Turkoshak

Term i përdorur nga kryeministri Edi Rama për të etiketuar disa prej ministrave të tij në një email që u publikua në media në shtator 2015. Për shkak se kryeministri nuk jep shpjegime në emailin e tij mbi kuptimin e kësaj fjale, Fjalorthi Politik Shqiptar ngriti diskutimin mes përdoruesve të Facebook se çfarë kuptimi ka ky term më 8 shtator 2015 dhe mori përgjigjet e mëposhtme:

Shpjegimi i parë

  1. Turk. Pasha turkoshak. Krerët turkoshakë. Taborr turkoshak. Emër turkoshak.
  2. Që vepron a qeveris me mënyra të prapambetura e të vrazhda; që u përmbahet zakoneve të vjetruara e prapanike; që ka mendime e sjellje të trasha; anadollak. Regjim turkoshak. Mendime (paragjykime) turkoshake.
  3. përd. em sipas kuptimeve të mbiemrit. Luftonin me turkoshakët.

Marrë nga Fjalori i Gjuhës Shqipe

Shpjegimi i dytë

Epitet qe ngarkohet me mision negativ, denigrues, fyes, nga disa të tjerë me të dhime se ngarkesa negative e epitetit

Shpjegimi i tretë

Terminologji komuniste për të zhbërë traditat qytetare dhe fetare në mënyrë që t’i hapej rruga edukimit të njeriut të ri.

Shpjegimi i katërt

Turkoshak – Etiketë stigmatizuese që përmbledh një konstruksion setreotipik për të treguar inferioritetin kulturor të dikujt që nuk ekspozohet aq katunarisht europian sa etiketuesi.

Shpjegimi i pestë

Stereotipizim i turqve nga racistët e pandërgjegjësuar provincialë të Shqipërisë.

Shpjegimi i gjashtë

Term fyes me konotacion racist ndaj turqve i krijuar gjatë kohës së Komunizmit për të dhunuar një pjesë të shoqërisë shqiptare të konsideruar si armiqësore ndaj regjimit komunist. Me raste është përdorur për të fyer popullsinë myslimane të vendit. U përdor nga kryeministri Edi Rama për të sharë disa ministra të tij. Nënkupton mentalitet të prapambetur, injorant dhe oriental.

You may also like...