Më falni një buzëqeshje, ju lutem!

Demokrati

Pas dështimit në zgjedhjet e 23 qershorit të gjithë prisnin apo më saktë shpresonin, që PD-ja e cila mban mbi supe epitetin parti e djathtë megjithëse e shpartalluar të mësonte një leksion nga këto zgjedhje. Ato të djathtë, që janë të përhershmit (të përndjekurit politikë, downloadpronarët që disa të djathtë të tjerë i kanë rrëmbyer tokën e kështu me radhë) shpresuan se mbase ky shpartallim i padëgjuar më parë për këtë parti do ta kthente në botën reale kryetarin e partisë.

Të paktë, mos të them më mirë askushi, nga këto të djathtë nuk ka menduar që në atë parti do zgjidhej kush tjetër përpos Lulzim Bashës. Por, megjithëse ky i fundit u zgjodh falë fletës së votimit me numër serie, ndokushi shpresoi që do të ishte pak më ndryshe. Edhe pse, duke e parë paaftësinë e mrekullueshme me të cilën ai qeverisi bashkinë e Tiranës nuk do shumë mend të kuptosh që nuk mund t’ia thekë në qeverisje partie e aq më shumë opozite. Mirëpo, shpresa vdes e fundit edhe për fat të keq nuk vdiq që me zgjedhjen e tij edhe me sa duket nuk po vdes dhe sot.

Se kishte prej atyre, fjala vjen, të djathtë që mendonin se Basha do të sjellë një frymë të re në parti. Mirëpo ai vërtet solli një fytyrë të re në parti por ajo ishte tanimë një zë i vjetër i rimëshiruar në një fytyrë të re. Të tjerët janë po të njëjtë, ish ministra që bëjnë të fortin në parlament apo ku e di unë se ku por pa prodhuar atë të shkretën politikë. Në fakt, nuk mundet dot ta prodhojnë politikën sepse deri disa muaj më parë kanë qenë në zyrat e rehatshme nga ku dëgjonin me zell deputetin Berisha që na thosh se ishim të dytët pas Gjermanisë.

Ishte dhe dikush, nuk po ua them se kush ama, i cili mendonte se ky kodoshi Basha që gjërat i mori qyl (?) do të ishte pak me më shumë këllqe (nuk po e them atë që mendoni ju tani). Do të bënte një farëlloj opozite më ndryshe se sa ajo që ka bërë deri dje piktori Rama. Mirëpo, nuk po e bën. Ja ka marrë 6 persona që po i instrumentalizon publikisht duke i përdorur hera herës si sebep për të zhvilluar protestat. Mund t’i themi, siç edhe unë bëra, se opozita për atë punë është të bëjë protesta.

Por, kur protesta është e sforcuar, kur zëri jot nuk arrin as të dëgjohet mes një turme me 300 protestues që brohorasin pa të dëgjuar, kur rri nën hijen e liderit të djeshëm, kur kauzat t’i deligjitimojnë për shkakun e anëtarëve, kur pjesa më e madhe e njerëzve që të rrethojnë janë të inkriminuar (po ta fal inkriminim tënd), kur dështimin ti e shfaq si një super arritje. Boh! rezulton që je i dështuar apo jo?!

Mirëpo, kur veza e artë të bie në dorë, sikurse të ka rënë me këtë mazhorancë sërishmi ti bën një sy qorr dhe qëllimisht (sipas të njëjtit person) ti gabon shënjestrën. Këtë javë kishe mundësinë që të ishe lider, të paktën disave t’ua ndryshoje mendjen. T’u tregoje se je realisht një i djathtë dhe jo një biznesmen që përpiqesh të instrumentalizosh gjithçka vetëm për të marrë pushtetin. Por, sërishmi dështove, dështove sepse kur nxore zëdhënësin ai recitoi një vjershë që s’kishte lidhje me realitetin. E të gjithën këtë përse e bëre?

Zërat e këqij thonë që ti apo kryetari i vjetër i partisë ende s’u kanë dalë ethet e pushtetit dhe doni medoemos të rilidhni fijet me Liken. Këto zëra janë periferikë, por sa më shumë i afrohem epiqendrës suaj aq më të fuqishëm bëhen. Prandaj edhe juve nuk ua var më njeri, sepse nuk keni ndër mend të bëni parti, keni ndër mend të bëni korporatë. Por, fatkeqësia juaj është e dyfishtë, njëra fatkeqësi vjen sepse korporata është produkt i LSI-së dhe është unikale në llojin e vetë, ndërkohë që tjetra vjen nga paaftësia e kameleonit të madh për t’u shndërruar në një shpëtimtar për herë të dytë.

Kështu nëse ajo parti dëshiron që të rikthejë realisht 150 mijë protestues në shesh duhet të jetë më e sinqertë me veten. Sinqeriteti përkthehet në përzgjedhjen e çështjeve, përndryshe votuesit e saj do jenë gjithnjë e më shumë gri, kur partia gjithnjë e më shumë po shkon in extremis. Por, unë jam i bindur qё ti do të kesh një përgjigje për këtë shqetësim. Përgjigja jote do të jetë një buzëqeshje! BLOGphoto

 

You may also like...