Blair dhe Campbell, vullnetarisht, pa kosto me pagesë

ghost_novelKëshilltari i kryeministrit Edi Rama na dha një shpjegim këto ditë mbi punën e tij në Shqipëri për llogari të tabloidit Sun. Pyetur nga Sun për punën e tij në Shqipëri, Campbell, siç thotë vetë në një blog, ofron shërbimet e tij “veçmas” Tony Blair dhe se këto shërbime për Ballkanin i ofron “për tarifa shumë më të ulëta se zakonisht”. Ai na sugjeron edhe një burim për financimin: “Unë jam mbështetur nga një donator joqeveritar nga Europa Perëndimore”, thotë ai duke refuzuar të japë emrin e donatorit [Blogu i Campbell].

Më herët nuk qe e qartë se çfarë pune dhe përkundrejt çfarë shpërblimi Campbell i ofronte shërbimet e tij për Ramën.

Tony Blair gjithashtu po i jep shërbime “Shqipërisë”. Sipas zëdhënëses së tij, shërbimet e Blair vijnë “pa kosto për qeverinë e Shqipërisë”, por media ndërkombëtare sugjeron se gjithsesi grupi i tij i punës do të financohet nga një institucion ndërkombëtar, ndërsa sipas kryeministrit Edi Rama, Blair shërben “personalisht, tërësisht vullnetarisht”.

You may also like...