Fashizmi
Pjesë e shkëputur nga “The Concise Encyclopedia of Economics”
Sheldon Richman*
Si një sistem ekonomik, fashizmi është socializëm me një lustër kapitalizmi. Fjala e ka rrënjën e saj nga fasces, simboli romak i kolektivizimit dhe fuqisë; një grumbull shufrash të lidhura me një sëpatë të dalë. Në ditët e saj më të arta (vitet 1920 dhe 1930), fashizmi ishte si një e mesme e artë mes kapitalizmit liberal që ishte në kulmin e tij, i cili shoqërohej me një konflikt mes klasave, garës së kotë dhe përfitimit të orientuar drejt egoizmit dhe nga ana tjetër Marksizmit revolucionar, me pasojat e tij të dhunshme sa i takon ndarjes dhe persekutimit social të borgjezisë. Fashizmi zëvendësoi veçantitë e nacionalizmit dhe racizmit—“gjakut dhe tokës”—në kurriz të internacionalizmit si të liberalizmit klasor ashtu edhe të marksizmit.
Atje ku socializmi kërkonte një kontroll totalitar të proceseve ekonomike të shoqërisë përmes shtetëzimit të operacioneve shtetërore dhe të prodhimit, fashizmi kërkonte një kontroll indirekt të tyre, përmes kontrollit të pronarëve të tyre. Nëse socializmi shtetëzonte pronën private në mënyrë të drejtë për drejtë, fashizmi e bënte në mënyrë indirekte, duke i kërkuar pronarëve të përdornin pasurinë e tyre dhe pronat e tyre në “interes të kombit”- dhe këtë të fundit e përcaktonin autoritetet autokratë. (Gjithsesi, shumë pak prej këtyre industrive u shtetëzuan.) Nëse socializmi zhduku të gjitha tregjet e lira, fashizmi i la ato sa për fasadë duke planifikuar të gjithë aktivitetet ekonomike. Nëse socializmi zhduku paranë dhe çmimet, fashizmi kontrollonte sistemin monetar dhe përcaktonte çmimet dhe politikat e pagave. Duke vepruar kështu, fashizmi denatyroi tregun. Sipërmarrjet u shkatërruan. Ministritë dhe jo konsumatorët përcaktonin se çfarë duhej prodhuar dhe në cilat kondita.
Fashizmi nuk duhet ngatërruar me intervecionizmin, apo ekonominë mikse. Intervecionizmi kërkon të udhëzojë procesin e tregut, por jo ta eleminojë atë, sikundër bëri fashizmi. Rroga minimale dhe ligjet antitrust, ndonëse rregullojnë tregun e lirë, janë tejet larg nga planet disa vjeçare të Ministrisë së Ekonomisë.
Nën fashizëm, shteti, përmes karteleve zyrtarë, kontrollonte çdo aspekt të manifakturave, tregtisë, financave dhe agrikulturës. Planet e bordeve përcaktonin produktet e linjës, nivelin e prodhimit, çmimet, rrogën, konditat e punëtorëve si dhe madhësinë e firmës. Licencimi qe i kudondodhur, asnjë aktivitet ekonomik nuk lejohej pa lejen e qeverisë. Niveli i konsumit qe i diktuar nga shteti dhe “eksesi” në të ardhura duhet t’i nënshtrohej taksave apo “borxhit”. Ngarkimi i vazhdueshëm i manifakturave solli avantazh ndaj firmave të huaja që kishin mundësi të eksportonin. Por duke qenë se politikat qeveritare kishin për synim autarkinë, apo vetëmjaftueshmërinë kombëtare, proteksionizmi qe i domosdoshëm: importi qe i ndaluar apo rreptësishtë i kontrolluar, duke i hapur rrugë vetëm pushtimeve për rritur mundësitë e burimeve. Fashizmi pra nuk qe i përputhshëm me paqen dhe me ndarjen ndërkombëtare të punës- një prej hallkave të liberalizmit.
Fashizmi e përthithi korporatizmin, në të cilën përfaqësia politike qe bazuar në tregti dhe industri më së shumti se sa në gjeografi. Në këtë pikë, fashizmi tregoi rrënjët e tij në sindikalizëm, një formë nga e cila ai buroi dhe që origjinën e ka në të majtë. Qeveria kartelizoi firmat e të njëjtave industri, me përfaqësues të punëtorëve dhe menaxherëve që i shërbenin bordeve të panumërta vendore, rajonale dhe kombëtare—subjekte të përhershme të autoritetit final të planit ekonomik të caktuar nga diktatori. Korporatizmi kishte për qëllim që të lajmëronte divizionet brenda kombit, sa i takon mbylljes së fabrikave apo grevave të sindikalistëve. Çmimi i një “harmonie” të tillë qe humbja e aftësisë për të lëvizur dhe për të kryer marrëveshje.
