Tundimi i Jaltës

Julia Timoshenko

KIEV – Periudha e qetë mes deklarimit të luftës në Shtator 1939 dhe sulmit blic nazist mbi Belgjikën dhe Francën në maj të vitit 1940 që quhet “Lufta e Rremë”. Përderisa Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë dhe ka vendosur trupa të armatosur në kufijtë tonë lindorë ne në Ukrainë po jetojmë në një “paqe të rremë.”Yazskb3VRgSlr2tQnKR7sg

Nuk ka asgjë të rreme, në të vërtetë mbi përpjekjen tonë si Ukrainas që po përpiqemi të mbrojmë vendin tonë dhe demokracinë tonë. Djemtë dhe vajzat tona po dalin vullnetarë në shërbimin ushtarak si kurrë më parë. Qeveria jonë ka negociuar një marrëveshje huaje  me Fondin Monetar Ndërkombëtar që do të na japë mundësinë të sigurojmë disa mjete shumë të domosdoshme për të na mundësuar rregullimin e shtëpisë tonë ekonomike dhe financiare. Kjo marrëveshje do të na detyrojë që të kalojmë momente të vështira ekonomike, por ukrainasit janë të gatshëm të paguajnë çmimin në mënyrë të tillë që të ruajmë pavarësinë tonë.

Pas një kohe të gjatë harrese, gjatë një periudhe kur ne– si pjesa tjetër e Evropës – mendonim se kufinjtë e kontinentit tonë nuk do të ndryshonin më nga dhuna, ne po rrisim gjithashtu dhe shpenzimet tona për mbrojtjen, me gjithë gjendjes së vështirë tonë ekonomike. Nuk do të ketë asnjë dorëzim të territorit Ukrainas, as edhe një centimetër më shumë.

Një tjetër pikë me rëndësi është se ndërkohë që ushtria Ruse na sulmon ne jemi në mes të një fushate elektorale. Muajin tjetër, qytetarët e Ukrainës do të zgjedhin lirshmërisht presidentin e tyre- përgjigja më e mirë nda propagandës Ruse e cila propagandon dështimin e demokracisë sonë.

Akoma më tej, ndërkohë që ne përpiqemi për të ndërtuar vendin tonë pas sundimit të Viktor Janukoviçit, ne po përballemi me një rrezik të ri, që ka formën e një “paqeje denigruese” – kavallotët e vjetër të diplomacisë së Bashkimit Sovjetik janë përpjekur për të minuar zgjidhjen që Perëndimi po kërkon të sjellë. Telefonata e fundit  që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i bëri presidentit të SHBA me anë të cilës përpiqej të rinovonte bisedimet diplomatike, të pasuar me një letër të bardhë për mënyrë se si mund të të zgjidhet kriza të cilin e ndërtoi Kremilini, është në fakt një denigrim i paqes është një sulm ndaj saj.

Pazari i Putinit tenton të shkojë drejt konferencës famëkeqe të Jaltës të vitit 1945, atëherë kur Jozef Salin e detyroi Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt përgjegjës për ndarjen e Evropës që burgosi gjysmën e kontinentit për më se gjysmë shekulli. Sot, Putin po përpiqej të bëjë Perëndimin përgjegjës në copëzimin e Ukrainës përmes negocimit të një konsitucionizmi federal të ndërtuar në Kremlin duke krijuar kështu qindra Krime– në masa të tilla që Rusia mund t’i gllabëronte sa më thjeshtësisht që të ishte e mundur.

Natyrisht, që federalizmi tingëllon mirë. Shpërndarja e pushtetit politik gjithnjë e më pranë qytetarëve është gjithnjë e më shumë tërheqës e shpeshherë efektive. Por të mirat e demokracisë Ukrainase nuk është ajo që Putini ka në mendjen e tij; për të, një sistem federal do të thotë një Kremlin ku ai ka terren për të kryer ligësitë e tij politike dhe së fundi të inkorporojë lindjen e jugun e Ukrainës në Federatën Ruse. Për të perifrazuar Klausevitzin, federalizmi për Putinin është një aneksim duke përdorur terma të tjerë.

Mjafton t’i hedhim një sy propozimit Rus: Federalizmi i ri Ukrainas do të ketë fuqi le të themi mbi “Drejtimin e ri të politikës së jashtme Ukrainase.” Kjo do t’i japë mundësi Putinit që të shtrëngojë dhe të manipulojë rajonet e populluara nga Rusët që të deklarojnë veton e tyre mbi të ardhmen Evropiane të vendit.

Struktura konstitucionale Ukrainase duhet të vendoset nga ukrainasit. Rusët nuk kanë pse të thonë të tyren – e asnjë vend tjetër nuk duhet ta bëjë, sado ndihmëse mund të jenë ato ndaj nesh. Ukraina nuk është Bosnja, ku kushtetuta lindi nga bisedimet e paqes pas një beteje të përgjakshme që pasoi ndarjen e Jugosllavisë. Nuk është as Kosova, që u kthye në të pavarur në të njëjtën kohë kur strukturat e saj qeveritare po krijoheshin. Ukraina është një shtet plotësisht sovran, i njohur nga e gjithë bota, përfshirë dhe nga Rusia.

Besimi tek federalizmi shtinjak i Putinit është si të pranosh gënjeshtrat që Kremlini po nxjerr për qeverinë e përkohshme të Ukrainës dhe për ato të rinj e të reja që larguan Janukoviçin. Ekonomët e Putinit pohojnë se rusët që ndodhen në Ukrainë janë nën rrezik, por ato nuk mund të na japin një shembull të thjeshtë të persekutimit të tyre. Asnjë refugjat rus-folës nuk ka ikur nga Krimea në drejtim të Rusisë për të kërkuar azil politik, sikundër nuk ka shkuar askund tjetër.

Arsyeja është e thjeshtë: nuk ka asnjë dhunim të minoritetit rus në Ukrainë, e nuk ka patur kurrë. Qeveria Ukrainase nën Janukoviçin ishte e paaftë, korruptuar dhe gënjeshtare. Por ishte një tirani për të gjithë.

Nëse nuk kemi asnjë shtypje ndaj rusëve në Ukrainë, nuk kemi asnjë arsye për të ndryshuar strukturën politike të vendit. Pra a duhet të krijojë Ukraina një kushtetutë të re të bazuar në një Gënjeshtër të Madhe? Ajo që na duhet është një qeveri kompetente, efiçente dhe e pa korruptuar dhe me asistencën teknike të Evropës ne do ta ndërtojmë një të tillë.

Dëshira e diplomatëve për të gjetur një zgjidhje të paqshme të krizës Ukrainase është e kuptueshme. Por termat që kërkon Rusia, nëse pranohen nga Perëndimi, do të ndikojnë fatalisht në sovranitetin e Ukrainës; akoma më keq, duke pranuar termat e Rusisë do të ratifikojnë idenë se vendet e fuqishme mund të dhunojnë fqinjët e tyre më pak të fuqishëm për t’i detyruar për të vepruar siç duan ato e deri në dorëzimin e sovranitetit të tyre.

Ukraina do t’i qëndrojë kësaj dhune- edhe e vetme. Ne refuzojmë të luajmë pjesën e viktimës së pakënaqur në tekstet e ardhshme të historisë.

You may also like...