Zhurmues

Një opinionist apo opinioniste që shfaqet në studiot televizive, në përgjithësi në favor të maxhorancës me një ide të qartë për të folur pa mbarim pa thënë asgjë me synimin për të zhurmuar argumentin e palës tjetër me fjalë bombastike por pa thelb. Termi u përhap në median sociale gjatë viteve 2012-2013 veçanërisht në referencë të Grida Dumës, e cila kishte këtë funksion në një pafundësi daljesh televizive për shkak se shefi i saj Sali Berisha kishte hedhur në erë sistemin kushtetues duke bllokuar prokurorinë nga hetimi i ngjarjes së 21 janarit. Pas shpërthimit të skandalit Saimir Tahiri në tetor 2017, Elisa Spiropali, Ermonela Felaj dhe Blendi Çuçi konkurruan ethshëm për të kryer funksionin e zhurmuesit praktikisht për të njëjtat arsye. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...