Van Gogu mbi dashurinë për letërsinë dhe artin dhe kërkimin mbi rrugën e njeriut

Van Gogu
Van Gogu

Van Gogu është i famshëm për ngjyrat e tij unike, jetën prej asketi dhe artin që nuk i solli kurrë të ardhura. Ai është gjithashtu i famshëm për një seri letrash që i dërgoi përgjatë viteve të vëllait, Teos. Disa fragmente të këtyre letrave tregojnë kërkimin e Van Gogut në rrugën e njeriut dhe dashurinë e tij vetësakrifikuese për artin dhe letërsinë dhe se si këto dy të fundit plotësojnë njëra-tjetrën.

Në janar 1870, njëzetegjashtë vjeçari Van Gog, i cili kishte braktisur shkollën e mesme, mori një emërim gjashtëmujor si predikues në një fshat të vogël – një punë që përfshinte seanca të leximit të Biblës, mësime për fëmijët e shkollës dhe përkujdesje për të sëmurët dhe të varfrit. Ai ia përkushtoi veten tërësisht kësaj pune dhe, në solidaritet me të varfrit, hoqi dorë nga  të gjitha pasuritë e veta dhe jetoi në një kasolle të vogël, ku fjeti në tokë. Por angazhimi i tij doli huq – komiteti kishtar që e pati punësuar atë e pa këtë si një pozim ekstravagant të përulësisë dhe e pushoi nga puna. Në gusht, Van Gogu lëvizi te një fshat aty pranë dhe filloi të vizatojë dhe të shkruajë, – gjë që e kishte bërë prej vitesh për kënaqësi, por që e nisi tashmë si një përpjekje më serioze. Atë verë, vëllai i tij i dashur Teo vizitoi atë për të diskutuar të ardhmen e Vinsentit, duke e bërë të qartë se familja ishte e shqetësuar për shkak të mungesës së drejtimit. (Vinsenti ishte më i moshuari i gjashtë fëmijëve, gjë që plotësonte pritshmëritë për të.) Një bisedë jo e rehatshme, e cila shkaktoi fillimisht një sherr mes vëllezërve, e preku Van Gogun thellë dhe u bë një pikë kthese në jetën e tij.

Më 14 gusht 1879, ai shkroi një letër delikate të vëllait, Teos, e cila u zbulua së fundmi në një thesar letrash të publikuar në një libër 800 faqesh Gjithmonë Juaji: Letra Thelbësore.

Van Gogu gillon duke medituar mbi atë se si biseda që lëndoi e kishte ndihmuar:

Shkruan Van Gogu:

Është më mirë që ne të ndjejmë diçka për njëri-tjetrin se sa të sillemi si kufoma ndaj njëri-tjetrit, dhe akoma më shumë për shkak se për aq kohë dikush nuk ka të drejtë reale ta quajë veten kufomë sepse nuk është ligjërisht i vdekur, është shumë prej hipokriti ose është së paku fëminore që të pozosh si kufomë… Orët që ne kaluam sëbashku në këtë mënyrë së paku na siguruan ne se që të dy jemi ende mbi tokë dhe po jetojmë. Kur unë të pash ty sërish dhe dola një copë shëtitje me ty, unë pata të njëjtën ndjenjë që më herët e kisha më me bollëk se sa tani, një ndjenjë që jeta është diçka e mirë dhe e çmuar dhe e tillë që njeriu duhet ta gëzojë, dhe unë ndjehem më i gëzuar dhe më i gjallë nga sa jam ndjerë prej ca kohësh, sepse pavarësisht vetes sime, jeta është bërë gradualisht apo më është dukur sikur është bërë më pak e çmuar për mua, shumë më e parëndësishme dhe indiferente. Kur dikush jeton me të tjerët dhe është i lidhur nga ndjenja e dashurisë, ai është i vetëdijshëm de ka një arsye për të ekzistuar, se nuk është tërësisht e pavlefshme dhe superfluide por ndoshta e mirë për një gjë apo një tjetër, duke marrë parasysh se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin dhe po bëjmë të njëjtin udhëtim si shokë udhëtimi. Vetërespekti i duur, gjithsesi, është shumë i varur nga marrëdhëniet që ne kemi me të tjerët.

