Peshk Rezervati
Lloji i peshkut që rritet në rezervat, të cilin, zengjinët e rinj si Vangjush Dako e konsiderojnë peshk kot që nuk hahet. Sipas Dakos, Lulzim Basha është një Peshk Rezervati që nuk mund të hahet.
Figura letrare alla Dako bie ndesh me këshillën e shumë guzhinjerëve, të cilët mendojnë se koca e rezervatit është më e dhjamur dhe shumë më e shijshme në zgarë se sa koca e detit. Ajo bie gjithashtu ndesh me faktin se 98% e salmonit të konsumuar në botë vjen nga fermat e salmonit dhe pavarësisht kësaj, konsiderohet si peshk i shkëlqyer. Akoma më tutje, batuta prej zengjini të ri fyen Organizatën e Kombeve të Bashkuara që beson se kultivimi i peshkut është sektori që po ndihmon botën të luftojë urinë dhe kequshqyerjen duke siguruar proteina të mira me kosto të ulët. Lexo më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar