Vala e bombave godet shqiptarët me frikë dhe sarkazmë

image001 (1)Vala e bombave artizanale që kanë goditur Shqipërinë përgjatë muajve të fundit i kanë goditur shqiptarët më shumë se sa me bomba, me frikë dhe një grusht të fortë sarkazme.

Policia ka raportuar dhjetëra shpërthime gjatë muajve të fundit në të gjithë vendin, në atentate që kanë shënjestruar individë, prona si dhe stacione policore.

Mjetet artizanale shpërthyese janë përmbledhur me një fjalë në shqip “tritol” (TNT për shkak së eksplozivit më të përdorur në vend gjatë regjimit komunist), kanë shënjestuar një gamë të gjerë objektivash duke shkaktuar në shumicën e rasteve dëme materjale mbi makinat dhe ndërtesat, por në disa raste, vdekje dhe gjymtime të tmerrshme.

Bombat që kanë shpërthyer, në disa raste kanë qenë të thjeshta me fitil zjarrpërcjellës dhe në disa raste të tjera kanë përdorur magnete për të ngjitur bombat me makinat si dhe telefona celularë për t’i aktivizuar në distancë apo në objektiva në lëvizje.

“Ky mund të qe apartamenti juaj,” shkroi dikush në Facebook pasi një bombë shpërtheu në katin e tretë të një pallati në lagjen më të pasur të Tiranës. Pronari i apartamentit tha se atentatorët ka gjasa e kanë shënjestruar gabimisht. Motra e tij 62 vjeçare mbeti e plagosur.

“I kërkoj autoriteteve të pajisin urgjentisht çdo shtëpi me tabelën e adresës; së paku në këtë rast tritolvënësit nuk do të godasin njerëz gabimisht,” komentoi një përdorues tjetër i Facebook.

Ministria e Brendshme u përqesh këtë javë kur deklaroi me forcë se shpërthimet gjatë muajit shkurt këtë vit qenë “20 për qind më të ulëta se sa në shkurt 2013”.

Një bloger e kundërshtoi duke renditur 31 raste bombëvëniesh përgjatë pesë muajve të fundit.

Shumë barsaleta kanë filluar të qarkullojnë në lidhje me këtë situatë. Dikush pa se një person kontrolloi makinën e parkuar në një qendër tregtare ndërkohë që bashkëshortja qëndronte në distancë.

Një tjetër raportoi se një i pasur i hodhi çelësat e makinës rojes së pallatit nga ballkoni duke i thënë “të nxjerrë makinën nga parkingu”, supozohet që në rast bombe, roja i varfër të goditej në vend të bosit.

Media ndërkohë përdor cilësorin “biznesmen” për çdokënd të shënjestruar nga bombat dhe fjala “biznesmen” ngadalë po bëhet sinonim i fjalës “kriminel”.

You may also like...