Tony Blair: prej heroit të Laburistëve të Rinj në turp politik
Mik i Murdok, këshilltar i regjimeve autoritare dhe partner i super pasanikëve– reputacioni i ish kryeminstrit është në një spirale rënëse dhe çdo zbulim i ri ka tendencën që të jetë një goditje gjithnjë e më e rëndë.
Andy Beckett, Guardian
Në autbiografinë e tij të pasheshuar por hera herës befasuese , A Journey, publikuar në 2010, ka një kapitull që të bën përshtypje në mënyrë të veçantë nëse lexohet tani. Atje përshkruhen vitet e fundit të tij nën petkun e kryeministrit, nga mesi i vitit 2005 deri në mesin e vitit 2007.
“Gjatë kësaj kohe,” shkruan Blair, “Përpiqesha të mbaja veshur…..një lloj mburoje psikologjike që shigjetat të mos e kalonin atë, e për të fituar një farëlloj lehtësie që do të më lejonte, në një mënyrë, që të lundroja mbi turmën e djallëzuar që kishin shqyer gjymtyrët e mia. Kishte kurajë në këtë [sjellje] dhe unë tani që kthej kokën pas e shoh me krenari këtë veprim,” përfundon ai. “Nuk kam pasur … frikë në të vërtetë, por kam qenë thuajse moskokëçarës për sigurinë time politike.”
Titulli i kapitullit është “Toughing It Out-Dreqosja”. Javën e shkuar, gjatë gjygjit të Rebekah Brooks ku u dëgjuan telefonatat e saj, një email nga ish editori i Neës of the Ëorld doli në pah, i dërguar një ditë pasi tabloidi i djathtë u turpërua e u mbyll në 2011 dhe gjashtë ditë përpara se ajo të arrestohej. Bosit të saj, James Murdoch, Brooks i shkruante: “Komunikova një orë në telefon me Toni Blair. Ai më tha … Bëhu e fortë … Do të kalojë. Mblidh veten. Ai është i disponueshëm për ty, KRM [Rupert Murdoch] dhe gjithashtu dhe për mua si një këshilltar jozyrtar por kjo duhet të mbetet mes nesh.”
Si lideri i Laburistëve dhe kryeministër, një nga karakteristikat përcaktuese të Blair ka qenë gadishmëria – e matur apo e turpshme, kjo varej nga shija politike – për të mbajtur relata të mira me grupe interesi të djathta, aq më pak shtypin e Murdok. Emaili i Brooks-it, i fundit në një seri të gjatë goditjesh dhe zbulimesh për sjelljet e Bleir që nga çasti që ai la politikën në Ëestminister (pra jetën parlamentare, sh.p) shtatë vite më parë, ka treguar se lehtësia e tij me rivalët tradicionalë të së majtës ka qenë në fakt e varur: ka një farëlloj instikti që ai dhe ato kanë qenë përherë në të njëjtin drejtim.
Me buzëqeshjen e tij prej komisioneri dhe vetëbesimin e madh, me aftësinë e tij prej ish avokati për të pranuar dhe argumentuar jo domosdoshmërisht argumente të përputhshme, ka krijuar mundësinë që të krijojë një figurë publike gjithnjë të rrëshkitëshme dhe të paqshme. “Ai është një natyrë e lirë dhe kështu do të jetë përherë,” thotë historiani i Partisë Laburiste Ross McKibbin. “Të qenurit një natyrë e lirë i ka bërë mirë atij fillimisht.” Por që nga “udhëtimi” i Blair në Doëning Street, që është gjithashtu kontroversial, e ka dërguar atë në disa vende të diskutueshme.
Në 2008, në çastet kur bankierët filluan të shiheshin si të poshtërit e ekonomisë botërore, ai pranoi një post këshilluesi tek banka Amerikane e investimeve JP Morgan. Sipas Financial Times në 2012, ajo “i pagoi atij rreth £2.5m në vit”. Në 2011, përmes një firmë konsulente ai krijoi me shpejtësi pas Doëning Street, Tony Blair Associates, duke u shndërruar në këshilltarin e pasanikut të arit të zi, autoritarit Kazakistanas. “Tortura është e zakonshme ” atje, shprehet Amnesty International.
