Krimeja: Misioni i Putin është plotësuar

_73330037_73330036PJ Crowley

Ish Asistent i Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve John Kerry ka shprehur vetëbesim të dielën duke thënë se “Rusia do të humbasë” në përballjen me Perëndimin për Ukrainën. Por nga koha kur Kerri do të arrijë në Kiev për konsultime urgjente me qeverinë e përkohëshme të vendit, Presidenti Vladimir Putin sakaq do ta ketë arritur objektivin e tij kryesor në rajon – rifitimin e mekanizmit të presionit mbi rrjedhën e ngjarjeve në revolucionin pa skenar të parapërgatitur të Ukrainës.

Problemi në vlerësimin se cila anë do të triumfojë në fund – Moska apo Brukseli dhe Uashingtoni – është se palët po luajnë një lojë të ndryshme.

Perëndimi deri tani po luan kundër Rusisë, por Rusia po konkurron për Ukrainën. Deri tani Putini po fiton me një kosto që ai është i gatshëm të paguajë.

Ukraina dhe Perëndimi kanë disa letra triumfi për të luajtur, por mund të mos jenë të gatshme të pranojnë koston dhe rrezikun që shoqëron këto letra.

Sekretari Kerry tha të dielën se Ukraina nuk duhet të bëhet “Lindje – Perëndim Redux” bazuar në llogaritjet e një loje me rezultat zero, por në fakt kjo është çfarë po ndodh. Ukraina është çështja e fundit madhore e pazgjidhur nga fundi i Luftës së Ftohtë. A e identifikon ajo veten me Lindjen apo me Perëndimin? Është vija ndarëse në zemër të revolucionit dhe të historisë, sociologjisë dhe politikës së Ukrainës.

Kriza filloi në nëntor mbi një zgjedhje pa kthim për Ukrainën” të zgjidhte Bashkimin Europian apo Bashkimin Doganor Euroaziatik.

Ish-presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovych pa në Lindje, i joshur nga një premtim i Putin prej 15 miliardë dollarësh në ndihmë të ekonomisë së vendit. Një element i rëndësishëm i popullit të tij pa nga Perëndimi dhe protestoi ndaj vendimit të tij deri sa e detyroi të arratiset në Rusi.

Presidenti Barack Obama tha të premten se do të ketë kosto për ndërhyrjen e Rusisë në Krime dhe Sekretari Kerry detajoi menunë e opsioneve: izolim politik, sanksione të shënjestruara dhe reduktim të investimeve e tregtisë.

Tregtia e kostove

Por edhe Putini ka në xhep disa kosto që mund të imponojë mbi Perëndimin.

Për shembull, kryeministri i përkohshëm i Ukrainës Arseniy Yatsenyuk tha të dielën se Ukraina është “në prag të katastrofës”. Yanukovych mund të jetë arratisur duke marrë me vete deri në 70 miliardë dollarë. Kasafortat e shtetit janë bosh.

Putini tërhoqi bllokun e çeqeve të veta pasi dha vetëm 3 miliardë. A mundet Perëndimi dhe/ose institucionet financiare ndërkombëtare të mbushin boshllëkun e krijuar dhe sa shpejt? Asnjë garanci nuk do të jetë e mjaftueshme duke marrë parasysh pasigurinë e zgjatur ekonomike të Perëndimit.

Perëndimi mund të imponojë sanksione mbi individët dhe entet që mendohet se po minojnë pavarësinë e Ukrainës. Por ka kufizime mbi atë që mund të bëhet pa dëmtuar interesat ekonomike Europiane. Edhe pse prodhimi botëror është zgjeruar, Rusia ka ende ndikim të konsiderueshëm mbi sektorin energjetik të Europës. Gjermania vijon të marrë një të tretën e gazit nga Rusia. Do të ketë ngurrim.

Fuqitë kryesore ekonomike kanë pezulluar planet për samitin e ardhshëm të G8 të planifikuar për t’u zhvilluar në qershor në Soçi. Sipas të gjitha gjasave, takimi do të anulohet.

G7 mund të pezullojë anëtarësinë e Rusisë në këtë klub, por realiteti është se Putini interesohet më shumë për Ukrainën se sa për marrëdhëniet e tij me Perëndimin.

Objektivi i tij strategjik është ta mbajë Ukrainën në sferën e ndikimit të Rusisë, qoftë si një shtet klient, qoftë si një jastëk neutral.

Karta e fortë e Perëndimit është rifillimi i bisedimeve që mund ta sjellin Ukrainën në Bashkimin Europian e ndoshta, edhe në NATO. Por a janë të gatshme Shtetet e Bashkuara dhe Europa të rrezikojnë një ndarje themelore mbi Rusinë për një rezultat të paqartë në Ukrainë?

Kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

Këto probleme padyshim do të shfaqen në zgjedhjet e ardhëshme të Ukrainës në maj. Ukraina nuk ka aftësi praktike për të ndjekur zgjedhje të tilla strategjike për momentin, por nëse duket se debati avancon në opsione të tilla, kjo mund të nënkuptojë edhe fundin e Ukrainës në formën e saj aktuale.

Krimeja ka në plan të bëjë një referendum për të zgjedhur vijimin e autonomisë, pavarësinë apo bashkimin me Federatën e Rusisë.

Nuk është e qartë nëse Putini kërkon Krimenë që t’i ridhuroohet Rusisë, por ai ka dhënë sinjale për disa njësi administrative – ato me nënshtetësi ruse apo ato me lidhje të fuqishme etnike, gjuhësore dhe kulturore me Atdheun.

Ndarja e Krimesë mund të jetë një ilaç i hidhur për t’u pranuar nga qeveria e Ukrainës. Kievi mori një goditje të fortë për besnikëritë e dyshimta në fundjavë. Shefi i sapoemëruar i Marinës së vet dezertoi pas vetëm 24 orësh në detyrë.

Por pasi u gjet në pozicionin e gabuar në të ardhmen ekonomike të Ukrainës, ndërsa aftësia për të mbijetuar e Yanukovich u ezaurua dhe qëndrueshmëria e protestave në Maidan u vërtetua, Vladimir Putin e rifitoi mekanizmin e presionit si dhe kohën e hapësirën për të minuar këtë revolucion njësoj siç bëri pas revolucionit të vitit 2005. Kjo është çfarë ka ndodhur në të vërtetë gjatë ditëve të fundit.

You may also like...