Populli jep doreheqjen e parrevokueshme

Letër drejtuar hirësisë së Tij, Shkëlqesisë së tij Edi Rama

Qytetaret e Republikës së Shqipërisë, pasi ndjehen fajtor që përgjatë këtyre viteve nuk kanë arritur të zgjedhin njeriun e duhur në krye të punëve të kombit. Japin dorëheqjen e parevokueshme, kjo si një detyrë morale dhe njerëzore për një punë të cilën ato mundet ta bënin më mirë.wethepeople

Shqipëria sot është në krizë ekonomike, financiare dhe rendit për shkak të paaftësisë sonë si popull për të menaxhuar situatën. Ndjehemi të zhgënjyer nga gjithë këto dështime që I kemi kurdisur vetë dhe theksojmë që ne si popull kemi përgjegjësinë e plotë për këtë që po ndodh.

Këmbëngulim në kërkesën tonë për t’u dorëhequr si popull sepse e kuptojmë që po bëhemi barrë për atë që juve ëndërruat kur na morët 1 milion vota, ndjehemi si barrë që sa herë vijnë zgjedhjet na jepni lek për të votuar për ju. Prandaj, ju kërkojmë ndjesë dhe ju kërkojmë të pranoni dorëheqjen tonë të parevokueshme.

Sot, është dita në të cilën ne populli, dëshmojmë karakterin me të cilin kemi brumosur institucionin e popullit gjithë këto vite. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin e çmuar, shpresoj në mirëkuptimin tuaj.

Me respekt

Populli

You may also like...