Muajin e kaluar, kur vizitoi Egjiptin, Blair mbrojti puçin e vitit 2013 që solli rrëzimin e qeverisë së Muhamed Mursit: “Në të vërtetë, Vëllazëria Myslimane u përpoq që t’i hiqte vlerat bazë këtij vendi … Ushtria ndërhyri në vullnetin e njerëzve por kjo për të vendosur rregull edhe për ta dërguar vendin në një stad të ri zhvillimi, i cili duhet të jetë demokratik.” Edhe pse ato katër fjalët e fundit sikur sfumojnë fjalinë, argumenti i Blair në mënyrë të frikshme të sjell ndërmend deklaratën e famshme të katër dekadave më parë nga Augusto Pinoçeti gjatë puçit Kilian, kur ai rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Salvador Alendesë, një ngjarje ende në kujtimet e rrethit Laburist: “Ne e justifikojmë ndërhyrjen tonë për të rrezuar qeverinë e cila është e paligjshme, imorale dhe nuk përfaqësonë ndjenjat e kombit.”
Qeveria e Blair një herë e një kohë tronditi të majtën duke lejuar arrestimin e Pinoçetit në Londër. Por ajo qe në 1998; ditët në të cilat edhe era më e dobët e socializmit frynte pranë Blair kanë ikur tani. Në Një Udhëtim, publikuar katër muaj më parë pasi koalicioni mori pushtetin, ai shkroi: “Nëse qeveritë nuk trajtojnë defiçitet, fatura do të shkelet nga taksapaguesit.” Pastaj shtonte: “Roli i qeverisë është për të stabilizuar [ekonominë] e më pas për të ikur nga rruga.” Një miratim i nevojshëm për strategjinë austerike të tkurrjes së shtetit, të menduar nga David Cameron, nga një Laburist do të ishte shumë e vështirë për t’u imagjinuar.
Që nga 2007, gjatë viteve të shtrëngimit të rripit nga britanikët, Blair duket se e ka patur me qejf për të qenë vërdallë– e për të qenë njëri nga – “ato që bëjnë para “, sikundër ai i referohet në librin e tij supër të pasurve me disa thënie të rastit. “Blair përzien Buffets dhe Gateses,” thotë John Kampfner, autor i Blair’s Ëars, “kur nuk shihet si ndonjë habi e madhe se ti vjen me një avion privat. In Blairland, ka një ndjesi të tipit: ‘Jam pjesë e elitës globale të Davosit. Por nuk kam mundur dot që të fitojë aq sa duhet deri më tani.'”
Blair na paraqet në këtë mënyrë fotografinë e stilit të tij të jetës në këtë mënyrë. “Këtë nocionin se unë dua të bëhem bilioner me një jaht; nuk e dua! Nuk do jem kurrë një pjesëtar i supër të pasurve. Nuk kam asnjë interes në gjithë këtë,” i ka thënë ai Financial Times në 2012. Por këshillat dhe fjalimet e tij e tij të ndërlikuara dhe sekrete mbi të bërit biznes – në 2009 një nga folësit e Blair refuzoi që t’i shpjegonte emrin e njërit prej tyre, Ëindrush Ventures, për Guardian – e kanë ndihmuar atë që të ndërtojë një pasuri personale “të vlerësuar tek £70m”, reporton Daily Telegraph i muajit të shkuar. Kjo gjithashtu përfshin një shumë provokative për pasurinë e një figure politike në një vend që po kalon një periudhë paniku me pronësitë e shtëpisë. Që nga ikja pre Doëning Street, shtëpia e Blair në Londër ka qenë një shtëpi ëndrrash në Connaught Square, pranë Hyde Park, me një stallë të madhe pas saj dhe shumë roje të armatosura që i ruajnë të dyja ato. Rezidenca e tij shtetërore, e marrë në 2008, është edhe më e madhe: një shtëpi e madhe Queen Anne në Buckinghamshire e quajtur South Pavilion, me pishina dhe fusha tenisi. Forma e tij tregojnë se ai i pëlqen të dyja këto.
