Rritja e pagës minimale është e mirë

minwageThe Economist

Që kur mbërrita në Uashington për të shkruar mbi politikën, e kam kaluar shumicën e kohës time në përpjekje për t’i shpjeguar njerëzve se pse gjërat nuk po ndodhin dhe se pse janë kështu siç janë sot. Java e fundit nuk ka qenë ndryshe. Shumë gjëra nuk kanë ndodhur: nuk ka ecur reforma e emigrimit, asgjë nuk është bërë për të përmirësuar ecurinë afagjatë të buxhetit të vendit dhe as për të mirëmbajtur rrugët e përkeqësuara dhe shkollat që kanë ecuri të keqe.

Mes gjërave që nuk ndodhën qe vota e Senatit për rritjen e pagës minimale federale, e cila aktualisht është 7.25 dollarë në botë. Demokratët nuk qenë në gjendje të mblidhnin votat për të krijuar maxhorancë në senat, një zhgënjim që zbutet nga fakti se ata mund të përdorin kundërshtimin e republikanëve për këtë masë në fushatën e ardhëshme elektorale.

Rritja e pagës minimale është shumë popullore. Një sondazh i kryer muajin e kaluar zbuloi se 70 për qind e amerikanëve janë në favor të rritjes në 10.1 dollarë, siç kanë propozuar demokratët; një sondazh tjeër zbuloi se maxhorenët amerikanë e mbështesin idenë, 30 për qind janë indiferentë dhe vetëm 20 për qind e kundërshtojnë. Kjo e bën propozimin për rritje si një shpullë e mundshme për t’u përdorur në fushatë, megjithëse unë dyshoj se çështja është më e komplikuar se kaq. Mbështetja për një pagë minimale më të lartë në disa raste përmblidhet në argumente që tingëllojnë si armiqësore ndaj biznesit, argumente që rrallë luajnë një rol në sytë e votuesve. Disa argumentojnë se demokratët mund të ruajnë kontrollin e Senatit në rast se arrijnë të nxjerrin në votim njerëzit që zakonisht nuk votojnë. Por unë nuk mund të shoh se si një strategji e tillë mund të funksionojë në Luiziana apo Arkansas, ku Mit Romnej (Mitt Romney) fitoi bindshëm më 2012.

Nëse politika e pagës minimale është më pak e qartë, ekonomiksi i saj është shumë i qartë. Në teori, pagat minimale vrasin vendet e punës: The Economist kundërshtoi vendosjen e pagës minimale në Britani më 1999 me këtë argument. Në praktikë, rezultati nuk është kaq i qartë. Askush nga ata që kanë studiuar efektet e pagës minimale në Britani nuk mendon se ajo ka rritur papunësinë. Pjesërisht si pasojë e këtij eksperimenti në atdhe, The Economist ka ndryshuar mendim. Një koleg që vrojtoi evidencat e fundit të punësimit zbuloi se edhe disa nga kundërshtarët më agresivë të pagës minimale kanë zbutur qëndrimin e tyre ndaj saj dhe se tashmë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) pranojnë se pagat minimale bëjnë pak dëme dhe disa gjëra të mira. Një arsye se pse është kaq e vështirë të përgjithësohet, është se një rritje e madhe në pagën minimale, siç e propozojnë Demoikratët, do të jetë më e vështirë për t’u përballuar nga bizneset se sa rritjet e buta dhe të rregullta.

Paga minimale në Britani funksionon në këtë mënyrë: ajo vendoset nga një panel teknokratësh të quajtur “Komisioni i Pagave të Ulëta” që nuk ka nevojë të marrë miratimin në parlament për rritjen. Ky është një mekanizëm që ne rekomandojmë për vendet e tjera.

Kjo na sjell ne sërish në politikë. Partia Konservatore Britanike ka patur telashet e veta në bindjen e votuesve se po mendon me të vërtetë për vuajtjet e të varfërve: udhëheqësi i saj i mëparshëm portretizohej vazhdimisht në karikatura si vampir. Megjithatë ministri aktual i financave Xhorxh Osborn (George Osborne), së fundmi sugjeroi se paga minimale në Britani duhet të rritet.

Disa republikanë, si Tim Polenti (Paëlenty), të cilët nuk përballen më me votime brenda partisë, kanë thënë se Senati i SHBA-së duhet të bëjë të njëjtën gjë. Ata kanë të drejtë. Është e vështirë të mendosh për ndonjë politikë tjetër e cila mundet në mënyrë kaq efektive të minojë demokratët se sa trajtimi i asaj që është problemi brenda partisë. Por, si disa gjëra të tjera, kjjo nuk pritet të ndodhë.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.