Tre vjet më pas

451

Xhabyni

Nuk janë harruar skenat e dhunës që ndodhën në këtë datë, ende nuk është harruar as videoja që nxiti kryeministrin e sotshëm që të bënte qoka derë më derë për të ftuar kokëpalarët e ardhshëm (me apo pa pagesë) që të dilnin në shesh kundër dy luanëve. Askush nuk i ka harruar këto skena përpos personazheve kryesorë që luajtën rol në atë tragjedi individuale dhe shoqërore.

Pas kaq vitesh rrjedha e ngjarjeve ka sjellë transformime që për mendjen e një shqiptari të atyre ditëve do të ishte një parashikim i pabesueshëm, aq i pabesueshëm sa që edhe blofin nuk do ta luante kurrë. E kujt i shkonte mendja që Rama, pas 21 Janarit, do të shkonte në Gji të Lalzit për të shijuar gatimin tanimë tradicional të Monikës?! Kujt i shkonte ndërmend që Meta do të ndahej nga Berisha pasi që ky i fundit pranoi të vriste vetëm e vetëm që mos të dorëzonte Metën?! Kujt i shkonte mendja që demokratët që u bënë një me lsi-stët mbas video përgjimit të “antikorrupsionistit” Prifti do të debatonin kaq ashpër dhe se nw vend të demokratëve do të vinin socialistët që s’lanë vend pa sharë Metën?!

Shumë ka ndryshuar në këto vite dhe koha, si përherë, është treguesi më i mirë i njerëzve dhe veprimeve të tyre. Rama në fund të vitit të shkuar iu drejtua shtëpisë së të vrarëve më 21 Janar por ende ai, ani pse në qeveri, nuk ka nxjerrë fakte dhe të dhëna për këto vrasje. Gjithaq i tredhur duket edhe ndaj luanit (po citoj këtu Bazen si një prej gisht lëpirësve të Ramës në pushtet) i cili do të mbahet mend në këtë vend jo vetëm si çun flori por edhe si çuni i 700 mijë eurove. E kur nuk preket njëri luan të harrojmë se do preki ai luanin tjetër, i cili nga poltrona e zyrës së re është një hazër xhevap për të gjithë.

Ndërkohë që kokëpalarët ( Njeri që merr pjesë në një protestë të opozitës, nuk ka asnjë synim për post publik por përfundon i vrarë dhe i harruar.) janë ndarë në dy pjesë. Ata të cilët nuk kishin marrë para por që për idealin e tyre u nisën drejt kryeministrisë (sepse besonin realisht në atë që po protestonin) janë ndjerë të zhgënjyer që ftuesi tanimë e ka larë kokën me shampo dhe sapun “Meta”, janë ndjerë të zhgënjyer sepse miqtë e tyre po kokëpalarë sërishmi kanë zgjedhur ose të lajnë kaptinën ose të qethin flokët. Ndaj janë tërbuar gjithnjë e më shumë edhe po nxjerrin dufin dhe mllefin sepse kjo datë përkujtimore u kujton gjithnjë e më shumë një tjetër datë përkujtimore, 1 Prillin.

rama-metaMë kujtohet që një vit më parë, në një ditë të ftohtë me shi u mblodhëm nja 50 veta për të dalë në protestë kundër vendimit të gjykatës për lirimin e gardistëve të akuzuar për vrasjen e protestuesve. Në demonstratën e 21 Janar 2011 kishte shumë persona, por nuk di që në protestën e organizuar kundër vendimit të gjykatës të kishte sa çereku i asaj demonstrate. Sot pas tre vitesh askush nuk është dënuar për këto vrasje, natyrisht akuza dhe dënim politik (a mund të quhet kështu?) neve tanimë duket sikur e kemi. Berisha është në opozitë, por a është ai fajtori i vetëm për ato të vrarë?

Sot pas tre viteve njeriu që nxiti atë demonstratë, njeriu që i quajti gjithashtu kokëpalarë, 531984_10202555320586272_2019290759_nnjeriu që institucionalizoi me zë dhe figurë korrupsionin dhe vjedhjen e shtetit, njeriu i cili doli mbi ligjin, i paprekshmi ende endet i lirë mbi këtë vend. Sot pas tre viteve ende drejtësia e vendit tonë nuk ka një verdikt mbi atë që ndodhi në rastin e Metës, Priftit, 21 Janarit. Përkundrazi, sot pas tre viteve Ilir Meta i jep çmimin e gazetarisë investigative Filip Çakullit.

justice-is-deadRecitali i Malsorit përflitej se recitohej me zë të ulët nga Rama dhe ish kokëpalarët që sot janë ministra por që sapo i hipën malit i harruan me torbat e tyre të premtimeve rrëzë tij.  Pas tre viteve krimi mbetet ende pa autor, vjedhja mbetet pa hajdut dhe vdekja e drejtësisë mbush sot tre vjetorin e saj ndërkohë që kordoni i dhimbjes udhëhiqet nga ai i cili gjithaq është fajtor për vrasjen e tyre. Fajtor? Po, fajtor sepse lau kokën me gjakun e tyre, fajtor sepse i dërgoi mish për top dhe fajtor sepse nuk ka dënuar vrasësit e tyre.

You may also like...