Trajtesa e fundit e revistës Vanity Fair citon një lajm jo fort interesant që qarkullon për të ku thuhet se ish bashkëshortja e Rupert Murdoch, Ëendi Deng ka thënë: “Ai ka një trup aq të mirë dhe ka këmbë me të vërtetë të bukura [dhe] Butt …” zërat thonë se Blair dhe Deng kanë pasur një marrëdhënie mes tyre që nga koha kur Murdok, çuditërisht, kërkoi divorcin verën e shkuar; Blair i ka mohuar gjithnjë këto zëra dhe Deng është shprehur për Vanity Fair se nuk do të shprehet “në publik mbi këto deklarata dhe as nuk do t’i përgjigjet pretendimeve negative”. Por nuk kemi asnjë mohim për afrinë e tij si me Deng ashtu edhe me vetë Murdok, deri në ditë që ata u ndanë. Në 2010, javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në të cilat gazetat e Murdok bënë ç’është e mundur për të nxjerrë jashtë Laburistët nga zyra kryeministrore, Blair në mënyrë sekrete u bë kumbari i vajzave të Deng dhe Murdoch.
“Nuk ia arrite dot,” u shpreh një ish anëtar i rrethit të brendshëm të Laburistëve të Rinj. “Atëherë kur ti mendoje se sjellja e Tonit nuk mund të bëhej më shumë e bezdisshme … Veprimet e tij do të ishin të çuditshme edhe për syrin e një kapitalisti të flaktë ish kryeministër, por për një laburist, mendoj se ishte e tmerrshme. Shpërfytyronte shumë prej mbështetësve të tij në zyrë. Ai shkatërroi frymën e Laburistëve të Rinj.”
Të tjerë ish kryeministra Laburistë kanë turpëruar partinë. Harold Ëilson u shndërrua në një dështak i sukseshëm si prezantues i chatshoë-ve; Ramsay MacDonald i dha mundësinë Torëve që të krijonin një koalicion dominues dhe u përjashtua nga partia – megjithëse Blair ende nuk ka bërë një tradhëti të tillë ende. Gjithsesi McKibbin, se të gjithë ato “kishin një qëndrim të ndryshëm mbi paranë. Ëilson qe i varfër kur vdiq. [Jim] Callaghan kishte një fermë të lezetshme, në të cilën ai u tërhoq.” Madje dhe i përqeshuri Gordon Broën, i heshtur që nga humbja e zgjedhjeve, duket më i nderuar se sa kontroversiali Blair dhe karriera e tij e re.
Në fakt, ka disa elementë të lezetshëm. Lista e tij në ëebsite Tony Blair Faith Foundation (“për të promovuar respektin dhe kuptimin mbi religjionet më të mëdha në botë “); Tony Blair Sports Foundation(“për të rritur pjesmarrjen në sport…. veçanërisht për ato që janë të përjashtuar nga shoqëria “); funksionojnë në një “qeveri Afrikane ” dhe “breaking the climate deadlock”; dhe roli i tij si përfaqësues i kuarteteve internacionale, në emër të OKB, BE, SHBA dhe Rusisë, për të gjetur një rrugë paqeje mes Izraelit dhe Palestinës.
Blair nuk paguhet për këto role, e ato marrin një vëmendje shumë të vogël. Ai e argumenton këtë duke thënë se politika për të promovuar punën e tij që i sjell shumë të ardhura është një politikë për ta subvencionuar ato të parat. Madje shton duke pohuar se ai kujdeset më së shumti që të shmangë konfliktin e interesit; fjala vjen, duke mos bërë asnjë biznes në territoret palestineze ose izraelitase, për të shmangur dëmtimin e kredibilitetit atje kemi një përfaqësi të kuartetit.
Problemi qëndron, se kredibiliteti i tij si një shpirt i lirë dhe super diplomat në Lindjen e Mesme është dëmtuar me kohë. Suporti i tij i madh për Izraelin kur ai qe kryeministër, mbështetja e tij për pushtimin e Irakut, marrëveshjet e tij me planet dhe politikat luftarake të George Bush – i gjithë bagazhi i tij historik që e ndjek Blair kudo që të shkojë. “Është shumë e vështirë që ai të shkojë e të punojë për institucione ndërkombëtare liberale” shprehet një ish aleat i tij, “sepse ai është toksik.”
Madje Blair nuk tregon se ka ndryshuar mendim mbi perceptimin për botën që kur ka lënë zyrën qeveritare. Muajin e shkuar, gjatë kërkesës që iu bë Britanisë për të hyrë ushtarakisht në Siri, ai ishte një nga zërat më të fortë. Por Ed Miliband e injoroi atë. Në shumicën e politikave të tij të jashtme e të brendshme, Laburistët po lëvizin urtë e butë lart Balirismit tani. Sulmet populiste të Miliband mbi “grabitqarët” kapitalistë janë të ndryshme nga këmbëngulja e Blair për Një Udhëtim që gjatë krizës financiare u shpreh “se tregu nuk dështoi “. Më tutje në libër ai shton: “Rreziku për Laburistët [pasi u mundën në zgjedhjet e 2010] është se ne … po lëvizim gjithnjë e më shumë … drejt të majtës. Nëse vazhdojmë kështu do të humbasim akoma më thellë herës tjetër.”
Kjo mbetet për t’u parë. Por deri më tani sondazhet e kryera na tregojnë se paralajmërimi i Blair mund të duket qesharak kur të numërohen fletët në 2015. Në të dyja rastet, shumica e Laburistëve kanë ndaluar së dëgjuari njeriun që i dërgoi ato në tre mandante të fituara, e që ka qenë një nga figurat më popullore në historinë politike të Britanisë. “Njerëzit që unë njoh në parti nuk mendojnë për të tanimë,” shprehet McKibbin.
Blair është 60 vjeç. Një nga problemet e tij me shumë mundësi është se e ka lënë zyrën në Doëning Street shumë i ri. Callaghan ishte 67 kur reshti së qënuri kryeministër në 1979. Por liderët politikë Britanik, sikundër bosët në shumë fusha të tjera, janë bërë gjithnjë e më të rinj që nga koha e tij. Njësoj sikundër Blair, David Cameron dhe me shumë mundësi Miliband gjithashtu do të kenë dekada të tëra për të jetuar pasi të ikin nga zyrat e Doëning Street.
Një burim i sigurt tek Laburistët e Rinj thotë: “Dikush që e njeh Tonin shumë mirë i ka thënë një mikut tim këto kohë: ‘Ai është shumë i pakënaqur.’ Ai po bën një jetë të sforcuar dhe vetë pasanikët janë të mërzitshëm. Ajo që i ka ndodhur Tonit ka në brendësi elementet e një tragjedie.”
Por vëzhgues të tjerë të Blair e shohin trajektoren e tij ndryshe. “Nuk mendoj se mendimi i njerëzve për të i ka bërë ndonjëherë përshtypje atij,” shprehet McKibbin. Shtëpia e Blair në sheshin Connaught është ngjitur me atë të Edgëare Road, njërit prej personave kyç të arabëve londinezë, një figurë me peshë, së paku, në zonën e Lindjes së Mesme. Ndërkohë që zyrat e tij luksoze në Londër të sipërmarrjes së tij janë mu pas ambasadës Amerikanë në sheshin Grosvenor, duke i dhënë të drejtë kritikëve që e kanë thumbuar si shërbëtorin e Amerikanëve.
Muajin e shkuar, Blair po hante me familjen dhe disa miq të tij në restorantin e Londrës kur një barist që punonte aty, i inspiruar nga një faqe arrestblair.org, u përpoq që të kryente arrestimin e tij, për “një krim kundër paqes … sepse juve sulmuat Irakun pa pasur ndonjë shkak “. Daily Mail raporton: “Blair u përpoq që ta diskutonte këtë përpara se një nga djemtë e tij shkoi të thërriste sigurinë.”
Në jetën private, ish kryeministri Blair mund të përshtjellohet dhe të mos ndjehet rehat por në publik ai mbetet një perfomues i këndshëm. Por a do t’i mjaftojë kjo?
Marrë nga : http:// theguardian.com/politics/2014/feb/26/tony-blair-neë-labour-hero-political-embarrassment-murdoch