22 maj
Simbol i zgjedhjeve të manipuluara rëndë, bëhet fjalë për 22 majin e vitit 1996, kur qeveria e Sali Berishës kreu të gjitha manipulimet e mundshme dhe i shpëtoi edhe kritikave të hapura nga shumë ndërkombëtarë, të cilët në një rast, lavdëruan qeverinë për faktin që kishte ndërmarrë një “fushatë të ndërgjegjësimit publik” si fenomen i ri në zgjedhjet shqiptare.