Për të mbajtur të lartë punësimin dhe për të minimizuar pakënaqësitë popullore, qeveritë fashiste morrën masa të mëdha sa i takon projekteve publike të financuara nga taksat e pjerrëta, huamarrjet dhe krijimin e parave fiat. Ndërsa shumë prej këtyre projekteve qenë vendore, si rrugë, ndërtesa dhe stadiume, projektet e mëdha dhe më të rëndësishme qenë ushtarake, e në to merrte pjesë ushtria dhe kishin si synim prodhimin e armëve.
Antagonizmi i liderëve fashist ndaj komunizmit ka qenë keqinterpretuar si relatë e të parëve ndaj kapitalizmit. Në fakt, antikomunizmi fashist ka qenë i motivuar nga besimi se në mijëvjeçarin kolektivizues të fillim shekullit të njëzetë në Evropë, komunizmi qe rivali më i fortë sa i takon aleancës së popullit. Ndërsa me komunizmin, nën fashizëm, çdo qytetar konsiderohej si një i punësuar dhe banor i totalitarizmit, pra të një shteti të dominuar nga partia. Për pasojë, qe prerogativë e shtetit për të përdorur dhunën, apo kërcënimin e tij për të mposhtur qoftë edhe një opozitë paqësore.
Nëse mund të përcaktojmë një arkitekt të fashizmit ai qe Benito Mussolini, një ish editorialist marksist i cili, pasi ra pre e etheve nacionaliste, u nda nga e majta kur Lufta e Parë Botërore po niste, për të qenë lideri i Italisë në 1922. Musolini e diferencoi fashizmin nga kapitalizmi liberal në autobiografinë e tij të vitit 1928:
Qytetarët në shtetin Fashist nuk janë më egoistë dhe individualistë të cilët kanë të drejtën anti-sociale për t’u rebeluar kundër ligjeve të Kolektivizimit. Shteti Fashist përmes konceptit të korporatave vendos njeriun dhe mundësitë e tij në një punë prodhuese dhe interpreton për to detyrat që ato duhet të përmbushin. (p. 280)
Përpara se të rrëshqiste në imperializmin e vitit 1935, Musolini qe shpesh përgëzuar nga amerikanët dhe britanikët, përfshirë edhe Churchillin, për programin e tij ekonomik.
Në të njëjtën mënyrë, Adolf Hitler, lideri i partisë Nacional Socialiste (Nazi) adoptoi fashizmin në Gjermaninë e vitit 1933 është shprehur:
Shteti duhet të jetë supervizori dhe çdo pronar duhet ta konsiderojë veten e tij si të emëruar nga shteti. Është detyrë e tij jo të përdorë pronën e tij kundër interesit të bashkëqytetarëve. Kjo është një pikë e rëndësishme. Rajhu i tretë do të ketë përherë të drejtë për të kontrolluar pronarët e pronave. (Barkai 1990, pp. 26–27)
Të dy kombet ndërmorën skema planifikuese ekonomike për arritur objektivat e tyre shtetërore. Shteti korporativist i Musolinit “e konsideronte iniciativën private në prodhim si instrumentin më efektiv për të mbrojtur interesin kombëtar” (Basch 1937, p. 97). Por kuptimi i “iniciativës” është i ndryshëm nga kuptimi i saj në një ekonomi tregu. Punëtorët dhe menaxhimi janë organizuar në njëzet e dy industri dhe “korporata” tregtare, ku secila prej tyre kishte një anëtar të Partisë Fashiste si anëtar të bordit me peshë. Korporatat qenë konsoliduar në një Këshill Kombëtar Korporatash, gjithsesi, vendimmarrjet e vërteta merreshin nga agjencitë shtetërore si Instituto per la Ricosstruzione Industriale, që kishte aksione në industri, agrikulturë dhe sipërmarrjet e real estate sikundër Instituto Mobiliare, kontrollonte kreditë e shtetit.
