Tolloni bëhet hit

 

 

Tolloni: Foto marrë https://www.facebook.com/anthro.al

Tolloni: Foto marrë https://www.facebook.com/anthro.al

Një tollon i kohës së Komunizmit që përbënte autorizimin për të blerë sallam ose mish të grirë, u bë hit në Facebook gjatë ditës së djeshme kur mori brenda pak orësh 41 shares dhe qindra like e komente, ndërsa shqiptarët kujtuan makthin e viteve 1980.

Megjithëse mbi historinë e komunizmit është shkruar shumë, shkrimet kanë qenë bajate. Në dijeninë time nuk ka patur ndonjë analizë të saktë të sistemit të tolloneve ushqimore. Rrjedhimisht, siç ndodh rëndom me historinë tonë, ne duhet të bazohemi te kujtimet për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

Bazuar pjesërisht në kujtime të tilla mbi tollonet dhe çmimet, por bazuar edhe në statistikat e vjetarëve statistikorë të viteve ’80, kam hartuar këtë tabelën e mëposhtme, e cila përmbledh pak a shumë dietën urbane të një familjeje me katër vetë.

Disa nga të dhënat janë supozime, si psh konsumi i bukës.

Llogaritjet me kalori dhe proteina janë bërë duke marrë referencat e OKB.

Në total, dieta shqiptare e konsumit bazë, pa fruta e zarzavate si dhe pa marrë parasysh nevojën për të blerë rroba, për të paguar faturat apo për ndonjë akullore për ditë të dielë, kërkonte 638 lekë të kohës. Kjo jepte afërsisht 2100 kalori dhe 71 proteina. Niveli i konsumit të proteinave qe i ngjashëm me Europën e Mesjetës.

Paga mesatare qe 516 lekë dhe varionte nga 400 lekë që qe rroga e punonjësve të fabrikave në 600 lekë që qe paga e mësuesve e mjekëve. Për të blerë mallrat e konsumit bazë, një çift punëtorësh fabrike duhej të shpenzonin pjesën dërrmuese të pagave të veta.

dieta-1980

You may also like...