Lajmi Fundit: Armando Duka jep dorëheqjen
Ruritania News Agency lajmëron se z. Duka ka dhënë dorëheqjen nga FSHF
Në një takim të mbajtur në orët e para të mëngjesit pranë zyrave të FSHF, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit z. Armando Duka ka deklaruar dorëheqjen e tij nga posti i drejtuesit të federatës. Sipas burimeve konfidenciale, z. Duka e ka diskutuar përpara disa javësh me stafin e ngushtë këtë dorëheqjen. Këto burime na bëjnë me dije se z. Duka ka ndjekur me shqetësim mënyrën se si FBI ka ndërhyrë në jë vend si Zvicra dhe ka arrestuar anëtarë të FIFA-s, ndonëse ai u lëkund nga ky vendim kur pa rizgjedhjen e Blatter në krye të institucionit më të madh futbollistik në botë.
Mirëpo, gëzimi nuk zgjati shumë. Ditën e djeshme Joseph Blatter u largua nga pozicioni i presidentit të FIFA-s dhe kjo e ka shtyrë Presidentin Armando Duka që të largohet nga FSHF.
Megjithëse mediat nuk para flasin, z. Duka është akuzuar jo pak herë nga sportëdashësit dhe jo vetëm si një prej mafiozëve të futbollit në vend. Akuza të cilat Duka i ka hedhu poshtë me neveri, por Ruritania News, ka zbuluar se gjatë mbledhjes së sotme shqetësimi kryesor i z. Duka ka qenë se mos fatin e të arrestuarve nga FBI e ndjek dhe ai.
Megjithëse, zj. Nikolla e ka garantuar z. Duka se nuk do të ketë asnjë arrestim nga FBI brenda kufinjve të Shqipërisë, ai nuk i ka zënë besë fjalëve të saj duke dhënë dorëheqjen në orët e para të mëngjesit. I kontaktuar nga Agjensia jonë, z. Duka refuzoi të përgjigje duke deklaruar se në orët në vijim do të lëshojë një deklaratë për shtyp!