Dhe ai vijon…

I burgosuri që mbahet në izolim, i cili ndalohet nga të punuarit, etj, në të ardhmen e largët, veçanërisht nëse kjo zgjat për tepër gjatë, vuan pasojat njësoj si ai që vuajti nga uria për tepër gjatë. Si të gjithë të tjerët, unë kam nevojë për marrëdhënie dhe miqësi dhe dashuri apo shoqëri të besuar, dhe unë nuk jam si një pompë rruge apo shtyllë llambe, qoftë në gur apo në hekur, kështu që unë nuk mund të bëj pa to pa perceptuar një zbrazëti  apo pa ndjerë mungesën e miqësisë, si çdo burrë tjetër në përgjithësi i civilizuar dhe i respektuar.

Letra, gjithsesi, merr tonin e një lutjeje pasionante ndërsa Van Gogu përpiqet të bindë të vëllain se ai, Vinsenti, nuk është i dështuari i familjes siç familja duket se beson. Duke u ankuar se “dëmtimi, trishtimi, pishmanet e zemrës” të krijuara nga përpjekja më e fundit e xhaxhait të tij për ta bindur të kthehet në shkollë dhe për të ndjekur një profesion të përshtatshëm, Van Gogu neverit idenë e një jete të ndjekur sipas një shtegu të paracaktuar arsimimi tradicional.

Shkruan Van Gogu:

Unë pëlqej të vdes në mënyrë natyrore më mirë se sa të përgatitem për vdekjen nga akademia, dhe pëlqej që të marr me raste leksione nga një korrës bari që mua më duket gjë më e vlefshme se sa leksionet në greqisht.

Përmirësim në jetën time – a nuk duhet unë ta dëshiroj këtë apo nuk duhet që unë të kem nevojë për përmirësim? Unë me të vërtetë dua të përmirësohem. Por pikërisht për shkak se unë e dëshiroj këtë, kam frikë nga ilaçet që janë më të këqija se sa sëmundja. A mund t’i vësh faj ti një personi të sëmurë nëse ai shikon te mjeku drejt e në sy dhe preferon të mos mjekohet gabim apo nga një mjek i paaftë?

Duke trajtuar akuzat e vëllait të tij se ka krijuar “një shije për të vrarë kohën kot,” Van Gogu vëren se ka raste kur të mos bërit asgjë flet në mënyrë të bukur për idenë se ajo që duket si trashje është një tipar themelor i krijueshmërisë:

Shkruan Van Gogu:

“Një të vrarë kohe e tillë është e llojit të çuditshëm. Është në fakt e vështirë për mua të mbroj vetveten në këtë drejtim, por mua do të më mbetej merak nëse ti nuk do ta shohësh këtë nën një dritë tjetër. Gjithashtu unë nuk e di nëse bëj mirë që të përballem me akuza të tilla duke ndjekur këshillën dhe duke u bërë, fjala vjen, një bukëpjekës. Kjo me të vërtetë mund të jetë një përgjigje e mjaftueshme (nëse supozojmë se është e mundur për ne që të transformojmë veten atypëraty në një bukëpjekës, berber apo bibliotekar) megjithatë kjo është një përgjigje prej idioti, e ngjashme me atë të burrit i cili, kur u akuzua se ishte njeri i keq sepse i kishte hipur gomarit përsipër, zbriti menjëherë nga gomari dhe e vijoi rrugën duke e mbajtur gomarin në krahë.

