Thomas Piketty për Euro Zonën: ‘Ne, kemi krijuar një Mostër’

Në një intervistë me SPIEGEL, ekonomisti i mirënjohur Francez, Thomas Pikkety, flet mbi fitoren e Alexis Tsipras’ në Greqi, paaftësine e Evropës për të rregulluar problemet financiare dhe se liderët e BE-së mund të mësojnë nga SHBA.

Intervistë nga Julia Amalia Heyer dhe Christoph Pauly

SPIEGEL: Juve, publikisht shprehët kënaqësinë për fitoren e Alexis Tsipras në Greqi. Çfarë mendoni për shanset që Bashkimi Evropian dheAthina do të bien dakord me mënyrën se si duhet zgjidhur kriza?

Piketty: Mënyra se si Evropa është sjellur gjatë kësaj krize nuk është thjesht katastrofike. Pesë vjet më parë, SHBA dhe Evropa kishin pak a shumë të njëjtën përqindje papunësie dhe niveli të borxhit public. Por tani, pesë vjet më vonë, kemi një histori totalisht të ndryshme; Papunësia është më e lartë në Evroë, ndërsa ka rënë në SHBA. Output jonë ekonomik mbetet në niveli të ulëta se sa viti 2007. Ai ka rënë me 10% në Spanjë dhe ITali, dhe me 25% në Greqi.

SPIEGEL: Qeveria e re majtiste në Athinë nuk e ka nisur me këmbën e mbarë. A mendoni se vërtetë Kryeministri Tsipras  mund ta rigjallërojë ekonominë e Greqisë?

Piketty: Greqia e vetme, nuk do të mund të bëjë asgjë. Rigjallërimi duhet të vijë nga Franca, Gjermania dhe Brukseli. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka pranuar që para tre vitesh se politikat e austeritetit kanë shkuar shumë larg. Fakti se vendet e prekura nga kriza janë detyruar që të ulin deficitin e tyre në një kohë shumë të shkurtër ka patur një impakt të tmerrshëm në rritjen ekonomike. Ne, evropianët, kaq keq të organizuar sa ç’jemi, kemi përdorur instrumentet tona politike të pa penetrueshme për të kthyer një krizë financiare, që nisi në SHBA, në një krizë borxhi. Kjo e gjitha është kthyer tragjikisht në një krizë e besueshmërisë në Evropë.Thomas Piketty

SPIEGEL: Qeveritë evropiane janë përpjekur për ta parandaluar krizën përmes reformave të ndryshme. Çfarë nënkuptoni kur flisni për instrumente politike të pa penetrueshme?

Piketty: Ne vërtet kemi një monedhë të përbashkët për 19 vende, por secili nga këto vende ka një system taksimi të ndryshëm dhe një politikë fiskale që kurrë nuk është harmoniuar në Evropë. Nuk mund të funksionojë. Duke krijuar euro zonën, ne kemi krijuar një monstër. Për parë kishim një monedhë të përbashkët, shtetet mundet vetëm të zhvlerësonin monedhat e tyre për të qenë më kompetitiv. Si një anëtar I euro zonës, Greqia e ka të ndaluar për të përdorur këtë koncept efektiv dhe të rëndësishëm.

SPIEGEL: Tani, më duket se po dëgjoj Alexis Tsipras, i cili argumenton se meqë faji është i të tjerëve, Greqia nuk ka përse paguan borxhin e saj.

Piketty: Unë nuk jam as anëtar i Syrizës dhe madje nuk e mbështes këtë parti. Unë thjesht po përpiqem që të analizojë situatën në të cilën ndodhemi. Qartazi, vërejmë se vendet nuk mund të ulin deficitin e tyre derisa ekonomia të rritet. Thjesht, kjo është e pamundur të ndodhë. Nuk duhet të harrojmë se as Gjermani dhe as Franca, të cilat kanë pasur një borxh të madhë në vitin 1945, nuk arritën që ta shlyejnë atë borxh tërësisht. Tanimë, këto dy vende po I thonë Evropës Juglindore se duhet të ripaguajnë borxhet e tyre. Kemi të bëjmë me një amnezi historike! Por me pasoja të tmerrshme.

SPIEGEL: Pra të tjerët duhet të paguajnë për dekadat e shumta të keqmanaxhimit nga qeveria athinase?

Piketty: Është koha për të menduar për gjeneratat e reja në Evropë. Për shumë prej tyre, është shumë e vështirë për të gjetur një punë. A duhet t’i themi “Na falni, por prindërit dhe gjyshërit e tu janë arsyeja se përse ti nuk mund të gjesh një punë?” A mos duam një model të tillë Evrope të një ndëshkimi gjeneratash në mënyrë kolektive? A është ky egotizëm I motivuar nga nacionalizmi që më shqetëson më së shumti se gjithçka sot e kësaj dite.

SPIEGEL: Duket sikur nuk jeni ndonjë admirues i Paktit të Stabilitetit, marrëveshjes të implementuar nga forcat e euro-zonës për të përmisuar disiplinën fiskale.

Piketty: Pakti është një katastrofë e vërtetë. Përcaktimi i disa rregullave fikse të borxhit për të ardhmen nuk mund të funksionojë. Nuk mund të zgjidhet problem i borxhit me disa rregulla automatike që zbatohet përherë në të njëjtën mënyrë, pa pas parasysh kondidat e ndryshme ekonomike.

SPIEGEL: Njerëzit në Gjermani, janë shumë kritik me faktin se vendet nuk janë dakord me paktin. Franca, fjala vjen, duket shumë skeptike ndaj këtyre rregullave.

Piketty: Të gjithë janë të pakënaqur, sepse I gjithë sistemi i negociatave mes qeverisë dhe burokracisë së Brukselit nuk funksionon. Vendet si Gjermania, ankohen sepse ne nuk po i zbatojmë rregullat e borxhit. Por francezët janë të lodhur nga kërkesat që imponohen nga Brukseli. Ne, evropianët jemi në një situatë të rrezikshme dhe kemi reforma strukturore të vogla, me të cilat shpresojmë të garantojmë një rritje të vogël që nuk do të ndryshojnë asgjë.

Fundi i pjesës së parë

You may also like...