Dhjetë urdhëresat nga Machiavelli i shekullit të 21 për Princat e Ballkanit!

 

Çfarë do të thoshte Machiavelli për Ballkanin sot? Pyet Florian Bieber. Në letrën e tij drejtuar një Princi modern Ballkanas, ai nënvizon dhjetë urdhëresa që do t’i mundësojnë Princit për të mbajtur pushtetin me çfarëdolloj mënyre. ‘Udhëheqja është si të vallëzosh në buzë të një vullkani” paralajmëron ai, duke na treguar gjithsesi se ka mënyra për t’i shpëtuar rënies në të.

Të dashur Princa Ballkanikë,

 

Urime për fitoren tuaj në zgjedhjet e fundit elektorale.

Ma merr mendja se dëshironi që ta mbani pushtetin sa më gjatë të jetë e mundur. Ndonëse nuk është aq e thjeshtë sa më parë, ka ende mundësi për të qenë e tillë, nëse juve ndiqni dhjetë urdhëresat e mia të renditura më poshtë.

Duhet të mbani vath në vesh se konsiderimi dhe gjykimi si demokrat dhe reformator ka rëndësi më të madhe nëse vjen nga jashtë, pra nga BE, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe organizatat e tyre. Ato me shumë mundësi janë më strikte se sa audienca e juaj brenda vendit, por ato me shumë gjasa janë më të paditur dhe shancet jane qe shumë shpejt të humbasin interesin.

 

  1. Kontrollo zgjedhjet dhe jo ditën e zgjedhjeve, por më parë

Nëse ndokush nga paraardhësit e tu ka qenë i zoti që të mbushë kutitë e votimit apo të mundësojë të vdekurit të votojnë për të, apo akoma më mirë, t’i mundësonte vetes që të mos kishte kundërshtarë përpara zgjedhjeve kjo fatkeqësisht nuk është më e mundur. Juve duhet t’i fitoni zgjedhjet dhe gjithashtu të njiheni nga ndërkombëtarët. Këto ndërkombëtarë mund të jenë tolerante, le të themi, ne Kaukaz apo Afrike, por ju duhet të dukeni si një demokrat i mirë në Ballkan. I dashur princi im, nuk është e domosdoshme që të jeni realisht i tillë. Ka plot mënyra për t’ia dalë mbanë.

Së pari, shihini zgjedhjet si një rrugë për t’u bërë më i fortë. Koha e zgjedhjeve: ndonjëherë zgjedhjet e parakohshme mund ta kapin opozitën gafil dhe sidomos kur popullariteti jot është në zenit. Ofroji votuesve disa para, apo falu detyrime që ato kanë si faturat e energjisë elektrike, sepse ka shumë mënyra se si mund të fitosh një votë për pakogjë. Ndonjëherë hidh disa para edhe për njerëzit që të mos votojnë (kij parasysh, jepu atyre që do të hidhnin votën e tyre për kundërshtarin tënd). Të vjen në ndihmë edhe njollosja e opozitës si një organizatë e dyshimtë, e devijuar seksualisht, e pabesë ndaj shtetit dhe përgjithësisht dyshuese.

Për më tepër, referojuni librit tim “Fitorja e zgjedhjeve për bedelët”.

 

  1. Kontrollo Mediat, sigurohu që të kesh shumë zëra, të cilët të thonë të njëjtën gjë dhe të jenë mbrojtësit e tu

 

Media është më e rëndësishmja për të fuqizuar pushtetin brenda në vendin tënd.

Tani, ti nuk i zotëron ato, siç princërit pararendës bënin. Gjithsesi disa nga mediat janë ekonomikisht të shëndetshme dhe ajo që mund të bësh për t’i kontrolluar është këshillimi i asaj që raportojnë për ju (e mos harroni se ju jeni reklamuesi më i madh). Shumë gazeta dhe kanale televizive janë me shumë mundësi të zotëruara nga një apo disa kompani perëndimore mediatike që kanë një vlerë m të madhe se sa të ardhurat margjinale apo nga ndonjë biznesmen lokal tek të cilët juve nëse gërmoni mund t’i zbuloni disa fatura taksash të papaguara.

Gazetarët jo pak herë mund të jenë të bezdisshëm, mënyra më e mirë për tu sjellë me to është kërcënimi, por kjo jo në publik, por një farë presioni. Shumica e tyre do të pranojnë të vetë çensurohen.

