Zoti, natyra dhe njeriu, sipas rastit dhe me rastin e Papës, katolik

Këtu më poshtë janë shkëputur pesë paragrafe nga pesë fjalime të ndryshme të Edi Ramës ku flitet për besimin. Me raste, Rama ia lë në dorë shqiptarëve të besojnë te Zoti ose te Natyra, me raste, flet vetëm për Zotin ndërsa dje, për iftar Ramazani, na bëri të ditur se beson te “vetja dhe tek njerëzit”. 😀

Rama: Unë jam katolik

Gjyshja ime katolike është martuar me gjyshin tim orthodoks me leje nga Vatikani dhe me kushtin që fëmijët e martesës të rriten si katolikë. Unë u pagëzova nga gjyshja.

Edi Rama, intervistë me Blendi Fevziun në emisionin Opinion shtator 2014, para ardhjes së Papës Françesk në Tiranë më 21 shtator.

 

“Unë nuk praktikoj besim tjetër, përveç atij tek vetja dhe tek njerëzit, por nuk besoj se sidoqoftë eksiztenca ose  jo e Zotit është një çështje që mund të zgjidhet ndonjëherë nga të vdekshmit.”

Edi Rama, fjalim për Ramazan, 8 korrik, 2014

 

Ne mund ta bëjmë Shqipërinë e bukur që na ka falur Zoti, një vend që bën gjëra tërheqëse, që flet mirë, që qesh njerëzisht, me të cilin Europa mund të bjerë në sevda.

Edi Rama, fjalimi me rastin e Statusit Kandidat nga BE më 29 Qershor 2014

 

Nuk janë burimet natyrore, pasuritë që i ka falur Zoti, apo natyra, për ata që nuk besojnë në Zot, kamjen dhe mirëqenien e një vendi.

Edi Rama, fjalim për punësimin 26 shkurt 2014.

 

Të mos jetë një vend qesharak që, ndërkohë që Zoti ia ka falur të gjitha bukuritë që i duhen, të gjitha pasuritë që i duhen, është vendi që lëngon mes plehrave, që nuk ka sistem transporti të integruar dhe që nuk arrin dot të furnizohet normalisht me ujë…

Edi Rama, fjalim për “Rilindjen urbane”, 11 prill, 2014

You may also like...