Si të intervistosh?

Ngjarjet e fundit në vend kanë ndodhur me një shpejtësi të atillë sa nuk të lënë as kohën dhe as momentin për të reflektuar siç duhet. Të kapur mes skandalit të DIA-s, problemeve të një mazhorance të mbushur me kriminelë dhe gjithashtu me sikletet e një opozite që vjen nga një “fitore” si ajo e 23 qershorit. Të vjen si e vështirë për të dëgjuar dhe hera herës për të ironizuar intervistën vërtet skandaloze, të një kryeministri që tanimë nuk ka asgjë për të thënë.

Përgjigjet e Ramës, nuk qenë vetëm se një provë e disatë se ai ka ardhur në pushtet jo se e dashuron Shqipërinë, siç pohoi gjysmëzëri në intervistë, por sepse ka dashuruar dhe dashuron pushtetin. Ajo që më tërhoqi aq shumë nga ajo intervistë disa minutëshe ishin dy fakte kryesore:

Së pari, kryeministri jonë nuk është ai talenti orator që lëshon batuta me përshesh në një kuvend ku i duket vetja superior. Përkundrazi, nuk është as ai kryeministri që di të luaj basketboll dhe u shet mend mediave ndërkombëtare me dhomën e tij COD e as me pikturat e tij mbi shkresat zyrtare. Ai në fakt është i dobët si të gjithë, që nga sikleti pohon dhe mohon në të njëjtën kohë për gjëra që në vendin tonë do t’i trajtonte me banalitet e do t’i zhvlerësonte.

Pikërisht këtu vijmë tek pika e dytë e asaj që më bëri përshtypje. E kam fjalën për gazetarin intervistues të z, Rama i cili me një profesionalizëm të admirueshëm (për një intervistues që vjen nga jashtë) i bëri atij pyetje me të vërtetë të rëndësishme dhe me peshë. Pyetje, që për hir të së vërtetës, i janë bërë edhe nga gazetarë të tjerë në vendin tonë. Gazetarë të cilët janë përpjekur të jenë seriozë.

Mirëpo, asnjëherë këto gazetarë në intervistat e tyre nuk kanë arritur që ta sjellin kryeministrin tonë në atë gjendje emocionale, psikologjike dhe oratore të tillë. Natyrshëm lind një pyetje me vend; përse intervistuesit e huaj goditën më fort tek Rama se sa ato të vendit?CE07F1BD10EDA6B45401D04981BDD0F8

Personalisht mendoj që një nga arsyet gjendet pikërisht tek institucioni i gazetarit i cili ndryshon në vendin tonë nga jashtë shtetit. Po të vije re me vëmendje intervistuesin e DW do të shihje një person që krijonte një ambient të ngrohtë për të intervistuarin por nga ana tjetër ishte i paskrupullt në qëndrimin e tij. Pyetjet e tij kishin një tjetër tonalitet, aq sa Rama nuk i bënte dot xhibla, ndryshe shfaqet situata këtu ku Rama është shumë i aftë t’i bëjë të fala kujtdo. Arsyet e kësaj dyftyrësie, pra sipas vendit bëhet dhe kuvendi, vijnë si pasojë e sjelljes që vetë gazetaria pranon të ketë ndaj politikës.Sokol-Balla-Edi-Rama-300x300 (1)

Le të kthemi 10 muaj pas, në dhjetorin e vitit të shkuar, ku Rama ftoi gazetarët në një festë kopje të shëmtuar si ajo e Shtëpisë së Bardhë. Në atë “orgji” në të cilën morën pjesë edhe “të fala Sandrit” por edhe “Topi i Tanit”, “Birra e Irfanit” e kështu me radhë kryeministri u englendis duke tallur dhe shpotitur të gjithë. Mendoj se ajo skenë reflekton qartazi problemin e medias dhe intervistuesve tanë, nuk mendoj që një gazetar që pas emisionit i “tërhiqet”veshi apo një tjetër gazetarë që e shpreh edhe haptazi përkatësinë edhe pëlqimin për një figurë partiake në një editorial javor. Mund të bëjë pyetje të tilla, aq më tepër kur stafi i kryeministrit ka një “influencë” jo të pakët në stafin e gazetarit e mbi të gjitha tek vetë gazetari.

Të gjithë këto, sipas meje, ndikojnë në atë farë teatraliteti që na pengon të shohim fytyrën e vërtetë jo vetëm të Ramës por të thuajse çdo politikani. Për tu vënë re në këtë shënim të shkurtër është edhe mënyra ovacionale e tifozerie që politikanët përpiqen të transmetojnë gjatë fushatës elektorale në studiot televizive. Ndërkohë që logjika të shtyn të mendosh që ajo studio duhet të jetë një morsë e cila do të nxjerrë sa më pak të dëmtuar politikanin apo pushtetarin.

rama gazetaretPikërisht, ky ndryshim në filozofinë dhe perceptimin e interivstës dhe mënyrës se si bëhet ajo është një tregues shumë i rëndësishëm i stadit të demokracisë dhe perceptimit të pushtetit që kemi ne. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur emisionet ku pritet të shihet një intervistë e fortë e një kryeministri janë shndërruar ose në batuta, barsaleta apo edhe pyetje përgjigje nga celulari. Duke humbur kështu thelbin e diskutimit dhe duke u orvatur të krijohet një teatralitet që përpiqet të thithë më shumë shikues.

Intervista e DW nuk është vetëm një ekspoze e atij realiteti të korruptuar e kriminal që Rama pohon dhe mohon brenda sekondit…është edhe një shkollë për të kuptuar se çfarë mund të bëjë gazetaria. Ajo e vërteta kam fjalën!

You may also like...