 

  1. Fol për BE-në dhe dëshirën për tu anëtarësuar në të, por bëje as mish e as peshk

Ty as që mund të bëhet vonë apo nuk do të kuptosh për BE dhe kjo është e kuptueshme, por dëshira për t’ju bashkuar BE është një gjë që duhet. Pa këtë, ti nuk do të ishe zgjedhur asnjëherë duke qenë se të gjithë votuesit duan anëtarësimin në BE. Për më tepër, mund të lihesh në harresë nëse nuk mbështet BE, duke qenë se ndërtimi i qeverisë duhet të marrë miratimin e saj. Kështu, duhet ta duash BE, por hidhi kësaj gjelle një dozë ambiguiteti. Duke qenë shumë pro-Evropian në këto ditë është si t’i shkosh pas një partneri apo partnereje që nuk është se po ta var shumë. Ndaj, hidh disa dyshime në projekt.

 

  1. Fol mbi luftën ndaj korrupsionit dhe reformat. Fol pa fund dhe burgos disa.

 

Kush është pro korrupsionit? Askush. Prandaj nuk ka temë më të sigurtë se sa fushata apo të folurit në kohë për të. Është mirë për të pozicionuar veten si një luftëtar i paepur kundër korrupsionit duke prezantuar atë që është i korruptuar si kundër atij rregulli që ti vendos, duke hedhur kështu një hije korrupsioni ndaj opozitës.

Natyrisht, është e vështirë të qëndrosh në pushtet pa toleruar pak korrupsion. Sigurohu që të kesh një sukses hera herës, të arrestosh dikë, të gjykosh dik. Kij parasysh se arrestimet janë mëtë rëndësishme se sa dënimi. Gjithashtu disa prej djemve të tu, arrestoi. Kjo do të bëjë të dukesh më serioz. Paraqite veten tënde me një stil jetese të thjeshtë sepse kjo ndihmon dhe deklarimi i pasurisë mund të bëhet me një farëlloj lirie në kreativitet.

 

  1. Zgjidh problemet me fqinjin tënd por ndërkohë krijo disa të tjera për të qenë sa më popullor

BE dhe ndërkombëtarët e tjerë u pëlqen që ti të kesh marrëdhënie të mira me fqinjët, prandaj duhet të vizitohen shpesh ato, jo vetëm se ato kanë një pamje të bukur nga deti apo rezorte të pëlqyeshme; duhet folur për kooperimin rajonal, se si ne ndajmë të ardhmen tonë Evropiane (Konsultohu me librin tim ’100 fjalime në rastet e duhura për Princat Ballkanik’).

Por, problemet e reja dhe të vjetra me fqinjët janë dobiprurëse në shtëpi. Ato e heqin vëmendjen nga problemet e tjera, të japin një mundësinë për të thërritur njerëzit rreth flamurit. Nuk ka asgjë më të mirë se sa të rrisësh popullaritetin përmes ngacmimit të fqinjëve. Prandaj, duhet të ndërtosh një balancim mes kënaqjes së ndërkombëtarëve dhe ushqimit të ndjesive të vendasve në këtë pikë.

  1. Gjej miq ndërkombëtarë, disa do të pëlqejnë për çfarë je të tjerët për çfarë hiqesh

 

BE është investitori më i madh i juaji, dhuruesi dhe prospektuesi juaj, por mos investoni vetëm tek to. Flirt imi me të tjerë do të mundësojë BE-në pak xheloze dhe ajo do të tentojë të tërheqë vëmendjen tuaj. Për më tepër, mund ta prezantosh veten si një person që di të ecësh vetë. Duhet të përpiqesh të tregosh se investitorë dhe donatorë të tjerë kanë disa fije të lidhura. Kështu, mund të përdorësh disa burime për tu marrë me favore politike brenda vendit. Gjithsesi, duhet të kuptosh se ato po të përdorin ju gjithashtu, prandaj bëhu gati t’i këpusësh lidhjet kur ato nuk kujdesen më për ty.

 

  1. Punëso militantët e tu dhe hiq nga puna ato të opozitës

Mënyra më e mirë për të qëndruar në pushtet është duke punësuar militantët e tu, ka shumë vende pune që mund të ofrosh, nga pastrues në këshilltar.