Regjimi i Hitlerit i eliminoi korporatat e vogla dhe detyroi pjesëmarrjen në kartela.1 Dhoma e Tregtisë së Rajhut qe kupola e një burokracie të komplikuar që përfshinte thuajse 200 organizata nga të gjithë fushat e ekonomisë dhe po kështu përbëhej nga shumë këshilla të tjerë kombëtare në vetvete. Fronti i Punës, një zgjerim i Partisë Naziste, drejtonte të gjithë punët e punësimit, përfshirë pagat dhe caktimin e punëtorëve në poste të ndryshme. Rekrutimi i punëtorëve nisi në vitin 1938. Dy vjet më herët se kjo datë, Hitleri kishte shpalosur një plan katër vjeçar për ta zhvendosur ekonominë kombëtare drejt luftës. Në Evropë përgjatë kësaj kohe Spanja, Portugalia dhe Greqia ndiqnin politika fashiste të ekonomisë.
Në SHBA, duke filluar nga 1933, plejada e ndërhyrjeve të qeverisë e njohur si Marrëveshja e RE pati sjellje që të kujtojnë shtetin korporatë. Akti i Rigjallërimit të Industrisë Kombëtare krijoi kode autoriteti dhe kode të praktikës që qeverisnin të gjitha aspektet e manifakturave dhe tregtisë. Akti i Rigjallërimit të Industrisë Kombëtare e shndërroi qeverinë Federale në arbitrin përfundimtar të çështjeve të punësimit. Akti i Rregullimit Agrikulturor solli si risi planifikimin qendror të fermave. Objekti qe reduktimi i garës dhe rregullimi i outputit në mënyrë që të ruajmë rënien e çmimeve dhe të ardhurave të një grupi të caktuar, siç ndodhi gjatë Depresionit të Madh.
Është një çështje e debatueshme nëse Marrëveshja e Re e presidentit Roosvelt influencoi drejtë për drejtë në politikat ekonomike fashiste. Musolini në fakt e lëvdoi Marrëveshjen e Re si “një ndërhyrje e guximshme në fushën e ekonomisë” dhe Roosvelt gjithashtu përgëzoi Musolinin për “qëllimet e tij të ndershme në rigjallërimin e Italisë” dhe vuri në duke se ai ka mbajtur “një lidhje të afërt me zotërinjtë e nderuar italianë.” Gjithashtu, Hugh Johnson, kryetari i Administratës Kombëtare të Rigjallërimit, dihet që mbante me vete një kopje të librit pro Musolini të Raffaello Viglione, Shteti Korporatë, me vete, dhe një kopje ia tregoi Sekretarit të Punës Frances Perkins, i cili në pension i kushtoi një nderim diktatorit italian.
Mbi Autorin
Sheldon Richman është redaktor i The Freeman: Ideas on Liberty pranë Fondacionit për Edukim Ekonomik në Irvingtonon-Hudson, N.Y.
Lexime të mëtejshme
Barkai, Avraham. Nazi Economics: Ideology, Theory, and Policy. Trans. Ruth Hadass-Vashitz. Oxford: Berg Publishers Ltd., 1990.
Basch, Ernst. The Fascist: His State and His Mind. Neë York: Morroë, 1937.
Diggins, John P. Mussolini and Fascism: The Vieë from America.Princeton: Princeton University Press, 1972.
Flynn, John T. As Ëe Go Marching. 1944. Reprint. Neë York: Free Life Editions, 1973.
Flynn, John T. The Roosevelt Myth. Neë York: Devin-Adair, 1948.
Laqueur, Ëalter, ed. Fascism: A Reader’s Guide. Berkeley: University of California Press, 1976.
Mises, Ludëig von. Omnipotent Government. Neë Rochelle, N.Y.: Arlington House, 1944.
Mussolini, Benito. Fascism: Doctrine and Institutions. Firenze: Valleçhi, 1935.
Mussolini, Benito. My Autobiography. Neë York: Scribner’s, 1928.
Pitigliani, Fauto. The Italian Corporative State. Neë York: Macmillan, 1934.
Poëell, Jim. FDR’s Folly: Hoë Roosevelt and His Neë Deal Prolonged the Great Depression. Neë York: Croën Forum, 2003.
Shirer, Ëilliam L. The Rise and Fall of the Third Reich. Neë York: Simon and Schuster, 1960.
Tëight, Charlotte. America’s Emerging Fascist Economy. Neë Rochelle, N.Y.: Arlington House, 1975.
Shënime
- “Laës decreed in October 1937 simply dissolved all corporations ëith a capital under $40,000 and forbade the establishment of neë ones ëith a capital less than $20,000” (Shirer 1959, p. 262).