Zezakët

Stop+with+the+butthurt+negro+_1f16b6890ea8c70d950ab3b281e12c87

Arrestimi i 8 besimtarëve myslimanë brenda në xhami ishte një veprim i mirë menduar nga ana e qeverisë, prokurorisë e kështu me radhë, kjo sepse u krye njësoj si nëpër filmat me Chuck Norris, ku një grup super i përgatitur agjentësh super-special hyn në një xhami (e pa legalizuar sipas KMSH dhe kreut të Kulteve) dhe arreston atje as më shumë e as më pak se sa një celulë terroriste që përhapte urrejtjen fetare dhe rekrutonte njerëzit për në Siri. Megjithëse fare mirë agjentët mund t’i arrestonin këto persona nëpër shtëpitë e tyre të banimit, ato u arrestuan në “vendin” ku predikonin xhihadin dhe rekrutonin njerëzit për në Siri. Fill pas arrestimit prokurori i çështjes doli në një konferencë për shtyp ku deklaroi me pompozitet arritjen e arrestimit të këtij grupi duke shtuar akoma më shumë dozën e frikës dhe adrenalinës ndër qytetarë. Gjatë deklaratës për media prokurori shprehej se “arrestimet e 7 personave të dyshuar si të përfshirë në rekrutimin e xhihadistëve për luftën në Siri…. kanë kryer veprime konkrete. Beci shprehet se, dyshohet se të akuzuarit kanë rekrutuar 50 persona të cilët janë dërguar për të luftuar në Siri.” 

por në regjistrimet që prokuroria pretendon se zotëron nuk kemi asnjë fakt konkret që këto zotërinj (me gjithë gjuhën e ashpër dhe të drunjtë që përdorin) mund të kenë rekrutuar persona për të shkuar në Siri. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja se përse një prokurore Holandeze përgjigjet se nuk mund të dënohet vajtja në luftë, por vetëm rekrutimi, i cili është i vështirë të vërtetohet si akuzë.

Megjithëse prokuroria doli në një deklaratë për shtyp dhe provat ende nuk ishin të qarta, media shpalosi arsenalin e saj të armëve të rënda, gjithsecila nga gazetat tentonte ta dramatizonte gjithnjë e më shumë ngjarjen. “Shkatërrohet celula….”  shkruante e përditshmja Shqiptarja.com ndërkohë që Panorama e Gazeta Shqiptare (megjithëse janë bija të një pronari) kishin mos rakordime mbi numrin që është rekrutuar për në Siri, gazeta MAPO fliste për dosjen e gjithsecilit të rekrutuesve. Për të mos hyrë më pas në brendësinë e faqeve që e lidh këtë “celulë” super të rrezikshme me grupet e ndryshme terroriste nëpër botë. Të nesërmen nën frymëzimin e arrestimeve të bujshme të një super prokurorie gazetarët filluan të shpërndaheshin në terren për të gjetur se cilët qytetarë ishin prekur nga këto rekrutime dhe zbuluan me qindra të cilat çuditërisht prokuroria e super përgatitur nuk i kish zbuluar. Për ditë të tëra, mediat publikuan fotot, dëshmitë e deri tek pohimet (allasojshe?) të akuzuarve. Por për çudi asnjë nga këto gazetarë nuk u përpoq të kuptonte realisht se çfarë predikonin këto imamë dhe përse e predikonin.  Ata, gazetarët, sërishmi nuk zhgënjyen u treguan aq jo profesional sikundër pritej kjo dhe për faktin se profesionalizmin ato e tregojnë vetëm në lajmet politike.