Nëse bëhet e qartë se anëtarësimi në partinë tënde është më e rëndësishmja, kjo do të ndihmojë që partia jote të ketë sa më shumë votues. Shumë prej shërbëtorëve të tu civilë do të rekrutojnë me qindra votues për të mbajtur vendet e tyre të punës. Militantët e opozitës mund të pushohen nga puna, nga administrata shtetërore apo ajo private (duke qenë se ju tanimë kontrolloni aksionet e shumë prej kompanive shtetërore), gjithashtu edhe etërit, nënat, motrat dhe vëllezërit e tyre. Ka shumë mënyra për të heshtur apo për t’i bërë të reflektojnë për ato që thonë për ty.

 

  1. Sundimi i Ligjit, sundimi yt, ligji yt

Ndërkombëtarët do të flasin gjithnjë për sundimin e ligjit. Për këtë, i dashur princ Ballkanik, ne të rekomandojmë veprime të shumta, plane të panumërta dhe strategji po aq të panumërta. Gjithsesi, në të vërtetë, është e rëndësishme që të sigurojmë që ligji është i komplikuar mjaftueshmërisht e nuk mund të aplikohet universalisht, sepse përherë ka një hije ilegaliteti që varet mbi atë që mund të përdoret atëherë kur duhet. Demonstruesit mund të gjobiten për bllokimin e trafikut dhe sundimtarë të tjerë të vegjël mund të të kujtojnë se ligji juaj është ai që sundon.

 

  1. Mos kij asnjë ideologji, ajo thjesht do të bëj ty dëm

Mos kij një ideologji të pastër, kjo thjesht të vendos në disa pozicione që krijojnë probleme më vonë. Fokusohu në qëllimet e mëdha si; Evropa, liria, prosperiteti dhe qëndro i qartë në ambiciet specifike gjithashtu.

Por, mos harroni që t’i bashkoheni një familje partiake evropiane fjala vjen si Internacionalja Socialiste apo Partitë Popullore Europiane si një anëtar i organizatës apo si vëzhgues. Ato do të japin një legjitimim ndërkombëtar dhe disa kritika të brendshme potenciale. Gjithsesi, mos e konfondoni këtë me ideologjinë—askush nuk do të votojë për ideologji, ato ju votojnë sepse jeni ju dhe sepse i gjetët një punë tezës apo hallës së tyre.

10.  Premto ndryshimin, por sigurohu që të qëndrojë njëlloj

 

Ndryshimi është ajo që njerëzit duan të përjetojnë, votuesit e tu kanë jetuar përmes krizave ekonomike për gati 28 nga 35 vitet e shkuara. Ato duan që situata të përmisohet, ndaj mos premto se gjërat do të vazhdojnë të jenë siç janë, por pikturo një pikturë se si do të jetë. Gjithsesi, ndryshimi është i rrezikshëm. Prandaj vazhdo t’i mbash gjërat njësoj, ndryshimi është një premtim i thjeshtë por i rrezikshëm po ndodhi në realitet. Prandaj, ndryshimi do të thotë fushata të vazhdueshme. Drejtoje qeverinë tënde sikur po dëshiron ta fitosh vendin e kryetarit të qeverisë. Kjo do të bëjë të dukesh energjik, të gatshëm për të përballuar zgjedhje të parakohshme dhe kjo të bën të dukesh sikur je ende në opozitë edhe kur nuk je. Prandaj, ndryshimi i kompozimit të qeverisë, ndryshimi i politikës, shpallja e planeve të mëdha janë gjithnjë mënyra të mira për të folur për ndryshimin.

 

I dashur Princ Ballkanik,

Sundimi është si të kërcesh mbi buzën e një vullkani. Mund të sundosh vetëm nëse pohon se je një demokrat në favor të integrimit në BE, por mundet të vazhdosh të qeverisësh për një kohë të gjatë duke mos i zbatuar ato të cilat ti i përcaktove si kritere. Sepse dikush tjetër mund t’i praktikojë këto dhe të hipë në pushtet ndërsa ti të përfundosh në burg. Prandaj, duhet të ecësh në një fije të perit për të përmbushur gjërat e duhura për votuesit e tu dhe për BE-në, e ndërkohë duke bërë diçka tjetër.

Paç fat, disa prej jush po veprojnë siç duhet, me disa aftësi ti mundet tu bashkohesh grupit të tyre.

 

 

_________________________________

 

Dr Florian Bieber është një Profesor i Studimeve Juglindore të Studimeve Evropiane dhe Drejtor i Qendrës për Studimeve Evropiane të Universitetit të Grazit, Austri. Fusha e tij e kërkimit përfshin ndërtimin institucional dhe shtetet multietnike, nacionalizmin dhe konfliktin etnik sikundër dhe sistemet e Evropës Jug-lindore.

You may also like...