Duke lënë ironinë mënjanë, Van Gogu rrëfen se u “pushtua nga ndjenja e trishtimit” dhe se gjendet në një “betejë të vazhdueshme me dëshpërimin” për shkak se mësoi se familja e tij e sheh atë si “të mërzitshëm dhe barrë, dhe të pavlefshëm për asgjë,” për shkak të mungesës së qëllimit në jetë dhe drejtimit. Duke shprehur dëshirën që marrëdhënia mes vëllezërve të jetë “më me besim nga të dyja anët,” ai lutet për hapësirë, mbështetje dhe optimizëm ndërsa ai kërkon për rrugën e vet:

Shkruan Van Gogu:

Nëse është me të vërtetë kështu, atëherë unë dëshiroj që të më lejojnë që të mos më duhet të jetoj për tepër gjatë. Megjithatë ndërsa kjo më dëshpëron mua përtej çdo mase, pas një periudhe të gjatë meditimi mua gjithashtu më shkon në mendje: Është ndoshta vetëm një ëndërr e keqe, e tmerrshme, dhe pas kësaj ndoshta ne do të mësojmë të kuptojmë më mirë. Por ky është, në fund të fundit, realiteti, dhe a nuk dua unë që një ditë ky realitet të bëhet më i mirë dhe jo më i keq? Shumë vetave kjo padyshim do t’i duket çmenduri dhe supersticion, të besuarit në një përmirësim për më mirë. Në disa raste dimri është kaq i ftohtë i hidhur sa dikush thotë, është vetëm tepër ftohtë, e ç’më intereson nëse vjen vera, e keqja është më e fortë se sa e mira. Por pavarësisht nëse ne e pëlqejmë apo jo, një fund vjen eventualisht për ngricën e fortë dhe një mëngjes të mirë era kthehet dhe ne kemi shkrirje. Duke krahasuar gjendjen natyrore të motit me gjendjen e mendjes sonë dhe rrethanave tona, subjekt variablash ndryshimi, unë vijoj të kem pak shpresë se gjërat mund të përmirësohen.

Kaloi pothuajse një vit deri sa vëllezërit u rilidhën – ndërprerja më e gjatë në shkëmbimin e letrave dhe dashurisë mbështetëse që mes vëllezërve vijoi përgjatë të gjithë jetës – kohë gjatë së cilës Van Gogu u zhyt në gjendje rraskapitjeje dhe dëshpërimi. Më në fund, më 24 qershor të vitit pasardhës, ai i drejtohet sërish të vëllait Teo pasi merr 50 franga nga ai – rreth 200 dollarë të sotëm – të cilat aspiranti pëpr artist i pranon “natyrisht me ngurrim, natyrisht me një ndjenjë melankolie.” Për më tepër, ai thekson vlerën krijuese të melankonisë dhe citon besimin e Niçes te përfitimet shpirtërore që ka vuajtja, ndërsa i shkruan Teos:

Ajo çfarë ndërrimi i puplave është për zogjtë, koha kur ata ndryshojnë puplat, kjo është për ne, qeniet njerëzore fatkeqësia apo mjerim apo koha e vështirë. Dikush mund të mbetet në këtë periudhë lëshimi puplash, dikush mund të dalë prej saj i rigjallëruar, por e gjitha kjo gjithsesi nuk bëhet në publik; kjo vështirë se është dëfryese apo e gëzueshme, pra është një çështje e të bërit të vetes të rrallë. […]

Në vend që të dorëzohem në dëshpërim, unë ndoqa mënyrën e melankonisë aktive për aq gjatë sa kisha fuqi për aktivitet, ose me fjalë të tjera, unë preferova melankoninë dhe shpresat dhe asmiratat dhe kërkimet mbi atë që është e trishtë, e zymtë dhe e pandryshueshme.

