Biri i Kurvës
– Një personazh enigmatik që nuk ekziston dhe rrjedhimisht nuk mund t’i kërkojë Ramës paratë e të tjerëve në xhep, nuk mund të ndalë Saimir Tahirin nga kërkimi i drejtësisë dhe nuk flet më shumë në telefon se sa Vangjush Dako.
Rama përdori fjalët “S’ka bir kurve që kërkon lekët e veta në xhepin tim” në vitin 2007 në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe përballej me akuzat e drejtpërdrejta të ndërtuesit Dine Fratari, i cili deklaroi publikisht se Rama kërkonte 200 mijë euro për të dhënë leje ndërtimi për pallate në Tiranë.
Në vitin 2017, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, deklaroi se nuk kishte bir kurve që ta ndalonte të kërkonte drejtësi për veten.
Ndërsa në tetor 2018, Vangjush Dako, i përgjuar duke folur me një grupim të dyshuar trafikantësh të njohur nga Shijaku, deklaroi se nuk kishte bir kurve që fliste më shumë se ai në telefon me elektoratin.
Disa besojnë se Tahiri dhe Dako kanë përdorur fjalën Bir Kurve si një lloj mesazhi kërcënues për përdoruesin e parë të këtij termi në politikën shqiptare, Edi Ramën, kur janë ndjerë se rrezikojnë të përfundojnë në burg për hatër të partisë. Lexo më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar