Rusia mund të hakmerret në Ballkan për sanksionet Europiane

Russian soldiers wait outside a Ukrainian border guard post in the Crimean town of BalaclavaMegjithëse tashmë konsiderohet se Ballkani në shumicë është pranë Bashkimit Europian dhe Kremlinit, një analizë e The Guardian bën të ditur se zyrtarët e Perëndimit po presin një goditje të mundshme ruse kundër stabilitetit në Ballkan si hakmarrje ndaj sanksioneve Perëndimore ndaj Moskës.

“Europa po përgatit veten për hakmarrje të dhimbshme nga ana e Kreminit ndërsa të dyja palët po bllokohen në një konflikt në duke pa zgjidhe mbi Ukrainën e Krimenë dhe shumë presin që situata të përshkallëzohet në një luftë tregtare shkatërrimtare dhe në destabilizimin e Ballkanit,” raporton Guardian.

Diplomatët Europianë po diskutojnë hartimin e një liste zyrtarësh rusë që do të vihen nën sanksione, bllokim vizash dhe ngrirje të aseteve të tyre në Europë, në rast se Krimeja dhe Rusia ecin përpara me një referendum në Krime për bashkimin e gadishullit me Rusinë. Referendumi sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet të dielën.

Disa zyrtarë Europianë janë të sigurtë se aksionet hakmarrëse fillestare të Rususë do të kryhen në Ballkan.

Presidenti rus Vladimir Putin ka mekanizma të bollshme presioni në përballjen e tij me perëndimin, nga furnizimi me naftë e gaz në mobilizimin e minoriteteve mike me Rusinë në vende të tjera. Ofrimi i kredive të buta për të joshur personazhe apo vende me Rusinë dhe larg integrimit Perëndimor janë mjete të tjera të disponueshme. Mund të ketë pasoja politike të rëndësishme në vende si Bosnja.

Milorad Dodik, udhëheqësi i gjysmës serbe të Bosnjës dhe politikani i angazhuar për sabotimin e çdo përpjekjeje për një shtet normal në Bosnjë, vizitoi Moskën këtë javë dhe u prit si hero nga udhëheqësia e Kishës Ortodokse Ruse. Ai takoi ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dhe pritet të takohet edhe me Putin.

Zyrtarët perëndimorë në Sarajevë dyshojnë se synimi i vërtetë i vizitës është të sigurojë financime ruse në mënyrë që të shkatërrojë një marrëveshje dyvjeçare mes Bosnjës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cila është e kushtëzuar me shkurtimin e vendeve të punës në administratën e fryrë publike në të dy gjysmat e vendit.

Në këmbim, Moska po kërkon mbështetje të hapur për politikën e vet në Krime dhe, nëse kriza përshkallëzohet, një heqje dorë nga Serbia të lidhjeve më të ngushta me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Rusia po e nxid Dodik të marrë pjesë edhe në projektin e Gazsjellësit Rryma e Jugut (Southstream), një projekt që kundërshtohet nga Europa.

“A do të vijojnë ata të kenë marrëveshje me FMN? Kush e di se cilat janë opsionet e tjera që po diskutohen,” tha një diplomat në Sarajevë për Guardian. “Dodik po ndjehet i fortë këto ditë.”

Paddy Ashtoën, një liberal demokrat dhe ish përfaqësuesi i përgjithshëm i Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnjë, paralajmëroi se mbështetja e Moskës për separatizmin e serbëve të Bosnjës mund të ketë pasoja të rrezikshme destabilizuese për Europën.

“Duke parë dobësinë e Bosnjës, përpjekja për të hyrë në një konfrontim më të madh mbi Krimenë është pabesueshmërish e papërgjegjshme. Bosnja nuk është një shtet funksional por një shtet i dështuar,” tha Ashdoën, i cili ka në plan të flasë në Sarajevë javën e ardhëshme për të dhënë alarmin. “Nuk besoj se tani ka gjasa për dhunë, por nuk mund ta përjashtoj këtë si mundësi”.

Ndërsa Putin mund të përshkallëzojë përballjen me Europën duke përdorur furnizimin me gaz që Rusia i bën kontinentit, qeveritë e Europës po hartojnë plane kontigjente për të menaxhuar mungesën e mundshme të gazit rus brenda Bashkimit. Por zyrtarë e diplomatë thonë se Europa Lindore, Gjermania dhe Italia në veçanti do të duhet të vuajnë në rast se Putin reagon përmes energjisë.

“Ne mund të presim masa të ashpra nga Putin. Ai nuk ka asgjë për të humbur,” thotë Michael Leigh, një ish zyrtar i lartë i BE-së. “Ai ka një objektiv të qartë,” tha Leigh, një zyrtar i lartë në Bruksel për Fondin Marshall të Gjermanisë. “Ajo është sfera e influencës të shekullit të 19. Pa përdorimin e forcës, nëse është e mundshme.”

Ndërkohë, një diplomat i lartë i BE-së në Ukrainë, tha se synimi i Putin është të paralizojë dhe dobësojë qeverinë post-revolucionare në Kiev. “Strategjia e Rusisë është që të krijojë fakte në terren, Nuk është vetëm Krimeja. Është mënyra se si e sheh Ukrainën. Synimi është një ballkanizim dhe dobësim i qëllimtë,” tha ai.

Ndërkohë, shqetësime përbëjnë edhe minoritetet pro-Ruse në Moldavi, ku, si Krimeja, kanë një autonomi me parlament dhe po i kërkojnë me forcë qeverisë në Kishinau të zgjedhë Rusinë në vend të Europës.

“Ky është problemi i vërtetë,” tha Leigh. “Komunistët janë të fortë. Rusia është e hapur. Ideja e thjeshtë e Moldovisë për largimin nga Rusia nuk do të joshë pjesën më të madhe të popullsisë. Dhe qeveria në Gjeorgji ka hyrë në mendime mbi këtë çështje.”

You may also like...