Duke medituar se si ai u përshtat me këtë gjendje “melankonie aktive” ndërsa ai e zhyti veten në të bërit art, Van Gogu bën një koment të mrekullueshëm mbi pamjen e vet të jashtme të shkujdesur:

Njeriu që zhyt veten në të gjithë këtë është në disa raste tronditës ndaj të tjerëve pa dashur të jetë i tillë, fyen në një masë të madhe apo të vogël disa norma dhe zakone të caktuara të konvencioneve shoqërore. Është për të ardhur keq kur njerëzit e marrin diçka të tillë për keq. Për shembull, ti e di mirë se unë vazhdimisht e kam neglizhuar pamjen time të jashtme dhe e pranoj këtë, dhe unë pranoj se kjo është tronditëse. Por shiko, telashet me paratë dhe varfëria kanë diçka të bëjnë me këtë, dhe një lloj diskurajimi i thellë ka gjithashtu të bëjë me këtë, dhe pastaj në disa raste është mjet i mirë për të siguruar për veten vetminë që është e nevojshme për të qenë i aftë për të shkuar disi më thellë në këtë fushë të studimit me të cilën je i zënë.

Duke reflektuar mbi mënyrën se si ai kaloi pesë vitet e fundit “pak a shumë pa një pozicion, duke gjezdisur kuturu,” Van Gogu i rikthehet pyetjes së gjetjes së një qëllimi në jetë. Ai ofron një argument madhështor ndaj mitit që kaq shpesh paralizon njerëzit, veçanërisht të rinjtë, kur këta vendosin qëllime në jetë – ideja se shtegu duhet të zbulojë veten para se ti të hysh në të, dhe se ti “duhet të gjesh vetveten” para se të nisësh udhëtimin tënd krijues.

Van Gogu shkruan:

Rruga në të cilën unë gjendem duhet të vijojë; nëse unë nuk bëj asgjë, nëse unë nuk studioj, nëse nuk vijoj të përpiqem, atëhere jam i humbur atëhere shqetësimi më rreh. Kjo është si unë e shoh këtë, duhet të vijosh përpara, përpara dhe kjo është çfarë nevojitet.

Por ju të gjithë thoni, cili është qëllimi yt? Qëllimi do të bëhet më i qartë, do të marrë formë ngadalë dhe me siguri njësoj si një skicë bëhet vizatim dhe një vizatim bëhet pikturë, ndërsa ti punon më seriozisht, ndërsa gërmon më thellë në atë që ishte fillimisht një ide e mjegullt, fillimisht venitëse, që ikën tutje, ose që bëhet e shëndoshë.

Një nga arsyet se pse unë jam pa pozition, se pse unë kam qenë pa pozicion prej shumë vitesh është shumë e thjeshtë sepse unë kam pasur ide të ndryshme nga ata zotërinj që i japin pozicione individëve që mendojnë se u pëlqen.

Duke kundërshtuar akuzën e të vëllait se ai kishte ndryshuar shumë që kur ata ishin fëmijë sëbashku, van Gogu argumenton se vetëm rrethanat kanë ndryshuar, ndërsa vlerat më të thella vetëm sa janë thelluar më tutje ndërsa ai ka zhytur veten më shumë në dy dashuritë e mëdha, art dhe letërsi.

Shkruan Van Gogu:

Ajo që ka ndryshuar është se jeta ime ishte më pak e vështirë atëhere dhe e ardhmja më pak e zymtë, por sa i përket brendësisë sime, për aq sa mënyra ime e të shikuarit dhe të menduarit ka të bëjë me këtë, asgjë nuk ka ndryshuar. Por nëse në fakt ka një ndryshim, ky është që unë tani mendoj dhe besoj dhe dashuroj më seriozisht se atëhere, megjithëse edhe atëhere sakaq mendoja dhe besoja dhe dashuroja.

[…]

Nëse ti mund të falësh një njeri se shkon më thellë në piktura, prano gjithashtu se dashuria për librat është po aq e shenjtë sa ajo për Rembrandin, dhe madje mendo se të dyja plotësojnë njëra-tjetrën.

Lexo më shumë: Van Gogh, Antonin Artaud

You may also like...