Zbulohen prapaskenat

Mediat shqiptare zbuluan dje se deputeti, Taulant Balla, si emisar i miqësisë mes vendit tonëdhe Gjermanisë kishte arritur që të siguronte një ndeshje miqësore mes veteranëve të ekipit Gjerman të futbollit dhe ekipit Shqiptar. Detajet e kësaj miqësore zbulohen nga reporteri ynë pranë grupit të miqësisë dhe në Berlin gjithashtu.

Ditën e djeshme vëmendja e opinionit pblik, qe e foksuar tek gazi homogjen që lëshoi z. Tahiri në sallën e kuvendit. Një pjesë tjetër e vëmendjes u zu nga rikandidimi i z. Mziu për bashkinë e Kamzës. Shumë pak prej shqiptarëve arritën të përjetojnë emocionet që na fali lajmi i gëzueshëm që Kombëtarja Gjermane e yjeve të viteve 1990 do të vijë të luajë kundër asaj Shqiptare në “Elbasan Arena”. Ndeshja do të zhvillohet për bamirësi dhe paratë nga biletat do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Pak kush e di, se strumbullari dhe organizatori i kësaj ndeshje kaq shumë të ëndërruar për shqiptarët është deputeti më orator i parlamentit z. Balla. Nga burimet tona pranë grupit të miqësisë dhe ambasadës tonë në Berlin. Sipas këtij burimi, mësohet se z. Balla ka takuar gjatë një vizite zyrtare në Berlin stërnipin e gjeneral e der Gebirgstruppe, Ludëig Kübler. Pas një bisede të gjatë për marrëdhëniet mes dy vendeve që nga fomimi i Gjermanisë e deri më tani. Mësohet se biseda me Hans Kübler, u fokusua më pas tek sporti duke qenë se ky i fundit është sportdashës.

Pikërisht këtu, të dy së bashku rikujtuan edhe një herë arritjet e Gjermanisë si katër herë kampione e botës. Mësohet se z. Balla i ka shprehur dëshirën z. Kübler që të bëhet një ndeshje miqësore me veteranët, për të përkujtuar kështu sa më mirë edhe 75 vjetorin e çlirimit të vendit nga trupat nazi-fashiste. Deputeti i mazhorancës, i tregoi z. Kübler se do të qe e udhës që dy kabinetet qeveritare apo përfaqësues nga parlamenti të ndesheshin në kuvend. Por duke qenë se mazhoranca ka disa probleme, kjo e vështirsonte këtë të takim. Aq më tepër që z. Fino, një ndër lojtarët më të mirë në ndeshjet e famshme “Politikanë vs Artistë” në fillim vitet 2000, aktualisht gëzon një gjendje jo të mirë për të luajtur si Ferenc Puskas.

Pjesa tjetër është më pas historia që ne dimë, ata, Gjermanët yje të viteve 1990 do të vijnë në Elbasan Arena ku pritet që të shpaguajnë edhe dëmet e LB2.

You may also like...