Megjithëse ende asnjë akuzë e vërtetuar, asnjë vendim nga ana gjykatës për t’i shpallur fajtor, por thjesht një stuhi e fuqishme mediatike që nuk rresht së foluri për një super-grup të super-organizuar që është kapur. Me gjithë këtë bujë dhe këtë siklet të madh, qeveria ka heshtur, megjithëse është pak e çuditshme apo jo?! E çuditshme sepse Kryeministri (nën vazhdën e traditës së kryeministrave) është shprehur që në fjalimin e parë që baba dhe nënë ka Amerikën, hesht kur përflitet një grup terrorist që na evokon Bin Laden (krye armikun e Perëndimit dhe Amerikës). Heshtje që u thye nga një pëshpëritje e Ministres Integruese e cila deri para dy muajsh kish folur për një paragjykim të Evropës ndaj myslimanizmit tonë (e mbani mend apo jo alibinë?) dhe që një ditë pas arrestimeve deklaronte që nuk kishte të bënte fare fakti që qemë mysliman në procesin e integrimit.

Në një shtet serioz, që do t’i trajtonte të gjithë qytetarët si të barabartë, një ndërhyrje e tillë që ka zënë faqet e mediave kryesore për ditë me radhë do të trajtohej medoemos nga kryeministri i vendit i cili duhet të ketë një deklarim publik. Fjala vjen presidenti i Francës  shprehet se është e vështire të veprojmë sepse këta xhihadistë po shkojnë në lufte për forcat qe ne i mbështesim në Siri, qeveria australiane shprehet se vërtet është e paligjshme për shtetasit e saj të shkojnë në Siri për luftë, por se i mirëkupton shqetësimet e tyre dhe i nxit që të kanalizojnë energjitë e tyre në ndihmë të popullit sirian me mjete paqësore duke mbledhur ndihma për organizatat e ndihmave të OKB-së. Ndërkohë që Kryeministri jonë edhe pse deri dje e mbështeste një ndërhyrje në Siri dhe rrëzimin e diktatorit Asad (po citoj KM) sot hesht për arrestimin e disa personave dhe aq më tepër nuk prononcohet aspak për kaosin dhe frymën e ankthit që media vendosi të fusë në gjirin e një shoqërie të traumatizuar nga halle dhe probleme më të mëdha.

Ky distancim i frikshëm i qeverisë është një sinjal i qartë që kemi të bëjmë me një grup të caktuar qytetarësh që trajtohen si zezakët e shoqërisë, në çastin që qeverisë i intereson i përdor këto zezakë për të ndërtuar alibinë e dështimit të saj dhe në çastin që nuk i duhet hesht edhe kur ato përkufizohen apo anatemohen në mënyrë kolektive. Ndërkohë që media, nga ana e saj, është gjithnjë e gatshme dhe e disponueshme që të mbërthejë në darën e gazetarëve dhe kalemxhinjve opinionistë vetëm një kënd të vështrimit, duke kryer kështu jo rolin për të cilin ka misionin e saj por një rol tjetër.

Megjithëse këto kalemxhinj opinionistë dhe gazetarët e mediave mund të shkruanin fare mirë edhe për aktet e vërteta terroriste që ndodhin në këtë vend si tritoli, partitë politike, reforma në gjygjësor e kështu me radhë. Tema për të cilat ato zgjedhin të operojnë me dorashka dhe me parimin “pa u djegur i njomi me të thatin” apo me standartin “mos ta bëjmë gjueti shtrigash” vërshohen të sulmojnë pa dorashka një komunitet të tërë pa pasur kurajën profesionale ta analizojnë siç duhet një problematikë të tillë. Duke i trajtuar edhe ato këtë komunitet si një komunitet zezakësh mbi të cilët sa herë që ka një lajm mund të derdhin mllefin dhe padijen shpesh-herë të mirë organizuar.

Për t’iu rikthyer dhe një herë arrestimit të atyre personave dhe mediatizimit të tyre, dikush më kujtoi se ky arrestim dhe zbulimi i kësaj celule i kujtoi lajmin e bombës në ambasadën sovjetike dhe se si regjimi i atëhershëm zbuloi celulën anti parti. Ndryshimi është se tanimë armiqtë e popullit kanë mjekër!

You may also like...