Turqi: politika e fatkeqësive

Në raste fatkeqësish, liderët jo vetëm që duhet të jenë prezent fizikisht, por ato duhet të thonë dhe fjalët e duhura dhe t’i besojnë ato.

Fatkeqësitë mund të shkundin qeverinë dhe nganjëherë mund t’i rrëzojnë ato, nëse çështje të tilla si gatishmëria, rregullat dhe empatia nuk janë në lartësinë e duhur, edhe gjatë një hidhërimi të madh. New Orleans dhe Fukushima janë të dy shembuj se si nuk duhet të sillet qeveria, e tanimë duket se tragjedia e Somas në Turqi do të futet në të njëjtin kapitull.

Nuk kemi ende asnjë provë që minatorët humbën jetën e tyre për shkak të neglizhencës apo kushteve të papërshtatshme të sigurisë dhe parandalimit të këtyre fatkeqësive, apo mbase këto rregulla u bënë më të buta me privatizimin e këtyre minierave. Gjithsesi, fajtor apo jo fajtor për sa më sipër, qeveria e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan ka dështuar në testin e empatisë. Në raste fatkeqësish të tilla, liderët jo vetëm që duhet të jenë të pranishëm fizikisht por edhe të thonë fjalitë e duhura dhe t’i besojnë ato.

Z Erdogan, i cili një herë e një kohë e dinte mjaft mirë atë që dëshironin të dëgjonin Turqit nga goja e tij, na tregoi se e ka humbur këtë aftësi duke i dhënë të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave një leksion mbi fatkeqësinë e minierave pasi ai deklaroi se fatkeqësi të tilla ndodhin kudo, madje dhe në Britani e Amerikë, megjithëse ato janë vende shumë të zhvilluara teknologjikisht. Ai e trajtoi tragjedinë, në pak fjalë, si një akuzë e drejtuar atij e të cilën ai duhet ta luftojë, e jo duke treguar dhembshuri dhe përkujdesje.

Qe pikërisht ky ton i gabuar. I cili i përkeqësoi gjendjen, një nga shoqëruesit është filmuar duke shqelmuar një protestues, edhe vetë ai ka goditur me shpullë apo ka shtyrë një tjetër person. Cilado qoftë e vërteta e këtyre ngjarjeve, ajo që duam të pohojmë është se temperamenti i papërmbajtshëm i kryeministrit turk është kthyer në një faktor të rëndësishëm në politikën Turke. Vetëm disa ditë më parë ai e ndërpreu fjalimin e kryetarit të shoqatës së avokatëve në një ceremoni politike, duke e qortuar atë në sy të një audience të habitur, ku përfshihej dhe presidenti Abdullah Gyl. Z. Erdogan thumbon  gazetarët dhe u bërtet atyre. Shumë prej tyre kanë përfunduar në burg. Ai ka ndaluar Twitterin dhe YouTube duke dënuar edhe kritikët që edhe e simpatizojnë atë.

Duke nënvizuar këtë paqëndrueshmëri permanente që vjen edhe pasi ai ka fituar bashkitë kryesore gjatë zgjedhjeve vendore, tregon se ai ka humbur aftësinë për t’iu adresuar klasave të ndryshme shoqërore, e ka kompromentuar rëndë reputacionin e tij si një politikan demokrat e duke rrezikuar dhe marrëdhëniet e tij me shumë nga pjesët e shoqërisë Turke. Për një njeri, një parti dhe një vend që një herë e një kohë shiheshin si modeli i rajonit, kjo është një kthesë e hidhur. Ai mundet të qëndroj në pushtet për shumë vite, ndoshta si kryeministër apo president. Por sinteza e mrekullueshme e një konservative dhe progresisti që dukej se përbënin z. Erdogan një herë e një kohë duket se kanë qenë thjesht një mirazh.

The Guardian

You may also like...