëve. Një vit para 1900 ai do të bënte një proklamatë popullit Shqiptar ku do të prononcohej pro çlirimit nga zgjedha turke. Ndryshe nga markezi italian, spanjolli mbështeti me mjete monetare shqiptarët duke shpërndarë çmime mbi ato rilindës që kishin kontribuar në lëvizjen kombëtare, andej nga viti 1907 ai do të nxirrte nje broshurë me titullin Hija e Skënderbeut. Mbreti i Shqiptarëve që nga ligjërimi dukej se ai përgatitej të ishte mbreti i shqiptarëve.

Por ndërkohë që spanjolli merrej me konsolidimin dhe me afrimin e figurave intelektuale të asaj kohe si Konica dhe Dom Ndoc Nikaj, një tjetër pretendent del në skenë. Rreth vitit 1904 princi Albert Gjika, me prejardhje nga e njëjta familje shqiptarësh nga ku vinte dhe Elena Gjika (e njohur si Dora d’Istra), i cili futet në garë pasi takon në Paris një mendimtar shqiptar, Dervish Hima. Po ashtu si spanjolli ai filloj të financonte mendimtarët rilindës, duke u munduar që ti blinte mendjen e tyre, financoj mendimtarët italo-shqiptar të arbëreshëve po kështu financoj edhe priftërinjtë në veriun e Shqipërisë.

Gjithsesi në vitin 1913 në konferencën e Londrës ku u përcaktuan kufijtë e shtetit Shqiptar, Fuqitë e Mëdha nuk zgjodhën asnjë nga kandidaturat e përmendura më sipër, por përzgjodhën një princ protestant nga Prusia të quajtur Vilhem Vid, që do të vinte në Shqipëri dhe që do të qëndronte për gjysmë viti. Mund të fillojmë të spekulojmë shumë se përse Vidi qëndroj kaq pak, por skam ndërmend ta bëj, po mjaftohem të them vetëm që Vidi erdhi, qëndroj dhe iku ndryshe nga Çezari që erdhi, pa dhe fitoj. Gjithsesi periudha e regjimit të Vidit i dha dorë krijimit të paraardhësit të politikanit modern Shqiptar, Esat Pashë Toptanit për të cilin mendoj se është paraardhësi i politikanit të sotëm homosapiens. I aftë për të manipuluar njerëz, i zgjuar, finok dhe i gatshëm për të bërë kompromise nga më të çuditshmet, një nuhatës i pushtetit dhe pragmatist në kulm ai u bë “idhulli” që të gjithë e kishin frikë por edhe që të gjithë e donin të vdekur. Nuk e dimë se kush e vrau realisht (edhe pse një sheh në mes të Tiranës mban emrin e atij që ne e quajmë si vrasësi i tij) por ai vdiq dhe nuk arriti dot sërishmi të bëhej i pari i shqiptarëve. Pasardhësit e tij do të kishin të njëjtat beteja mes tyre, Fan Noli me të ashtuquajturin  “Revolucion Demokratik” (terminologji allasojshe Shqiptare) do të rrëzonte qeverinë e asaj periudhe, disa muaj më vonë i lënë në baltë nga një pjesë e mbështetësve të tij, Noli do të largohej nga Shqipëria duke dështuar thuajse në gjithçka dhe duke na treguar që Republika e Platonit është utopi.

Në krye të Shqipërisë do të vinte i nipi i Esat pashë Toptanit, i cili në 1912 ishte veç një adoleshent, Ahmet Zogu i cili do të ndiqte rrugën e paraardhësve të tij për fronin e Shqipërisë, do ta lidhte gjakun e tij familjar me Skënderbeun (edhe pse ai nga të dy krahët e tij ishte një portë e madhe duke qenë se Zogollët ishin të parët e Matit ndërkohë që e ëma e tij ishte bijë Toptanësh, të parët e Tiranës) dhe do të shpallej mbret nga asambleja në vitin 1928 dhe ai do të qeveriste deri në 1939. Më pas sundimin do ta merrte Enver Hoxha, i cili përmes diktatit të proletariatit do të sundonte për 50 vite, duke indoktrinuar gjithë shqiptarët dhe duke kaluar në një fazë evolutive të politikanit neoshqiptar, ky lloj politikani ishte skizofren, vrasës, hakmarrës, stalinist, diktator, dhunues i mendimit dhe përçundues i tij, populist etj. Periudha post viteve të diktaturës do të sillnin në skenë politikanë të rinj në fytyrë por që vinin nga e njëjta shkollë, ato zotëronin disa cilësi që ishin ose një evoluim i cilësive të krijuara gjatë diktaturës, veti të njëjta me ato të diktaturës por edhe disa veti të reja që deri para do kohësh nuk ishin parë të nevojshme të përdoreshin.  Kështu që kemi arritur në një stad të ri të politikanit shqiptar, atij të post diktaturës por që ka një lidhje në mos gjenetike të paktën ideologjike me diktaturën dhe shkollën e saj. Prandaj shtroj dy pyetje: Duke qenë se Esati është etaloni i këtij politikani përse ai shihet si tradhtari dhe i keqi?  A është ky stadi i fundit i këtij politikani?

You may also like...