Kategoritë

Botuesit

Autorë të përzgjedhur

PayPal

Planeti blu ne vargonj te gjelber, Vaclav Klaus Shihe të plotë

Planeti blu ne vargonj te gjelber, Vaclav Klaus

Pjesa më e debatuar e aktivitetit politik të Presidentit Vaclav Klaus janë kritikat ndaj lëvizjeve politike dhe shoqërore botërore që promovojnë idenë e rreziqeve që na kanosen nga ngrohja globale dhe efekti serë. Sipas tij, një kërcënim i tillë nuk ekziston ndërsa lëvizja botërore për ndalimin e ngrohjes globale përbën një rrezik serioz për vetë lirinë.

Info shtesë

SKU000893

Disponueshëria: Ne gjendje

$8.38

Me ulje çmimi!

-15%

$9.86

Titulli: Planeti blu në vargonj të gjelbër (kopertinë e trashë)
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Vaclav Klaus
Shqipëroi: Adriatik e Marsen Shino
Shtëpia botuese: Instituti i Studimeve Ndërkombëtare
Viti: 2009
Fq. 142
Pesha: 0.421 kg.

Mbi librin

Pjesa më e debatuar e aktivitetit politik të Presidentit Vaclav Klaus janë kritikat ndaj lëvizjeve politike dhe shoqërore botërore që promovojnë idenë e rreziqeve që na kanosen nga ngrohja globale dhe efekti serë. Sipas tij, një kërcënim i tillë nuk ekziston ndërsa lëvizja botërore për ndalimin e ngrohjes globale përbën një rrezik serioz për vetë lirinë.

"Liria, jo klima është në rrezik", shkruante ai në një editorial të publikuar në gazetën ekonomike angleze "Financial Times".Libri argumenton se teoria e ngrohjes globale dhe fundit të botës që mund të vijë prej kësaj, është një teori aspak shkencore, bazohet në argumente të paqena dhe në një farë mënyre, është një komplot.

Sipas Klaus, ish-komunistët pasi humbën luftën për një botë më të drejtë me demaskimin e realitetit komunist, kanë gjetur një ideologji të re, ngrohjen globale, e cila në thelb synon të krijojë një sistem planifikimi global."Ngrohja globale nuk është një teori shkencore. Ajo duhet të trajtohet nga shkencat shoqërore, është një lloj religjioni", thotë ai.

Klaus thotë gjithashtu se njerëzit që nuk besojnë te ngrohja globale po marrin një trajtim politik të ditët tona të ngjashme me heretikët e mesjetës. "Shumë politikanë nuk e besojnë diçka të tillë, por nëse e deklarojnë, akuzohen për mungesë korrektese politike", – thotë ai.

Klaus është figura më e famshme mes një numri të vogël, por në rritje, shkencëtarësh e njerëzish të zakonshëm që po flasin hapur kundër teorisë së ngrohjes globale, e cila, deri më sot, megjithëse shumë vende kanë refuzuar ta pranojnë, sërish nuk e kanë denoncuar si të rreme.

Debati u zhvillua në shkallë ndërkombëtare kur ish-zëvendëspresidenti amerikan, Al Gore, publikoi dokumentarin e tij "Një e vërtetë e paleverdishme", ku argumentonte se bota e ka fundin të afërt në rast se nuk merr masa drastike kundër emetimit të gazrave ndotës.

Sipas tij, niveli i oqeaneve do të rritet, klima do të ngrohet dhe sëmundjet tropikale që sot bëjnë kërdinë në Afrikën nën-Sahariane, do të pushtojnë të gjithë botën. Shkurt, një fund i paralajmëruar për njerëzimin. Për të shmangur këto lloj katastrofash, sipas ambientalistëve, bota duhet të ndalë industrializimin e vet, nuk duhet të djegë karburante fosile për ngrohje, etj.

Ndalimi i emetimit të gazrave është kthyer ndërkohë në politikë globale, pavarësisht se disa vende të rëndësishme si Kina nuk e kanë pranuar.Kritikët si Presidenti Klaus besojnë se një parashikim i tillë i të ardhmes së botës është thjesht një gënjeshtër.

Sipas tyre, në natyrë ka forca shumë më të mëdha se sa qytetërimi ynë dhe pasojat që mund të shkaktojë qytetërimi janë të papërfillshme në krahasim me pasojat që mund të shkaktojë një shpërthim i madh vullkanik, një meteor apo një stuhi diellore. Për pasojë, të marrësh masa kundër efektit të njeriut në natyrë, është njësoj si të marrësh masa kundër njeriut.

"Asnjë ndërhyrje qeveritare nuk mund ta ndalojë botën dhe natyrën nga ndryshimi. Prandaj nuk jam dakord me projekte të tilla siç është protokolli i Kiotos dhe iniciativa të tilla, të cilat vendosin objektiva arbitrare, që kërkojnë shpenzime jashtëzakonisht të mëdha, pa perspektivën realiste për suksesin e këtyre masave", thotë Klaus në librin e tij.