Zbulohet këshilltari sekret britanik i qeverisë Shqiptare

James-Naish-2Nipi i Alistair Campbell, ish spin doktori i Tony Blair i cili qe këshilltari i socialistëve në fushatën elektorale, është emëruar si këshilltar në qeverinë Shqiptare. BIRN na e tregon.

Besar Likmeta, BIRN

Sipas burimeve tona pranë qeverisë dhe të dhënave që morëm nga rrjetet sociale, i diplomuari në Universitetin e Oksfordit, 26 vjeçari James Naish është emëruar si këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë në Shtator, pasi kabineti i ri u votua.

Pas nëntë muajve, Naish ka ndërtuar një strategji komunikimi për 100 ditët e para të qeverisë në detyrë, duke projektuar një “model të mirë qeverisjeje” për Shqipërinë dhe duke redaktuar fjalime dhe komunikime për shtyp të kryeministrit Rama.

Naish shkroi në profilin e tij social Linkedin se ai po koordinonte ndryshime strukturore për rreth 170 organizata qeveritare, duke vendosur disa procese që lidhen me punën e përditshme të kryeministri, duke menaxhuar projektet e softuerëve për 19 ministri dhe duke shkruar përshkrimet e punës për më shumë se 20 zyrtarë të personelit të lartë në zyrën e kryeministrit.

Një nga detyrat e tij të monitorimit dhe raportimit, listohet të jetë krijimi dhe përditësimi i matriksit të politikës për të gjurmuar më shumë se 600 premtimet elektorale, duke gjeneruar raporte për kryeministrin dhe duke gjurmuar ecurinë e përditshme të 19 ministrave.

Ai gjithashtu po ndihmon në krijimin e dy zyrave të reja në Këshillin e Ministrave, një njësi shpërndarjeje dhe një njësi monitorimi.

Përpara se t’i bashkohej stafit të kryeministrit Shqiptar, Naish ka punuar si analist dhe konsulent në kompaninë britanike Accenture, nga e cila ai është larguar.

I pyetur nga Balkan Insight, një zëdhënës i qeverisë, Endri Fuga, mohuan faktin që Naish të jetë një këshilltar i kryeministrit.

Gjithsesi një burim brenda kryeministrisë, që flet në kushte anonimiteti, konfirmoi për Balkan Insight se Naish aktualisht drejton krijimin e njësisë së shpërndarjes.

Naish është djali i Elizabeth Naish, motrës së vogël të Alistair Campbell. Campbell ka punuar si këshilltar i PS-së për zgjedhjet parlamentare në Qershor të 2013, zgjedhje që sollën Ramën në pushtet.

Duke ndjekur hapat e Campbell, ish kryeministri britanik Tony Blair vizitoi Tiranën në Tetorin e shkuar, ku ai gjithashtu u prezantua si këshilltari i qeverisë Shqiptare.

Rama tha se Blair ka ardhur në Tiranë për të ndërtuar një “njësi shpërndarje”, bashkë me ndihmën e Bankës Botërore.

“Kryeministri Blair është në shërbimin tonë pa asnjë kundërpati financiare por krejtësisht vullnetarisht,” u shpreh Rama. “Ne keni diskutuar me Kryeministrin Blair dhe me Bankën Botërore që të na përcaktojnë prioritetet afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë,” vazhdoi Rama.

Blair shpjegoi se ai do të punonte së bashku me Bankën Botërore dhe donatorë të tjerë për të përforcuar zbatimin e reformave në Shqipëri dhe për të promovuar qëllimin e saj në anëtarësimin në BE.

“Unë jam këtu sepse besoj tek ky vend, njerëzit e tij dhe vizionin e progresit,” tha ish kryeministri britanik.

“Orientimi [i Shqipërisë] drejt Evropës është shumë i rëndësishëm dhe personalisht do të më pëlqente ta shihja këtë vend pranë familjes së madhe Evropiane,” përfundoi ai.

Banka Botërore u shpreh për Balkan Insight se nuk “ka asnjë raport kontraktual” me Blair dhe është shumë e paqartë nëse zyra e Naish është e lidhur drejtë për drejtë me ish liderin e Laburistëve në Britani.

Blair ka një histori të gjatë me Ballkanin. Në 1999, ai bashkë me ish presidentin e SHBA Bill Clinton, mundësuan bombardimin për rreth 78 ditë nga NATO forcave të ish presidentit Jugosllav, Slobodan Milosheviç.

Fushata ajrore i dha fund sundimit Serb në Kosovë, ku popullsia më së shumti është e përzier etnikisht por me shumicë banohet nga etnia Shqiptare.

Pasi u largua nga zyra në 2007, Blair ndërtoi Government Advisory Practice, GAP, duke i siguruar vetes marrëveshje të majme me qeveritë në Kazakistan, Kuvajt, Brazil dhe Kolumbi. Kontrata e GAP në një vend të pasur me naftë si Kazakistani thuhet se prek vlerën e £16 milion (18.85 milion euro), raportoi majin e shkuar Sunday Telegraph.

Sipas të njëjtit raport, kontratat e GAP për këshilla ndaj qeverive të Sao Paulos, qytetit kryesor të ekonomisë Braziliane, thuhet se ka shkuar rreth £4 milion në vit (4.7 milion euro).

Një nga zëdhënësit e Blair, Cirian Ëard, u shpreh se ndihma e tij për Shqipërinë nuk do t’u rëndojë xhepave të taksapaguesve shqiptarë.

“Z. Blair në mënyrë jozyrtare këshillon Edi Ramën dhe ne po punojnë për një projekt të plotë mbi Shqipërinë,” u shpreh Ward. “Kjo nuk do t’i kushtojë asgjë qeverisë Shqiptare,” përfundoi ai.

PS deklaroi në të shkuarën se edhe këshillat e Campbell për fushatën erdhën falas dhe pa asnjë kosto.

Gjithsesi, punësimi i nipit të tij si një këshilltar qeveritar ngre disa pikëpyetje në këto pohime.

Naish nuk është i afërmi i parë i liderit të Partisë Laburiste që gjen punë në Shqipëri. Firma ligjore e Blair, Omnia Strategy, u emërua në 2012 nga qeveria e qendrës së djathtë si konsulentë në arbitrazhin për rastin kundër Sky Petroleum, një kompani nafte nga Teksasi.

Kosto e Shqipërisë në këtë çështje, që po përpiqet të rimarrë, është e një shume mbi $500,000. Zyra e Avokatisë e qeverisë Shqiptare nuk i është përgjigjur pyetjeve nga Balkan Insight se sa kanë shkuar kostot e pagesës së zyrës ligjore Omnia.

Marrë nga Balkaninsight

You may also like...