Dekalogu i Machiavelli-t për rrëzimin e Princit!
Të dashur Princa të Ballkanit,
Ju keni keni lexuar shkrimin tim të mëhershëm, pas kësaj juve angazhuat këshilltarë të huaj për t’u dukur më mirë në sytë e ndërkombëtarëve dhe më pas punësuat disa këshilltarë brendshëm për të na treguar se sa pisët luanit. Gjithsesi, juve kurrë nuk më kontaktuat apo më dhatë mundësinë për t’ju ndihmuar.
Për këtë arsye, kam vendosur që t’i jap disa këshillat atyre që dëshirojnë t’ju zëvendësojnë ju. Siç edhe e kam shprehur më herët, pozicioni juaj është i tillë që ju duhet të kërceni buzë greminës. I uroj suksese atyre që duan t’ju zëvendësojnë ju duke shpresuar fort që ato të mos kenë fatin e të qenurit një princ i rradhës:
- Është e vështirë. Tejet e vështirë më shumë se sa sfiduese përballja me një sundim autoritar klasik. Srdja Popović na jep mundësinë përmes disa këshillave të mira por edhe thumbuese për mënyrën se si të rrëzojmë diktatorët e sotëm, por shumë prej tyre nuk funksionojnë për të rrëzuar princat e Ballkanit.
- T’i zësh ngushtë ato. Rregulli numër “njëmbëdhjetë” për princat e Ballkanit qe “Mos u kap në befasi” (shih këtu) që është një mësim kyç sa i takon atyre që kërkojnë për t’i rrëzuar ato. Pjesa dërrmuëse e mekanizmave për të qëndruar në pushtet bazohet tek mundësia e tyre për t’u njohur nga të gjtihë, nga mundësia për të dyshuar tek to por edhe nga fakti se nuk ka prova të forta përtej anektodave personale. Të dëgjuarit e Princit tuaj dhe ndihmësve të tij për qytetarët të frikësuar, manipulim zgjedhjesh, gjygjësori, media dhe kërcënimin e opozitës është një faktor potencial destabilizimi.
- Në shumicën e rasteve princi Ballkanit është shumë popullor dhe ka mundësinë e supozuar për të mobilizuar “mazhorancën e heshtur”. Princi do të përdorë shpesh populizmin për të mundësuar një mbështetje të madhe dhe ai gjithnjë do të jetë në fushatë të vazhdueshme. Për t’u përballur me të, ju duhet t’i tregoni qytetarëve se ai nuk ka shumicën e “heshtur” (gri) pas vetes. Duke e bazuar opozitarizmin në një grup të vetëm (psh studentët, banorët vendalinj e qytetit) nuk do të jetë e mjaftueshme për të ndërtuar një lëvizje të fortë.
- Rikthimi publikes. Princat ballkanas do të kontrollojnë mediat jo përmes censurës direkte, por përmes një presioni të fshehtë (kontrollimi i mediave përmes këshillimeve dhe presionit të përqendruar, shih). Për t’u përballur me princin, ju duhet të krijoni një sferë publike, edhe në këtë pikë interneti nuk iu hyn në punë, duke qenë se ai nuk arrin tek qytetarët që janë besnikët tuaj të votës.
- Sfidojeni në suportin e jashtë princin e Ballkanit. Fuqia e princit të Ballkanit qëndron në legjitimitetin e jashtëm. Për sa kohë që aktorët e jashtëm si BE, qendrojnë të heshtur dhe nuk kanë një gjuhë të qartë, fuqia e princit që flet për legjitimimin e faktorit ndërkombëtar do ta ndihmojë atë. Në fakt, ai mund ta përdorë këtë për të diskretituar opozitën dhe për t’u prezantuar si garantuesi i vetëm i stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik. Për t’u përballur me princin e Ballkanit, duhet të siguroheni mbështetjen e jashtme, por kujdes se një mbështetje e tillë në masë ë madhe mund t’ju bëjë vulnerabël ndaj akuzave se jeni një agjent i huaj.
- Ofroni një alternativë. Princit i shkon për shtat mesazhi se “të gjithë janë njëlloj”, njësoj të korruptuar, të etur për pushtet. Për sa kohë që qytetarët besojnë këtë pjesë nuk ka ndonjë arsye të madhe për të sjellë diferencën, përse duhet të zgjedhim lider të rinj kur ato do na vjedhin më shumë se këto që kemi dhe që aktualisht na vjedhin.
- Mos prano kushtet e tij për debat. Ai do të përpiqet të bindë publikun se është më patriot se sa ty dhe më reformator dhe europian se sa ty. Mos bjer pre e lojës së tij duke u kthyer në më shumë patriot (pra nacionalist) se sa ai. Ndryshe kornizën e diskutimit në pjesën që mund të fitosh (pra papunësia dhe varfëria).
- Përzgjidh beteja të fitueshme dhe populiste. Siç edhe përshkruan në librin e tij Srdja Popović, është me rëndësi për të zgjedhur beteja (here, and here) që kur të ballafaqohesh me princin mundet t’i fitosh dhe të galvanizosh publikun.
- Fito zgjedhjet. Mënyra më efektive për të mposhtur princin e Ballkanit janë zgjedhjet. Ndonëse regjimi i tyre prentendon se është demokratik, është tejet e vështirë për ta rrëzuar vetëm me protesta popullore. Pa një sfidë elektorale, ato mund të përballojnë lehtësisht protestat dhe mund t’i fitojnë zgjedhjet. Ndërsa princi e ka bërë më të vështirë shanset për ta mposhtur atë, ai ka ende shanse për t’i fituar ato dhe mundësi të vogla manipulimi të tyre.
- Blloko kartën e etnicitetit. Princat e Ballkanit do të kërkojnë përherë të luajnë kartën e etnicitetit, për të antagonizuar dhe polarizuar qëndrimin larg prej problemeve reale. Ju duhet të ballafaqoheni me këtë sfidë të kartës etnike dhe jo të bini në atë kurth. Kjo do të thtoë se duhet ë ndërtoni një koalicion sa më të gjerë etnik që do të mundësojë përfshirjen e sa më shumë qytetarëve që nuk i takojnë të njëjtit grup etnik.
Sfiduese të princave ballkanik, i uroj fat, dhe mos harroni që nuk duhet të përdorni pushtetin që e trashëgoni në avantazhin tuaj, sepse ai është tundues. Nëse do të veproni kështu atëherë do të jeni një tjetër princ ballkani.