Bishti-i-lopatës-mëngë-xhupi
Aludim i një polici bashkiak të Erion Veliajt, i cili deklaroi se një aktivist mjedisor, kishte fshehur një bisht lopate nën mëngën e një xhupi lëkure, dhe për rrjedhojë, e goditi atë në gjoks aq fort sa e la dy ditë në spital. Polici Dritan Hardhija, i cili u prezantua nga Erion Veliaj si aktivist mjedisor dhe drejtues i grupit të biçiklistëve në Bashkinë e Tiranës, rezultoi më vonë njëkohësisht tifoz i Partizanit dhe i Musolinit. Pretendimi i tij dhe i Veliajt gjithsesi rezultoi i gënjeshtërt pasi Policia refuzoi ta arrestojë agresorin e dyshuar. Fjalorthi Politik Shqiptar